Vetullat: Si duhet bërë zbukurimi i tyre?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vetullat: Si duhet bërë zbukurimi i tyre?

Shumë femra nuk u kushtojnë vëmendje vetullave të tyre ose me keq akoma i rrjepin ato. Kur bëhet zbukurimi i syrit, vetullat i japin atij një pamje më shprehëse. Ato i japin një dukje të balancuar fytyrës tuaj. Kështu që, është tepër e rëndësishme përpjekja për t’i bërë ato të duken mirë.Vetullat natyrale
Për një kujdes perfekt dhe të shpejtë duhet te krehim me krehrin e posaçëm në mënyrë që të largojmë pudrën ose kremin e pudrës. Krehja bëhet me drejtim nga ana e jashtme lart. Kjo ndihmon gjithashtu që syri të duket më i madh. Një lyerje e shpejtë me xhel pa ngjyrë do t’u sigurojë atyre një formë të qëndrueshme.
Një mënyrë tjetër është edhe përdorimi i llakut. Pas hedhjes së llakut i jepni vetullës formën e dëshiruar me dorë ose me krehër të posaçëm. Kjo metodë do të përdoret sidomos për vetullat me formë të çrregullt.

Ngjyrosja e vetullave

1. Për të theksuar ngjyrën vetullave përdorim pudrën ose lapsin. Përdorimi i pudrës bëhet duke e lyer vetullën me furçën e duhur, duke u kujdesur që të mos ndotim lëkurën rreth e qark vetullës. Kjo jep një efekt natyral dhe kërkon pak mundim. Mjaft që ngjyra e pudrës të jetë e afërt me të vetullave.

2. Po kështu mund të përdorim një laps të mprehur mirë duke vijëzuar lehtë mbi vetull, duke u kujdesur që të mos e shtrëngojmë shumë lapsin dhe të përpiqemi të japim një fund natyral në mënyrë që vija e shkruar të mos dallojë shumë nga vetulla. Mund të përdorni lapsa në ngjyrat e vetullave, jo të zinj.

3. Pas kësaj duke përdorur një pambuk siç tregohet në figurë e zbusim vijën e bërë me laps dhe e shtrijmë atë natyrshëm. Këtë duhet ta bëjmë njëkohësisht me kujdes në mënyrë që të mos e fshijmë vizën. Kjo bën që t'i jepet një ngjyrë e njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen e ngjyrosur.Telegrafi
 
Last edited by a moderator:
eh per vetlla kujdesna po, i kom marak vetllat e njerzve...n'fillim mami ja ka jep formen tash kujdesem vet per to dhe nuk m'peshon hiq, m'plq..nuk i ngjyrosi amo se boll t'ngjyrosta i kom edhe pse tash ngjyra varet (sikur edhe per flok), kur jon t'lagta kejt zi jon pernryshe zakonisht i kom si ngjyr kafe, kur i bjen drita bohen pak si t'kuqe..ato femna qe hekin gati kejt vetllat dhe lojn veq ni vij aty beh kuku none sa keq, nuk m'plq...
 
Thnx per temen.. :)
Vec kujdes me llakun do shtoja une..;)
 
Vetullat: Si duhet bërë zbukurimi i tyre?


Një mënyrë tjetër është edhe përdorimi i llakut. Pas hedhjes së llakut i jepni vetullës formën e dëshiruar me dorë ose me krehër të posaçëm.


Ti e ke vene kete..:D
 
sa me natyrale...rruges sheh ca gjera o Zot

nuk me plq vetullat e holla shum...i humbin atè bukurin dhe syrit,vetulla sipas mendimit tim e ben syrin akoma me "sensual" dhe i jep me "thellsi" shikimit

P.S une i kam te mesme(nga natyra kam hekur vetem 1cik ) :D
 
e cfare modeli preferoni?? nje vije te holle apo sa me naturale?

Preferoj me afer natyrales...Ato qe i bejne" nje vije te holle" nuk me pelqejne fare,i japin syrit dhe fytyres pamje me te eger..:)
 
ashu eshte baby angel
dhe une jam per sa me natyrale
sepse shkon me fizionomine qe kemi
 
e pra...si harrova fjalen time e cukullatosin thuhet suri...asgje ske mesuar....


e di qe dhe kto qe bejne operacione estetike per te ndryshuar hunden ose buzet duken qe nuk pershtaten me fizionomine...
sic dhe floket...:) psh kush i ka kacurela nqs di ti regulloj i hecin shume...
mua psh sme hecin floket e drejta....
pra cdo gje duhet te ket tendencat sa me natyrale
 
ashtu eshte..une flokzat i kam te shendosha dhe kam shumm..doja te thoja qe kur i bej te drejta vertet jan te bukura..por shumica e njerzve me thojn qe me shkojn ashtu si i kam paks kacurrel...

Dikush tjeter me i madh se ne ka ditur se cfar na shkone cfar jo :D
 
aaa tju pyes prap...per ato qe lyhejne floket....lyheni dhe vetullat?
 
Keto temat mua me bejne te ndihem keq.Nuk bej gjithe kete perkujdesje per vetullen.E heq kur eshte per t'u hequr por s'perdor laps per te.
Vetullat e bera tatuazh nuk me pelqejne fare,sikur nuk me pelqen fare as mania qe kane disa femra(ne Shqiperi nje pjese shume e madhe) e te berit vetullat sa nje fije peri.Me duket shume gje vullgare.
 
Nuk eshte e thene qe ti besh me laps aq kohe sa e ke fijen e flokut te zeze!
 
Nuk eshte e thene qe ti besh me laps aq kohe sa e ke fijen e flokut te zeze!

Tema eshte e bukur ,vajza e femra mbajeni veten ,kujdesuni per te gjith trupin qe te jeni sa me te bukura e naturale ...
Sa per vetullat asnjehere nuk lyhen me bojra te flokut ,gjithmon si e ka shpjeguar ktu siper,sa me shume natyrale ,jo e holle e jo shume e trashe ,e asnjehere nje laps i zi ..
per biondet nje laps ngjyre kafe e hapur,e per brunet nje kafe pak me e erret ,e mos meshoni shume mbi vetull,duhet te vini re gjithmon edhe ngjyren e lekures te fityres ...
 
Vetem ketu ne forum mos i hjekni, se si keni filluar te pastroni leshrat nga cdo pjese :eek:hh::eek:hh:do na beni forumin kime - kime ( apo si po i thuan disa me gjuhe te asfaltuar qime-qime):gjujpeshk::gjujpeshk:
 
mmmmm vetullat i kam origjinale, jo te lyera. nuk perdor lapsa per ti ngjyrosur pasi e kam te zi, dhe nuk ia vlen te perdor. pastaj skam as shum kohe qe te merrm me vetullat, sepse cdo dite vetem vrapoj per te kapur autobuzat dhe per te kapur oraret.
i heq nje here ne kaq kohe, kur e shikoj qe jam bere per te mos u pare me sy.
vetullat tatto sme pelqejn fare fare fare, sepse njeriu ka nevoj per te bere nje ndyshim. ka raste qe i le dhe vet per ti trashur, dhe i jap nje model tjeter, ka raste qe i ha me shum dhe e bej me te holle bishtin e vetulles.
me teper jam ne origjinalitet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top