Vendlindja ime

Meloo

sweet and sour.
Si fillim uroj qe te gjithe mire!

Nisur nga nje pyetje qe bera ne njeren nga temat ne forum, ne lidhje me kthmin ne vendlindje pas pensionit.
Do doja shume te diskutonim ne lidhje me kete tematike.

Pasi une me shume diskutime qe kam bere qoft me miq apo dhe familjar.
kam ven re se shume emigrant shprehnin deshiren per t'u kthyer ne vendin e tyre, edhe pse jetonin ne Kanada, SHBA, Angli, apo Gjermani.
Por ka nga ato qe nuk duan te kthen ne vendlidnjen e tyre.

Cilat mendoni ju qe jane arsyet e deshires per t'u kthyer apo qendrimit ne nje shtet tjeter pergjithmone?


Deshira per t'u kthyer;

-Kujtimet e vendlindjes; Duke qene se eshte vendi i femijerise, kemi shume kujtime.Ne vendin ku jemi rritur cdo rrugic, rruge apo edhe ndertese sado e vjeter qe eshte kur e shohim na kthen femijerine bashke me kujtimet tona.
Eshte vendi ku kur te jemi ne moshen e trete do donim te shkonim aty ku prindirt tan na kan rritur, na kan edukuar edhe duket sikur i ndjen aq pran prinderit sikur te rikthet gjithcka para syve tuaj.

Aty hodhem hapat e pare, kena miqesit e para, takuam dashurit tona te para dhe perjetuam zhgnjimet e para tona. Të gjitha këto përvoja na kanë formësuar dhe na Perveç kesaj, vendlindja na jep stabilitet emocional dhe psikologjik, na jep ndjenjen e perkatësise dhe na sjell komoditetin dhe sigurine që na nevojitet. Ai gjithashtu na ndihmon të mbajmë rrënjet tona dhe te mos harrojme se nga kemi ardhur, pavarsisht sa larg na ka cuar jeta.

Qendrimi ne nje shtet tjeter;
Kushtet me te mira, pagesa me e mire, shendetesia me e mire. Duket sikur na rremben deshira e jeteses ne shtetet europiane dhe harrohemi andej, duke mos kthyer koken pas...


Do doja shume ta diskutonim ne lidhje me kete fenomen qe eshte shumeee i prekshem ne ditet e sotme..
Citova disa nga pikat me kryesore sipas meje, por nese keni dicka patjeter mund te shtoni.


Ju lutem nese nuk keni nje mendim mos beni chit chat, pasi cdo diskutim qe nuk kan te bejne me temen do u bej report une te gjithave.



Sado mire te jemi ne nje shtet tjeter mendoj se venlindja eshte vendi ku shpirti gjen paqe dhe qetesi.

Diskutim te mbare!.



Faleminderit!
 
Vendlindja nuk eshte toka/dheu, per ate nuk kthehet askush.
Vendlindjen e bejne familjaret, miqte, shoket, kujtimet.
Gjithmone e me shume kta po na pakesohen ne vendlindje, gjithmone e me shume njerezit po largohen.
E nese vjen ketu dhe nuk gjen me askend, ske arsye te kthehesh.
Pastaj kush i ka te gjithe femijet andej, e me vone niperit dhe mbesat, ska cben qe te kthehet ketu.
 
Pa e vënë në diskutim dy herë. Kthimi në al është i sigurtë po aq sa vdekja.
Ndoshta do e bëj edhe para kohe ...!
Nuk do më tres dheu i huaj, vetëm ai 🇦🇱
 
Pa e vënë në diskutim dy herë. Kthimi në al është i sigurtë po aq sa vdekja.
Ndoshta do e bëj edhe para kohe ...!
Nuk do më tres dheu i huaj, vetëm ai 🇦🇱
Edhe une njejte si ty mendoj.Planet e mija jane jasht Shqiperise.
Kthimi i sigurte ne Shqiperi.Dua te jem aty ku jam rritur e kaluar femijerine.

Jane disa vende ne Shkoder qe kur isha e vogel shkoja gjithmoneeeeeee me mamin dhe motrat.
Me besoo me duket sikur jam rikthyer edhe njehere ne ate kohe, i kam aq te freskta kujtimet.
Prandaj sa here dua te rikthem asaj kohe kaloj nga ajo rruge.
eshte nje ndjesi e pa pershkrushme.:love::love::love:
 
Unë nuk kam jetuar ndonjëherë jashtë,por si vendi yt nuk ka 🤗🤗
Më mirë të punosh një punë të mirë në vendlindjen tënde,e me rrogë të ulët sesa të jesh skllav i europës.
 
Ka mundesi boll me keto raportime?
Kur te kemi kohe do heqim chit chatet. Nuk ka nevoje te na i raportoni ore e sekond.

Nese ka ndonje ofendim apo sharje, na kontaktoni.
Flm!
 
Cilat mendoni ju qe jane arsyet e deshires per t'u kthyer apo qendrimit ne nje shtet tjeter pergjithmone?

Me aq sa e kuptova pyetjen, këtu bëhet fjalë për ata që jetojnë kohë të gjatë jashtë vendit. Në këto rrethana rikthimi në vendlindje bëhet i vështirë, sepse, le të themi që unë dal jashtë vendit në këtë moshë që jam: Unë do të përmallem për vendin tim padyshim, por pas 30-40 vite atje, çuni e goca do të jenë në moshën time që jam sot, ata do të krijojnë një jetë atje. Ata s'do të mund të shkëputen lehtë nga ambientet ku janë rrit. Pastaj, unë si një plak i moshuar do të kem të vështirë të kthehem për të jetuar këtu, larg fëmijëve të mi. Dhe kështu, duke kaluar nga një gjeneratë në tjetrën përfundon procesi i integrimit të plotë në një shoqëri të huaj dhe njëkohësisht mbyllet asimilimi i identitetit origjinal.
 
Vendlindja eshte dicka delikate tek te gjithe ne, ndaj besoj brezi jone e ndjen ndryshe me femijet qe lindin sot ne Gjermani, e pas dy vitesh ikin Usa, pas 15 ikin Argjentine a ku di une.
Vendlindja nuk eshte me sic e ndjejme ne, e besoj se me globalizimin do ndjehet dhe me pak malli e dashuria i atij vendi.
Per mua personalisht eshte vendi me i shenjte ne bote, dua e adhuroj cdo gure e cdo shkurre te atij vendi, por femijet e mi sdo ndjejne kurre nje emocion e dashuri per vendlindjen, sic e ndjej une ♥️🇦🇱
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top