Vendet më të paedukuara në botë?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Faqja e internetit Skyscanner.net, e profilizuar në çështjet që kanë të bëjnë me udhëtimet, ka bërë një sondazh për të mësuar nga vizitorët e vet se cili është vendi më i paedukuar që ata kanë vizituar.
Kjo faqe vepron në mbi 25 gjuhë të ndryshme, me më tepër se 25 milionë vizita dhe mbi 11 milionë vizitorë unikë në muaj.

Në sondazh kanë shprehur mendimin e tyre 1.200 votues, 60 për qind e të cilëve ishin anglezë dhe irlandezë. Sipas sondazhit, më të paedukuarit janë francezët, të ndjekur nga rusët, anglezët, gjermanët e kinezët. Dhjetëshja e parë vijon me amerikanët, spanjollët, italianët e polakët, turqit dhe zviceranët e indianët, ndërsa Brazili dhe Karaibet rezultojnë si vendet më të edukuara.

Gazeta Start sjell renditjen e vendeve më të paedukuara në botë, sipas këtij sondazhi:

1. Franca 19.29 %
2. Rusia 16.56 %
3. Britania e Madhe 10.43 %
4. Gjermania 9.93 %
5. Kina 4.3 %
6. SHBA-ja 3.39 %
7. Spanja 3.15 %
8. Italia e Polonia 2.24 %
9. Turqia 2.15 %
10. Zvicra e India 1.9 %
11. Greqia 1.74 %
12. Kroacia 1.57 %
13. Austria 1.41 %
14. Egjipti, Qipro e Koreja e Jugut 1.24 %
15. Norvegjia 0.99 %
16. Australia 0.91 %
17. Irlanda, Suedia e Holanda 0.83 %
18. Japonia 0.66 %
19. Danimarka 0.5 %
20. Zelanda e Re, Kanadaja e Indonezia 0.41 %
21. Portugalia 0.33 %
22. Tajlanda 0.25 %
23. Filipinet 0.17 %
24. Brazili e Karaibet 0.08 % laj....
 
Titulli: Vendet më të paedukuara në botë?

ahahahah ca teme!!!
po shqiperia?
apo ne sna ben pershtypje te jemi te paedukuar...perkundrazi na ben pershtypje te jemi te edukuar :D
 
Pe: Vendet më të paedukuara në botë?

Per cfar lloj edukate behet fjale? Te paedukate ne kuptimin pa kulture apo me perqindjen me te ulet te njerezve qe vazhdojne arsimin e larte?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top