Vëllazëria me Turqinë

alfonci

Veri investigatio
Me çdo shkrim që shkruaj paraprakisht e di se dikush mund të mos pajtohet me mënyrën se si mendoj, si gjykoj, si i shoh apo shqyrtoj dukuritë dhe shfaqjet në shoqëri. Për këtë qëndrim herë pas herë më dërgohen email dhe me kërcënohen. Më shajnë dhe me dërgojnë propagandë fetare, duke sharë një fe dhe duke ngritur tjetrën! Sa herë që më shajnë dhe kërcënohen, unë kuptoj se qëndrimi im është i drejte. Këtë ma bëjnë të qartë disa shkrues me mënyrën se si artikulohen.

Ofendimet nuk vijnë nga opionist apo intelektual të mëdhenj shqiptarë( unë mendoj si ata apo ata pajtohen me vështrimet e mia); sharjet dhe kërcënime vijnë nga njerëz, që nuk i njoh as për nga veprimtaria kombëtare, as për veprimtari intelektuale.

Unë mendoj ndryshe nga këta të fundit.

Ky jam unë, i mirë apo i keq, dhe lexoj me kënaqësi mendimin, qe është ndryshe nga i imi. Dua vazhdimisht të mësojë dhe t´i korrigjoj mendimet dhe nëse më janë shndërruar në ide fikse pa dijen time, pranoj faktet e reja, vetëm faktet dhe ndryshoj gabimet eventuale. Mjafton t´i përmbahen rregullave të mirësjelljes dhe të polemizohet.

Sa i përket Turqisë, nuk mendoj se populli turk është i egër, por mendoj se është ndryshe nga ne dhe në aspektin e qytetarisë jemi disa dekada para tyre, kurse Qeveria e sotme turke, në kohën e fundit po përpiqet vetëm në bazë të një njësojshmërie, t´i fshijë 99 dallime tjera. Dallimet na bëjnë neve komb me identitet. Nëse jemi shqiptarë nuk jemi vëllezër me ta. Nëse jemi vëllezër, nuk jemi shqiptarë, por turq.

Vëllazëria ekziston vetëm në bazë të gjakut, por jo në bazë të bindjeve: ideologjike, partiake, të profesionit apo të adhurimit të një klubi sportiv. Historia dhe e tashmja dëshmon se feja mund të ndryshohet apo braktiset, por me vëllanë nuk mund të procedohet kështu. Kur një i madh të konsideron vëlla, duhet te bëhesh si ai. Si vëllai i madh! Gjermania nuk e konsideron vëlla popullin austriak! Edhe pse ka më shumë arsye se sa Turqia me ne!

Shqiptaret e djeshëm e kane luftuar pikërisht këtë dhe rezultoi me krijimin e një shteti të vogël shqiptar.

Unë nuk dua te bëhem vëlla i turqve, nuk dua ta gënjej veten me vëllazëri imagjinare, mirëpo nuk mund t´ia ndaloj askujt te transformohet në vëlla, por kam të drejte në këtë rend të sotëm ta them mendimin tim: se disa vëllezër të mi po dezertojnë kombëtarisht!

Unë nuk do të bëhem vëlla as me pushtuesin e djeshëm serb, as me të pardjeshmin turk, respektivisht me asnjë pushtues tonin. Mirëpo refuzimi i vëllazërisë, nuk nënkupton kundërshtimin e bashkëpunimit, ku kemi dobi të dy popujt! Politikisht për popujt është vetëvrasëse nëse jetojnë me bindje të djeshme dhe përjashtojnë rrethanat e reja dhe interesat e reja, të sotshme! Duke u bazuar në interesin reciprok.

Kritika ime kundër qëndrimit të Qeverise se sotme turke është preventive. Nëse, unë, sot hesht kur simpatizohet pushtuesi i para 100 viteve, nuk mund të kritikoj edhe një shqiptar, që përkrah Qeverinë e djeshme apo të sotshme serbe. Ne pyetje është parimësia dhe integriteti vetjak.
(2) Ekziston rreziku i madh që bashkëpunëtoret shqiptarë të Millosheviçit të ngritën në piedestal!! Kjo është rruga që po na sugjestionojnë!

Nëse përqafojmë pushtimin turk, duhet ta përkëdhelim edhe pushtimin serb dhe të bëhemi gazi i botës, se nuk dallojmë pushtuesin nga miku! Dallime në synime dhe egërsi nuk kanë pasur, njëri ka zgjatur më shumë, tjetri më pak. Më pak se na nxorën nga balta perëndimorët.
Këtu paraqitet rreziku tjetër.

(3) Nëse Perëndimi për shkak të fesë do t´i kishte konsideruar vëllezër serbet ( nëse ju keni të drejtë ndërtim vëllazërie në bazë të bindjeve vetjake , këtë të drejtë do ta kenë edhe ata), atëherë shqiptarët e Kosovës do t´ishin edhe sot nëpër çadra diku nëpër fushat e malet e Shqipërisë, të shpërndarë si palestinezet.

Ja çfarë tragjedie do te kishte prodhuar vëllazëria fetare. Vëllazërisë fetare mund t´i referohen kombet tjera, që kanë përfituar nga kjo vëllazëri religjioze, por ne shqiptarët kemi fituar pikërisht, sepse nuk u respektua kjo vëllazëri, që po trumbetohet sot nga disa shqiptarë dhe Sali Berisha.

(4) Kjo vëllazëri fetare që propagandohet sot, bën apel edhe te krishterët ta krijojnë vëllazërinë e tyre në mes vete.

اka domethënë kjo? Kjo do të krijonte një rezultat të ri dhe një anulim të pavarësisë: është kjo dëshira jonë? Vërtetë jemi aq të verbër sa të mos shohim se daullet po bien për shkatërrim, e jo për një vëllazëri infantile?!

Aleancat në mes popujve garantojnë ekzistencën e disa shteteve. Jo aleancat fetare. Këtë e dëshmon Palestina, اeçenia etj...ku Turqia me vëllazërinë e vet, mund të ndikonte pozitivisht, nëse qenka fuqia e tetë ushtarake në botë, siç thuhet me krenari nëpër shkrime të disa shqiptarëve...Me këtë dua të them se Turqia mund t´i bëjë vëllezër ata që kane nevojë, e jo ata që u çliruan!!! Miq në kohe të mira është e lehtë të gjinden, por "miku i mirë shihet në ditë të vështire", thotë populli! Turqia nuk mund të përfshihet këtu! Deri në mars të vitit 2010, jo! As në të ardhmen, jo. Ajo po përpiqet të krijojë zona të reja ndikim për dëshmuar rëndësinë e vet në botë. Turqia dëshmon miqësi, nëse respekton identitetin shqiptar, jo duke shkatërruar atë!

Nuk ka pushtues të mirë apo pak më të mirë se tjetri. Ka vetëm pushtues, interesa të tyre dhe ndikime. Askush, kurrë në jetë, nuk futet në shtëpi të një tjetri me shpatë apo me pushkë, për t´u konsideruar apo imponuar si MIK!
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Para se të konsiderohet populli turk vëlla, ai duhej së paku të kërkonte ndjesë, së paku formalisht, se na imponuan me dhunë gati 500 vite vendnumërim, edhe pse librat te ne, kishin nisur të shkruhen pak vite pas librave në Gjermani.

Në Gjermani ka shumë turq dhe shumë shqiptarë: akoma nuk kam takuar të miqësuar shqiptarë me turq. Në anën tjetër, janë mijëra shqiptarë, që punojnë të italianët apo kanë restorante italiane, nuk hapin restorante turke, shoqërohen me italian dhe flasin edhe italishten. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse shqiptari më mirë e ndjen veten pranë një italiani, se sa pranë një turku. Pra në shtëpi ndjehet në Europë, jo në Azi! Edhe diaspora dhe emigrimi e dëshmon këtë. Shqiptari në rrezik nuk ikën drejt Lindjes, por drejt Perëndimit. Kjo ndoshta është arsyeja e distancës në miqësi me turqit. Ndoshta kjo nuk është e drejtë, por ky është realiteti! Dhe, njeriu ka të drejtë t´i zgjedhë miqtë, por nuk ka mundësi t´i zgjedhë pushtuesit dhe armiqtë. Ata thjesht me armë na futen në shtëpi! Dhe meqë jemi kombi i vogël, kapitullojmë, por kemi dëshmuar se kemi fuqi rikrijuese dhe ri-orientuese! Rezultatet pozitive erdhën pikërisht nga ky korrigjim.
Një tjetër për ta rritur vlerën e Turqisë artificialisht tha se Turqia sot mbron Shqipërinë nga Greqia. Greqia është në BEE dhe nuk mund të pushtojë një vend fqinj. Të na pushtojë jo, por Qeveria jonë tentoi t´i falë një pjesë të detit shqiptar. Tradhtia është e mundur, pra, por jo pushtimi. Në kohën e Enverit Shqipëria ishte pa Turqinë, por Greqia nuk e pushtoi. Shkurt e shqip vetëm bashkimi jonë rreth një identiteti dhe orientimi të drejtë mbron shtetet tona. Shtetet tona sot i mbron Perëndimi, kryesisht SHBA. Sa për Turqinë brenda pak ditësh do të pushtohej tërë Kosova, sepse për ta qetësuar Turqinë, do të kujdesej Rusia.

Ja, kaq e thjeshtë është rënia e shteteve! Nëse krijohen vëllazëri krishtere sipas modeleve fetare vëllazërore myslimane, atëherë brenda natës shtetet tona do të shuhen! Shtete nuk janë ngrehina të përjetshme, ato rrëzohen sa herë devijojnë popujt.

(5) Neve po na mbajnë leksione dhe po na mësojnë si ta rrezikojmë shtetësinë tonë! Si ta humbim më shpejt!

(6) Populli shqiptar ka vetëm një orientim të drejtë: aleanca me SHBA-të dhe integrimi në BEE! Nëse e synon këtë edhe Turqia, atëherë duhet t´i pranoje vlerat qytetare të Perëndimit dhe mund të takohemi aty si partner, por jo si vëllezër! Siç jemi takuar në NATO! Si partnerë, jo si vëllezër!

Në një komb tjetër të qytetëruar, do t´ishte krejt e palogjikshme të diskutohet a është mik apo vëlla pushtuesi i djeshëm! Te ne po ka nevojë edhe pas 100 viteve të merremi me atë, që është e qartë.

(7).Vëllazëria me Turqinë do të na linte edhe pa histori, sepse rezistenca jonë kundër tyre do të quhej Rezistence Tradhtare, që paska luftuar vëllanë! Kjo prek muret e brendshme të spitalit psikiatrik, sepse flet për dobësinë e një përkufizimi të drejtë dhe të thjeshtë: dallimin mes të mirës dhe të keqes!

Marrur nga Gazeta Shekulli, NASER ALIU
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Turqit i kam vellezer nga feja :D

Nuk e shihni si eshte bere BE si klub i krishtere ? Asnje shtet musliman nuk eshte aty. Pra, ne njeren ane, vellazerit krishtere vec jane bere, andaj dardha shitni tjeter kujt, e jo dardhagjise.
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Naser Aliu nuk paska identitet as kombetare as fetare. Qenka nga sahanlepiresit e shumte qe nuk shohin pertej hundes dhe qe nuk mendon se te njejten gje si kjo "aleanca me SHBA-të dhe integrimi në BEE" ishte edhe ne ate kohe per perandorine osmane sepse ishte nje SHBA e kohes, dhe ky tani i dashuruar ne veteveten, mendon se eshte i pari qe mendon per keto gjera.

Te gjithe besimtaret e nje besimi jane vellezer nga besimi, ndersa ata nga gjaku jane vellezer gjaku. Ortodokset asnjeri nuk e sulmoi serbine gjate luftes perkundrazi e mbronin edhe greket ruset bullgaret makedonet etj. Asnje per be nuk e sulmoi as nuk e denoi ate qe po bente. Ndersa ky klyshi tenton vertet te na shes dardha. Serbia ortodokse e sulmoi Kroacine katolike dhe ja edhe arsyeja e mllefosjes se shteteve katolike dhe sulmi ndaj serbise. E gjeten Rusine ortodokse te lodhur nga rrezimi i komunizmit dhe lehte intervenuan se perndryshe nuk do ti hynin aq leht sulmit.

Turqit jane nje popull i perzier ku ka edhe te krishtere edhe ateiste. Sistemi i tyre shteterore eshte sekularist dhe ne asnje menyre shqiptaret muslimane nuk do ti quanin vellezer te tillet edhe pse jane turq edhe ata. Vellazeria fetare nuk ndalet vetem te turqit por ne tere rruzullin i lidh besimi ne mes vete si muslimanet sunit si ata shiit, si te krishteret ortodoks si ata katolik, si deshmitaret e Jehovait qe u ndihmojne vetem besimtareve te tyre, si protestantet, si budistet, si sekularistet dhe ateistet etj.
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Para se të konsiderohet populli turk vëlla, ai duhej së paku të kërkonte ndjesë, së paku formalisht, se na imponuan me dhunë gati 500 vite vendnumërim, edhe pse librat te ne, kishin nisur të shkruhen pak vite pas librave në Gjermani.

Në Gjermani ka shumë turq dhe shumë shqiptarë: akoma nuk kam takuar të miqësuar shqiptarë me turq. Në anën tjetër, janë mijëra shqiptarë, që punojnë të italianët apo kanë restorante italiane, nuk hapin restorante turke, shoqërohen me italian dhe flasin edhe italishten. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse shqiptari më mirë e ndjen veten pranë një italiani, se sa pranë një turku. Pra në shtëpi ndjehet në Europë, jo në Azi! Edhe diaspora dhe emigrimi e dëshmon këtë. Shqiptari në rrezik nuk ikën drejt Lindjes, por drejt Perëndimit. Kjo ndoshta është arsyeja e distancës në miqësi me turqit. Ndoshta kjo nuk është e drejtë, por ky është realiteti! Dhe, njeriu ka të drejtë t´i zgjedhë miqtë, por nuk ka mundësi t´i zgjedhë pushtuesit dhe armiqtë. Ata thjesht me armë na futen në shtëpi! Dhe meqë jemi kombi i vogël, kapitullojmë, por kemi dëshmuar se kemi fuqi rikrijuese dhe ri-orientuese! Rezultatet pozitive erdhën pikërisht nga ky korrigjim.
Një tjetër për ta rritur vlerën e Turqisë artificialisht tha se Turqia sot mbron Shqipërinë nga Greqia. Greqia është në BEE dhe nuk mund të pushtojë një vend fqinj. Të na pushtojë jo, por Qeveria jonë tentoi t´i falë një pjesë të detit shqiptar. Tradhtia është e mundur, pra, por jo pushtimi. Në kohën e Enverit Shqipëria ishte pa Turqinë, por Greqia nuk e pushtoi. Shkurt e shqip vetëm bashkimi jonë rreth një identiteti dhe orientimi të drejtë mbron shtetet tona. Shtetet tona sot i mbron Perëndimi, kryesisht SHBA. Sa për Turqinë brenda pak ditësh do të pushtohej tërë Kosova, sepse për ta qetësuar Turqinë, do të kujdesej Rusia.

Ja, kaq e thjeshtë është rënia e shteteve! Nëse krijohen vëllazëri krishtere sipas modeleve fetare vëllazërore myslimane, atëherë brenda natës shtetet tona do të shuhen! Shtete nuk janë ngrehina të përjetshme, ato rrëzohen sa herë devijojnë popujt.

(5) Neve po na mbajnë leksione dhe po na mësojnë si ta rrezikojmë shtetësinë tonë! Si ta humbim më shpejt!

(6) Populli shqiptar ka vetëm një orientim të drejtë: aleanca me SHBA-të dhe integrimi në BEE! Nëse e synon këtë edhe Turqia, atëherë duhet t´i pranoje vlerat qytetare të Perëndimit dhe mund të takohemi aty si partner, por jo si vëllezër! Siç jemi takuar në NATO! Si partnerë, jo si vëllezër!

Në një komb tjetër të qytetëruar, do t´ishte krejt e palogjikshme të diskutohet a është mik apo vëlla pushtuesi i djeshëm! Te ne po ka nevojë edhe pas 100 viteve të merremi me atë, që është e qartë.

(7).Vëllazëria me Turqinë do të na linte edhe pa histori, sepse rezistenca jonë kundër tyre do të quhej Rezistence Tradhtare, që paska luftuar vëllanë! Kjo prek muret e brendshme të spitalit psikiatrik, sepse flet për dobësinë e një përkufizimi të drejtë dhe të thjeshtë: dallimin mes të mirës dhe të keqes!

Marrur nga Gazeta Shekulli, NASER ALIU

Me ket kam qesh shum , mas pari si paska mundur ky mija turq e shqiptare qe jan i paska shiku te gjith paska ik tek te gjith me i pyt a rrini me shqiptare respektivisht turq a ?

pastaj hapin restorante italiane e flasin italisht , me sa e di un ne at vend ku rrin duhet me fol gjuhen e ati shteti pra kur shkon ne nje dyqan duhet me fol italisht me ate qe blen se kinezishten mesiguri se kupton :p edhe restorante italiane , paj shqiptaret spo kan buk me honger ne itali e po hapin restorante , vetem ata qe shesin drog shumes po flas kan hap restorante hotele :p se per ndryshe te tjeret punojn ndertimtari .
edhe eshte e kuptushme qe do hapnin restorant italian , se po thuajse te gjith popujt kur shkojn ne nje shtet tjeter p.sh : kinezi ne itali shumica do hapin restorant me tradit kineze , e turku e tjert do hapnin me tradita te tyre , kurse shqiptari ska ndonje tradit FLIJA nuk han italiani PASULI-n ( fasulen ) se han italiani e disa tjera qe i kem na pra do shikoj aj dhe te hap restorant italian por tjetra eshte edhe mvaret prei vendit se ku do e hapesh , se nese eshte vendi me nje % te mir te shqiptareve do mundohet te hap diqka per shqiptart , nese eshte me kinez do hap per kinez , nese eshte turk gjerman qka do qoft do mundohet me bo diqka qe i pershtatet ati rrethi pra ja paska fut palidhje . ky tipi thjesht spo kan qka me shkru , nese ma qet kusht BE , mos mu kon MIK me turkin se nderyshe s'hin ne BE , kujt po i han per BE , kur me qet ksi lloj kushte palidhje , bilem mik-u me i mir per Kosoven pas luftes eshte turkia po flas pas amerikes , sepse pa kurfar interesi po na ndihmon ne ato mundesi qe ka , e amerika edhe ajo po na ndihmon sikurse turkia , kto shtetet tjera europiane ma shum e kan qe spo kan qare .
 
nuk flitet se cfare restoranti do hapet ne kte teme...è normale qe nese jeton ne vend te huaj,je i detyruar te flasesh gjyhen e tyre,se xkundrazi,nuk te kupton njeri....
nuk behet miqesi me turkun...RRACE E KEQE!!(keshtu mendoj une;)
kur è bere autostrada rreshen-kalimaq,ne reps,kane ardhur me mijera turq...
te shihnin me xbuzje,e nuk te trajtonin si nje te tyrin(qe kurre mos qofshim)nuk te vinin ne te njejtin nivel,pasi u dukej vetja me superior...shanin e ofendonin keq....me pak fjale turku-turk mbetet....

p.s....x mendimin tim jo vellazeri me armikun:):)
detto questo,ho detto ttt;)
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Turkun ,Grekun,Serbin i kane vellezer vetem ata qe sjane Shqiptare.....
Shqipfolsit .... Si puna e Djalli zezak dhe co
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Po ku mbeti vllazeria me popullin Rus, me popullin Kinez.........po me Kubanet e dashur cfare u be? :ciaoo:
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Po ku mbeti vllazeria me popullin Rus, me popullin Kinez.........po me Kubanet e dashur cfare u be? :ciaoo:

Kitrra te lutem shume cfare jane keto gabime te tilla popullin Sovietik mos deshe te thoshe ???
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Per mendimin tim ky artikull trajton dicka qe ka qene ceshtje problematike per shume kohe ne historine e vendit tone. Veshtrimi i historise shqiptare sugjeron qe shqiptaret kane qene te pamirefillte ne konceptimin e armiqve te tyre pasi shume here ato jane kategorizuar si miq, pra linjat midis armik dhe mik kane qene shume te peraferta dhe shume here kane kapercyer njera tjetren.

E rendesishme per tu vene re ketu eshte fakti se ne kete bote miku i secilit eshte nje dhe vetem nje; interesi.

Shqiptari ka vella vetem shqiptarin, qofte ai nga kosova, maqedonia, greqia, mali i zi, serbia, arberesh apo shqipetar nga nje vend tjeter. Por kjo asesi nuk e ben ate vella te mire. Kjo thjeshte e ben te mundur qe idete nuk vellazerojne popujt, por i bashkojne ato mes tyre ndersa i ndajne nga grupimet e tjera. Psh po te identifikohesh me fe, do te rrezikosh qe te ndahesh nga grupimi i te qenurit pasardhes i ilireve pasi grupimi i ri do te beje automatikisht te jesh kunder grupimit te pare. Askush me mire sesa Haxhi Qamili nuk e deshmon kete ne historine tone.

Artikulli eshte shume i thjeshte per tu lexuar, autori eshte shume serioz dhe i sinqerte dhe ne fund trajton nje teme qe jo pa qellim menjanohet per te qene pjese e debateve publike.

Pajtohem plotesisht me Cyber, shqiptaret nuk jane vellezer te askujt, qofte ky Italiani, Gjermani, Turku, Greku apo Sllavi. Te gjithe ishin armiqte tone ne pjese te ndryshme te historise sone. Ato mund te jene miq pasi interesat e perbashketa mund te na bejne bashkupnimin ndermjet nesh te paevitueshem. Por vellazerimi me popuj te tjere eshte koncept i gabuar, i rrezikshem dhe i palogjikshem.
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Turqit i kam vellezer nga feja :D

Nuk e shihni si eshte bere BE si klub i krishtere ? Asnje shtet musliman nuk eshte aty. Pra, ne njeren ane, vellazerit krishtere vec jane bere, andaj dardha shitni tjeter kujt, e jo dardhagjise.

vellezer nga feja ti ke edhe gabelet qe skan kultuar as simbol as komb,,

por vellau i vertet esht vellau i gjakut,,te thuash se myslimanet ja vellezrit e tu,,,ti ne rradh te par genjen veten tende,,

kjo esht e thjesht,,nese dikush quhet vella,,at´her ti duhet te kesh nje lidhje gjaku me te,,,

dhe vellezrit e shqiptarit jan,,,ata qe kan lindur nga e njejta bir,

pas tyre,,vin ata te fisit,,,pas tyre,,,ata te katundit,,pas tyre,,,ata te qytetit,,pas,,ata te krahines,,pas tyre,,te gjith shqipfolsit,,
past tyre,,,ata qe rrethohen nga shqipfolsit,,pas tyre,,,i gjith kontinenti,,pas tyre,,,ata qe rrethojn kontinentin,,dhe pas tyre,,,i gjith globi ,mbar,,,

kur te vij fundi vetem ata me te kuq do te jen me ty ne 90% te rasteve,,
dhe ne fund te fundit vetem ata te nenvizuarit,,do te jen me ty ne 99,9% te rasteve.

turqit per ne,,mund te behen aleat te mir,,ashtu si franca me gjermanin qe kan patur luftra mes njera tjetres por sot jan aleat dhe shembull ne europ,,apo ashtu si anglia me ameriken,,
pastaj qe thua ti vellezrit e krishter,,nuk esht feja ajo qe i lidh,,dhe per kte e din edhe ti shum mir,,
ajo qe i lidh esht kultura e perbashket kontinentale,,
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Turkun ,Grekun,Serbin i kane vellezer vetem ata qe sjane Shqiptare.....
Shqipfolsit .... Si puna e Djalli zezak dhe co

kur nuk të pelqen një popull apo komb me një fjale ti i urren ata, pra ti që i fut grekët në listën e atyre që i urren a mund të të pyes, se pse jeton në shtetin e tyre, pse ja lejon vehtes që të ushqehesh prej tyre, dhe ndihmon ne përmarimin e shtetit te tyre?! Supozoj që ti me siguri punon diqka atje, une per vehte e urrej shumë serbinë as popullin rus, grek, bullgar, rumun nuk i kam në qejf fare, ajo që dua të them është që kurrë në jetën time nuk do te shkoja të jetoja në serbi, greqi, rusi, kine, madje as me force. Ti si shqiptar patriot si e zgjedhe Greqinë vend per te jetuar, supozoj qe ke edhe pasaporte greke a nuk te bën kjo ty Grek te natyralizuar ?!

Po ku mbeti vllazeria me popullin Rus, me popullin Kinez.........po me Kubanet e dashur cfare u be? :ciaoo:

Si ka qenë ajo fjala "Rrnofshin vllezerit Kinez e miqte Kosovare"?!
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Meq jemi popull bythagji them qe kete listen e vellazerive ta zgjerojme madje edhe ti pime njeri - tjetrit gjakun sa per pobratim :ciaoo::lexim:kshu qe nje dite kur keta te na rrafin e kemi me te lehte te themi::bum:ciaoo:Epo, pune e madhe na kane rrahur vellezerit! :dance::dance::dance:
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Turkun ,Grekun,Serbin i kane vellezer vetem ata qe sjane Shqiptare.....
Shqipfolsit .... Si puna e Djalli zezak dhe co

Ndoshta si puna e jote PO , se un nuk jam pjat lares i turkut si ti , ose nuk ja qes macat me u pshurr sikur ti qe ja qet grekut .

un nuk kom thon vllezer po mik , po ke fillu edhe shypen mos me kuptu .
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Ndoshta si puna e jote PO , se un nuk jam pjat lares i turkut si ti , ose nuk ja qes macat me u pshurr sikur ti qe ja qet grekut .

un nuk kom thon vllezer po mik , po ke fillu edhe shypen mos me kuptu .

Rrabecke e vogel meso te shkruash Shqip apo harrova une se ti je Shqipfoles vetem ben sikur e flet se me shkrim besoj se nuk njeh shkronjat e alfabetit Shqiptar.....Ti e ke te veshtire te shkruash nga e majta ne te djathte je mesuar nga e djathta ne te majte

Meti zogu i vogel dhe ti nxire koken nga foleja te shikosh po vij apo jo ..............
 
hahaha as humor nuk po din me bo mo :p nuk na ke kesh me shti hiq :p

un jom shqip foles a po te vjen inati tash ty :p kejt jom un veq grek sjom hahaha
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

hahaha as humor nuk po din me bo mo :p nuk na ke kesh me shti hiq :p

un jom shqip foles a po te vjen inati tash ty :p kejt jom un veq grek sjom hahaha

i bje te jesh o Magjypoarab ose Serb zogu i vogel te dy zgjidhjet jane m..... fare.......
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

i bje te jesh o Magjypoarab ose Serb zogu i vogel te dy zgjidhjet jane m..... fare.......

*********************************

Kujdes gjuhen qe perdor
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

*************************************

Zogu i vogeel vet the qe jam Shqipfoles athere i bie o njera o tjetra mos u merzit kaq se dhe Arabet nje m... jane

Dhe kujdes heren tjeter si flet mire rrabecke
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Zogu i vogeel vet the qe jam Shqipfoles athere i bie o njera o tjetra mos u merzit kaq se dhe Arabet nje m... jane

Dhe kujdes heren tjeter si flet mire rrabecke

po te ishim ngat do e kishe pa ti se kush eshte zog i vogel e kush do kishte kujdes pastaj po ha m..t pasi qe je larg e do e kishe pa ti se kuna i thu shka .

ma m..t se arabt e se shkit e se grekt je ti njeri piss
 
Titulli: Vëllazëria me Turqinë

Turku dhe Shqiptari jan dy shoke trima qe nuk ju del kush perpara jane si luani dhe tigri,

turqit jan me te edukuar se shqiptaret kan zakone te forta dhe unike per tu perballur me c'do gje dhe ngelen gjithmone fitimtare,
me kot historia nuk i ka quajtur ''turqit e pa thyeshem''

une personalisht Turqit i konsideroj si miqte me te medhej te Shqiptareve.

asgje nuk na mbetet te themi per vec se rrofte aleanca turko shqiptare dhe poshte armiqte qe ndajne keto dy kombe.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top