Veçantia e çdo gruaje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Buzëkuqi ngjyrë rose të errët preferohet nga femrat që kënaqen me jetën e tyre, kurse buzëkuqi me ngjyrë intensive të kuqe, pëlqehet më shumë nga femrat e suksesshme në punë
Gratë që përdorin buzëkuq të kuq kanë vetëbesim të lartë, apo të paktën ashtu paraqiten, ka treguar një kërkim online i zinxhirit të kozmetikës “Vie at home”. Ato gra që përcaktohen për nuancat më intensive të ngjyrës së kuqe, si p.sh. Kristina Aguilera, kanë më shumë gjasa për sukses në profesion, krahasuar me ato që kanë buzëkuq më të zbehtë. Buzëkuqin ngjyrë të kuqe të errët ka më shumë gjasë që ta zgjedhë gruaja që ndihet seksi, kurse buzëkuqin ngjyrë të kuqërremtë të mbyllur e preferon gruaja që është e kënaqur me jetën e saj. Shumica e femrave të anketuara kanë deklaruar se përcaktohen për ngjyrën e buzëkuqit në bazë të disponimit momental. Por, disa prej tyre janë pajtuar me konstatimin se zgjedhja e ngjyrës së buzëkuqit, ndikon në disponimin e tyre. Përkundër kësaj, gratë me buzë të palyera rëndomë janë më të lumturat, ka treguar studimi. Jetën më të keqe të dashurisë e ka gruaja me buzëkuq ngjyrë fuksie (lloj luleje).
rossetto-moda-2008.jpg
Ngjyrat e buzëkuqve që janë në modë

Nuancat e ngrohta të buzëkuqve: e portokallta, e arta dhe ngjyra e pjeshkës, shkojnë shumë mirë me tenin e nxirë nga dielli. Femrave që kanë ten as tepër të errët, e as tepër të bardhë, u përshtaten çdo ngjyrë. Gratë me ten të zbehtë duhet të përcaktohen për ngjyra të zbehta pastele, thekson ekspertja Rubi Hamer. Pa marrë parasysh ngjyrën tuaj të preferuar, duhet ta dini se, për momentin, në modë janë nuancat e së kuqes, të portokalltës, të së kuqërremtës të errët dhe të ngjyrave pastele.
KS
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top