Vdiq 35 vjeç, por veprat e tij jane te perjetshme.

Lauri

Anunnak
Sot 260 vite më parë lindi Wolfang Amadeus Mozart, shenjtori që ktheu muzikën në religjon, ai që bëri që muzika të ishte gjëja më e hyjshme që kishte zbritur nga qielli në tokë.
Wolfang Amadeus Mozart erdhi për të mbetur në kujtesën e gjeneratave një nga muzikantët më brilantë që bota ka njohur ndonjëherë. Mjeshtër me dhunti të veçanta që kompozoi gati në të gjitha zhanret muzikore si dhe prodhoi një numër të madh veprash, pavarësisht nga vdekja e tij e parakohshme në moshën 35 - vjeçare. Kombinimi i bukurisë shkëlqyese të tingullit me elegancën klasike dhe perfeksionin teknik i bëri veprat e tij të rroknin pavdeksinë.

[video=youtube;-hJf4ZffkoI]https://www.youtube.com/watch?v=-hJf4ZffkoI[/video]

Pse-ja e shumë emrave të Mozartit

Në realitet, Amadeus Mozart kishte një emër shumë më të gjatë: ishte pagëzuar me emrin Johannes Chrysostomus Wolfgangus Theophilus Mozart. Katër emrat e Amadeus e kishin veçanërisht nga një arsye qenieje: Johannes Chrysostomus i ishte dhënë në nderim të Shën Gjon Kristosomit, pasi festa e tij përkonte me atë të lindjes (27 janar). Wolfgangus në gjermanisht do të thotë ai që "ecën si ujk" dhe i ishte vënë në nderim të familjes mëmësore. Emri Theophilus ishte një nderim ndaj kumbarit, Johann Theophilus Pergmayr, tregtar me poste civile (këshilltar civil). Për shkurtim i jati e quante "Wolferl", por familjarisht quhej thjesht Amadeus.

Mozart dhe masoneria


Në epokën e Mozart të ishe mason ishte një stil jetese: ishte Mjeshtër i Madh Perandori i Prusisë, Frederiku II i Madh, vetë Perandori i Austrisë, Jozefi II; do të ishin Benjamin Franklin, George Washington dhe shumë mendje të tjera të shkëlqyera nga shekulli XVIII e këtej (për shembull, Voltaire, ndoshta Rousseau, Diderot dhe iluministë të tjerë). Mozart nuk i shpëtoi sharmit dhe prestigjit që në atë moment historik rrethonte masonerinë. U regjistrua menjëherë pas nisjes definitive për në Vjenë, në momentin në të cilin karriera e tij si muzikant ishte në kulmin e suksesit. U regjistrua si "stazhier" më 14 dhjetor të vitit 1784, në Lozhën "Bamirësia" të Vjenës, duke i djegur etapat (në mars të vitit 1785 kaloi në gradën e "Shokut" dhe muajin e ardhshëm - më 22 prill - u bë "Mjeshtër"). Ndërkohë, edhe babai i tij Leopold u bë pjesë e Muratorisë së Lirë. ثshtë bërë pyetja nëse përkatësia në masoneri nga ana e Mozart ishte një fakt thjesht formaliteti apo, më keq, një fakt oportunist. Faktet duket se demonstrojnë të kundërtën: Mozart nxorri nga masoneria bindje të thella ezoterike dhe shpirtërore, të cilat i përktheu në frymëzim dhe vepra muzikore. Midis tyre padyshim vendin e parë e ka "Flauti magjik" me simbolizëm muzikor të paarritshëm: nuk është rastësi që ai e ripropozoi këtë simbolizëm edhe në teknikën kompozuese të terceve paralele që do të përdorë edhe në "confutatis" të Requiem monumental. Kjo teknikë është karakteristikë që dallon të gjithë pjesën finale të veprës K623, nga pikëpamja karakteristike masonike edhe në tonalitet ( mi - bemol), për përdorimin e timbreve, ku është dominuese prania e instrumenteve frymore dhe e zërave mashkullorë, për tercet paralele e sipërpërmendura dhe për shtatë septimat dishendente. Nga ana tjetër, universit të muzikës masonike duket se i përkasin, veç të tjerave, "Cantata K471" e vitit 1785, "L'Adagio" për 2 klarineta dhe 3 brirë K411 (edhe kjo e vitit 1785) dhe "Musica Funebre Massonica" K 477 (edhe kjo e vitit 1785), përveç "Piccola Cantata Massonica" K623 e vitit 1791.
A. Vataj
 
Titulli: Vdiq 35 vjeç, por veprat e tij jane te perjetshme.

Moxart e kishte ditelindjen ne janar. Mgjate ja vlen te kujtohet dhe te vleresohet si gjithe gjenite pas vdekjes.
 
Titulli: Vdiq 35 vjeç, por veprat e tij jane te perjetshme.

po relaksohem duke e degjuar
 
Titulli: Vdiq 35 vjeç, por veprat e tij jane te perjetshme.

Gjeniu i muzikës Wolfgang Amadeus Mozart, peripecitë e tij në qytetin e madh të artit, Parisin

Mozarti i vogël ishte në Paris, kur sapo kishte mbushur shtatë vjeç e gjysmë. Luajti në klaviçembal në mënyrë të mahnitshme, improvizoi arie të vogla dhe sonete me një mjeshtëri të rrallë aq sa i shastisi të pranishmit që e dëgjuam me mjaft kureshti dhe admirim. Ai kishte lindur të ishte një mrekulli.

mozart2_zpsxbsxvev5.jpg

Edhe kur i ati, për t’i bërë më të qarta aftësitë e tij të jashtëzakonshme, ia mbuloi tastierën me një cohë leshi të hollë, ai ekzekutoi po kaq mjeshtërisht pjesët si dhe kur tasti ishte i zbuluar. Përnjiherë u bë objekt i çuçuritjeve në sallat dhe ambientet mondane të Versajës.

E thirrën në oborr ku mbreti e përgëzoi dhe mbretëresha e ngopi me ëmbëlsira. Në fund donte ta shikonte edhe Madame de Pompadour. Ajo për ta parë sa më mirë e vendosi në këmbë mbi një tryezë. Djali i vogël i zgjati dorën që t’ia puthte, por ajo nuk dënjoi t’i përgjigjej kësaj kërkese. Atëherë Mozarti i vogël, të cilin e kishte puthur perandoresha Mari Tereza, u prek dhe i tha:

– Kush është kjo grua kryelartë që nuk do të më puthë dorën, kur vetë perandoresha më ka puthur?

Ai i tha këto fjalë në gjermanisht. Madame de Pompadour sigurisht që nuk e kuptoi dhe mrekullisht që nuk u bë kureshtare për të ditur se çfarë tha djaloshi, ndryshe Mozarti i vogël mund të përfundonte pas hekurave në bodrumet e ftohta të Bastijes.

Mozarti do të kthehej në Paris në moshën 20-vjeçare, kur i vdiq e ëma.

I pikëlluar i’u desh të linte hotelin, ku qe ftuar nga Grim, i cili nuk kishte asnjë besim në aftësitë muzikore të Mozartit. Ai e detyroi djaloshin që të largohej. Dhe Mozartit në ikjen dëshpëruese iu desh të ndalej në Strasburg për të dhënë një koncert, sepse nuk kishte paratë e mjaftueshme për të vazhduar udhën e kthimit.

– Salla më kishte pritur, – kishte thënë më vonë Moxarti, – në një tryezë të përgatitur për njëzetekatër vetë, vetëm tre a katër ishin duke ngrënë. Ky ishte dështim i plotë për Wolfgang Amadeus Mozart, për mjeshtrin e mjeshtarve të të magjishmes muzikë klasike.

Pasi u paguan shpenzimet, atij i dhanë si shpërblim një luigj, që ishte i mjaftueshëm vetëm për të bërë me karrocë një copë nga rruga e tij e kthimit.
 

Attachments

  • mozart2_zpsxbsxvev5.jpg
    mozart2_zpsxbsxvev5.jpg
    106.8 KB · Shikime: 0
  • mozart2_zpsxbsxvev5.jpg
    mozart2_zpsxbsxvev5.jpg
    106.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top