Vdekja e zogut

Lauri

Anunnak
TRISHTIMI I NJE FEMIJE KUR HUMBET NJE MIK

"Vdekja e zogut" është një tablo e një prej përfaqësuesve të epokës viktoriane, piktorit, George Elgar Hicks (13 mars 1824-1914). Me gjithë përpjekjet gjithnjë e më insistuese, për të zënë një vend në interesimin e publikut londinez, fillimet e tij nuk rrokin ndonjë interesim dhe konsideratë nga kritika. Tematika e trajtesës e shtyn atë në sprova të ndryshme ku spikatin portretet dhe tablotë me tematikë historike.
Pa u ndalur tek zbatimi ose jo me rigorozitet i elementeve shprehëse estetike nga ana e piktorit, "Vdekja e zogut" është një pikturë shumë prekëse. Admiruesit para tablosë nuk kanë mjaftueshëm kohë të ndalen e të zbërthejnë dilemat e teknikës realizues, ata thjeshtë bëhen pjesë e ndjesisë që përçon momenti i fiksuar.
Një çast i "fotografuar" në tablo për të mbetur gjithnjë i tillë si komunikim i ndjenjave delikate, si afri e gjërave të zakonshme që ndodhin kaq beftas dhe tragjikisht do të zhdukeshin në honet e errëta të harresës nëse një shpirt i pasur dhe një penel delikat nuk cytet ta jetësojë në përjetësi këtë shkreptimë momenti.
Një vajzë e vogël që mbanë në duar zogun e saj të ngordhur. Në çdo elemet promovues të kësaj tabloje spikat ajo gjendje pikëllimi, të cilën mund ta dallosh fare lehtë në vështrimin e përhumbur të vajzës, e cila në këtë kllapitje rreket të gjej një pikvështrim ku të vërshojë dhimbjen dhe zemërimin e saj. Një zog i ngordhur, ndoshta për shumëkënd është një shpend pa jetë dhe vetëm kaq. Por për vajzën kjo është një humbje e madhe, sepse cicërima e atij zogu ishin nga të paktat gjera që asaj i kanë dhuruar çaste gëzim në jetën e saj plot privacione. Piktori e ka përcjell këtë moment me një vërtetësi prekëse dhe forcë shprehëse.

FB_IMG_1589286420330.jpg
A.Vataj
 
Tek shikon duart e saj qe shtrengojne zogun qe ka humbur jeten,te duken sikur ato momentet kur endrrat na vdesin neper duar dhe kujtime njekosisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top