angel boy
cun i veshtire
Adoleshenti i dha fund jetës, pasi humbi shpresat për të korrigjuar defektet në fytyrë
Defektet e lindura në fytyrë kanë çuar në vetëvrasje një 18-vjeçar drejt vetëflijimit. Olgert Nezha, banor i fshatit Dukat të Vlorës, udhëtoi deri në Fier për të kryer vetëvrasje, duke u varur me litar në një pemë ulliri.
Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet nga Policia e Fierit të enjten pasdite, varur në një pemë ulliri pranë rrugës nacionale Fier-Vlorë. Ekspertët e policisë përcaktuan që në fillim se bëhej fjalë për një vetëvrasje, duke u nisur nga fakti se kufoma nuk kishte asnjë shenjë dhune dhe se skena e krimit përputhej me atë të një vetëvrasjeje klasike.
Por policia e pati të vështirë të identifikonte kufomën, pasi ai nuk ishte banor i zonës ku u gjet dhe në Fier nuk kishte asnjë denoncim për persona të zhdukur, që të përputheshin me të dhënat fizike të 18-vjeçarit.
Identifikimi i të riut u bë vetëm dje, pasi Policia e Fierit shpërndau fotot dhe të dhënat e tij fizike në të gjitha komisariatet e vendit. Burimet zyrtare të Policisë Fier bëjnë të ditur se dje, rreth orës 13:30, një telefonatë e kryer nga Policia e Vlorës ka zbardhur identitetin e tij. Prindërit e të riut kishin denoncuar humbjen e djalit dy ditë më parë dhe e kanë njohur atë në foton që kishte policia. Ata janë nisur menjëherë në drejtim të morgut të qytetit të Fierit me qëllim tërheqjen e trupit. Sipas burimeve të policisë, i riu i gjetur i varur dy ditë më parë është 18-vjeçari Olgert Nezha, lindur e banues në fshatin Dukat të Bashkisë Orikum në Rrethin e Vlorës.
Të afërmit e tij treguan në polici se shkak i vetëvrasjes ka qenë pamja e jashtme e të riut, e cila nuk përmirësohej. Prindërit kanë treguar se ai ka lindur me defekt në nofulla. Dhëmbët i kishte të dalë dhe nuk kuroheshin. Ka marrë mjekime dhe u është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale disa herë, por pa rezultat. Ndërhyrjen më të fundit e ka pasur tek klinika private "Ufo" në Tiranë, ku i janë shuar përfundimisht shpresat për të pasur një fytyrë normale. Mësohet gjithashtu se Olgerti kishte rënë në depresion prej dy vjetësh, për shkak të pamjes së tij të jashtme. Ai kishte tentuar edhe herë të tjera të vetëvritej, ndërsa dy ditë më parë i kishte thënë së ëmës se do të ikte për të mos t‘u kthyer më në shtëpi. Nëna, duke e parë se ishte në gjendje të rëndë depresive, nuk i ka kërkuar sqarime dhe ka menduar se ai do të kthehej. Por mungesa e djalit për shumë orë ka shtyrë atë që t‘i drejtohet Policisë së Vlorës.
Nga grupi i hetimit tregojnë se për 24 orë 18-vjeçari Olgert Nezha është endur nëpër diskot dhe lokalet e Vlorës dhe mesditën e së enjtes i ka hipur një furgoni për në Fier. Një kilometër larg Levanit, Nezha ka zbritur nga furgoni dhe është futur mes ullishtave në zonën e njohur si "Liqeni". Aty ai ka gjetur një vend me shkurre dhe me litarin që kishte blerë në tregun e fshatarëve në Vlorë ka varur veten.