VAR-i i jep kupën Leicester, stadiumet pa tifozë tashmë një ëndërr e keqe

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
c01272424ae3245c88f00a2839aa7d92o2-1100x620.jpg
Leicester ka fituar FA Cup duke mundur në finale ekipin e Chelsea me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një ndeshje me një atmosferë elektrizuese, që shumë prej nesh e kishin harruar, kjo edhe për shkak të rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumit Wembley. Përmirësimi i situatës me pandeminë në Britaninë e Madhe bëri që autoritetet të japin dritën jeshile për kthimin e një numri të kufizuar fansash në finalen e kësaj kupe.

Në pjesën e parë të ndeshjes Chelsea u tregua në formë të mirë, por pa pasur mundësinë të shënojë. Werner gaboi disa herë përpara portës.

Pritja e Leicester përfundoi në minutën e 63, kur Tielemans kaloi të tijët në avantazh. Chelsea u hodh në sulm duke mos pasur gjë për të humbur më.

Në 89, Blutë e Londrës barazojnë rezultatin, por ndërhyrja e VAR e anuloi golin për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Tashmë, Chelsea duhet ta harrojë sa më parë këtë disfatë dhe të përgatitet për finalen e madhe të Champions League që do të luajë më 29 maj përball Manchester City në stadiumin e Portos në Portugali.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top