Valete et plaudite..! )

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
VALETE ET PLAUDITE..!


(Mirëupafshim dhe duartrokitni)


Nga Nijazi Muhamedi

Sa kohë që ky “اlirimtari” do ketë rasje dhe kohë të fshijë lëmët shqiptare,aqë kohë do na ngjajë që edhe gjërat serioze të na përzihen me copëra të një psikodrame që regjisorët e saj maqedonas ia kanë marrë tashti dorën ta lozin me ne.Kështu e bënë edhe kësaj radhe,kur tundjen e përshqiptarshme kundër palo enciklopedisë që na ka sharë keq dhe ka lënduar sedrën tonë kombëtare kujtojnë se e mbyllën me ca copëra humori të zi dhe copëra vetëposhtërimi që i leciti gjatë vërdallosjeve të tij ky “اlirimtar”I rremë.Dhe kjo tundje , si kujtojnë prapë “regjisorët” e copërave të psikodramës, do “mpaket”dhe do shpallet e sosur njiashtu si shpallej e sosur cdo lodër karagjoze në teatrin antik me fjalët “VALETE ET PLAUDITE’(“Mirëupafshim dhe duatrokitni..!”)

Kjo po kuptohet se mbaroi njikështu pas pjekjes së “ اlirimtarit” me kryeministrin Gruevski nga doli një”leçitje” pacavure e tymtë në të kuptuar për të mbuluar me tymnajë të re qëndrimin e tij se palo enciklopedia hiqet me fjalë nga shtypi se nuk ka si ta heqësh kur është shitur brenda një nate dhe në daljen e dytë që me të qitur fjalë do quhet shitje e parë,do t’i heq ca sharje të hapura që i ka bërë,por nuk do të dalë me “fakte të rishikuara”,por me po ato “fakte”të patundura që i dinë autorët e saj, që vjen me thënë, se mund të dalë prap me po ato gomarllëqe shkencore të tyre që sollën trazimin ndër shqiptarë.Tashi nga kjo prap del e kuptuar që Gruevski ka pranuar se sharjet dhe poshtërimet nuk është dashur të bëhen aq hapur si janë bërë se kështu hapur tunden shqiptarët, por të bëhen sikur janë bërë në Marrëveshjen e Ohrisë dhe në Kushtetutë,në të cilën nuk thuhet hapur se “shqiptarët janë të ardhur” por thuhet “bashkësi etnike”,së cilës,sipas teorisë kushtetuese, i takojnë “të drejta të cunguara” emigrantësh”.Aty,në Kushtetutë,si në Marrëveshje të Ohrisë, nuk thuhet se shqiptarët janë “njerëz mali”,por thuhet që është një popullatë pa emër, një grumbull njerëzish prej 20 përqind,që vjene me thënëë që edhe rastësisht kanë goditur të bëjnë jetimin në këtë Maqedoni “maqedonase”dhe pasi kanë mbetur pa emër në Kushtetutë, që njësoj është një poshtërim dhe vetëmosnjohje,po nuk preken as njerëzia shqiptare as akademitë e tyre,ndërsa hanxhinjtë e palo shkencësh,duke parë se ky vetëposhtërim është i pranuar “me dashje” nga shqiptarët dhe nga akademitë e tyre, se kështu u ka thënë “اlirimtari”, bëjnë tash tutje dhe na ngjesin hapur emra të tjerë poshtërimi.Asohere,kur qënka puna kështu,pse të mos ndërrojnë mëndje këta e në botimin e dytë të mos na shajnë mbuluar dhe në mënyrë të “kulturuar” njiashtu si na ka sharë dhe si na ka poshtëruar “Marrëveshja e Ohrisë” dhe Kushtëtuta dhe të dalin të telallisura ndër Europë edhe “sharjet” e mbuluara që do t,i bëjë botimi tjetër i enciklopedisë si “marrëveshje”, që vjen me thënë,si “sharje” e “poshtërime” historike të pranueshme.Që t’i ngjajë puna se këto të rejat “sharje” do bëhen si u bënë ato në Marrëveshje të Ohrisë,”Clirimtari” do t’i cojë pranë tyre ca qelepirë të tjerë të shkencësh salepcore”integrimtare” nga takëmi i tij që i mban rrotull dhe me një të ngritur të LATERNA MAGICA (kandilit magjik},shqiptarët dhe akademitë e tyre,në këtë përgjumje prej të vdekurish ku i ka vënë “magji e tij”, do bëjnë t’i gjejnë të pëlqyera dhe do të duartrokasin ca më tepër se të buciturat që bënë, sikundër bëri me “Marrëveshjen e Ohrisë”…!


Në ndërmjet kohë,si thonë bathët dhe si del e kuptuar nga paravolitë(parabolat) e tymta që po i lecit ky “ا lirimtar” ndër media që nga Shkupi gjer në Tiranë,ky do tundë “kandilin magjik” që të ligat e të këqijat e radhës që do na bien mbi kokë,të mos i presim me tundje dhe trazime,si e pritëm këtë gjëmë që na solli palo enciklopedia, po me qafëulje,me heshtje që do të na mbullojë të gjithëve si na ngjau kur na bëri atë më të keqen prej kësaj që na ka bërë enciklopedia-kur në dokumentet e reja (pasaportë dhe lejevozitjet),pasardhësit e ilirëve,shqiptarët, që janë mërzitur duke qenë shqiptarë,faqe botës, nuk janë më shqiptarë por “me vetëdashje” të tyre dhe të “اlirimitarit” janë bërë “maqedonas”, dhe askush nuk qiti një zë.Ndaj, lexues dashamamirës,tashi e tutje,kini mëndjen kur thoni që “poppulli maqedonas” është popull i rrremë,popull i paqenë,e të tjera fjalës kësisoji,se,sipas “fermanit që “Clirimtari” ka shkruar me Gruevskin,kush thotë kështu,do të pësojë njiashtu si i thanë Fishtës në Shkodër kur hyn malazezte në të-do t’u merret “shtetësia maqedonase” dhe po t’u ngjajë kjo “gjëmë”,do t’ju marrë Vardar i bucitur,si desh e mori ky dje Hysni Shaqirin..!


“Zoti na ruajtë nga horri dhe morri”,-e la fjalë Zef Hila në Shkodër..!“


(INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top