Зngjεll
___________
Vaksina e re kundër gripit të derrave A(H1N1), e cila në Belgjikë pritet të paraqitet në vjeshtë, do të jetë falas për banorët e këtij vendi.
Këtë e lajmëroi ministri belg i Shëndetësisë, Loret Onkelinks, i cili informoi se mjetet për vaksinën do të ndahen nga buxheti.
Vaksinën falas së pari do të mund ta shfrytëzojnë njerëzit që bëjnë pjesë në grupet kritike.
Në Belgjikë në këtë moment janë regjistruar 51 raste të gripit të ri./makfax.com.mk/