Vace Zela-Gjigandja e muzikes tone.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
VALS O VALS TI JETO
NE ME T’BUKRIN ATDHE

Kur mesuesja e letersise mundohej me kot ti shpjegonte arrogances time se vargjet permbanin nje mal me kuptim brenda, nuk e dinte se do mjaftonte vec nje mengjes i ngadalte pune, dhe dy clicks tek albumi i Vace Zeles per te kuptuar plotesisht ate mesim letersie. VACE ZELA fuqia e zerit Shqiptar, ishte drita ne fund te tunelit komunist. Simbol i fuqise se lirise, dashurise per te ardhmen e re, shtytje per shpirtin dhe zemren e te shtypurit:

Ne ky Vals na bashkoi
Dhe na fali lumturine
E kujtoj tek degjoj
E me te kujtoj rinine

Eh moj, Vace…sa pak te vleresuam, e sa zemer na dhe. I kujtoj si sot ato dite, kur pas 25 diteve sherbim, ai hapte deren me kengen tende ne goje. Kur ulej me te ne cep te ballkonit dhe kendonin te dy me ze te ulet “dhe shiu pike pike pike/binte pa pushim…….”. E me pas nen valsin tend “valseronin” te dy , duke harruar per pak caste rradhet e gjata, apo se ai do largohej prape pas 2 oresh per 25 dite te tjera. Per pak minuta Vace rikujtonin se shpirti nuk i perkejt askujt tjeter, mbetet yti. Ate s’ta mer dot njeri e s’ka diktator ta shtypi. Kur zeri yt, ishte serumi yne, ringjallje e shpirtit. Cfare fati pati Shqiperia me ty moj Vace e sa veta kaq thjeshte lumturove ti.

E sot Vace per ta mbetesh akoma fuqi-dhenese. Je nostaligjia ime, je ne zemer te gjithe atyre qe u dhe shprese, qe bashke me mua e me ty sot vazhdojne te kendojne:

…KUR SHPERTHEN JETA E RE.

Faleminderit Vace
 
Lemza

O ra zilja më nisi frika
Msusi hyni në mësim
Por plot shqet'sim e ankth e prita
Kur ai thirri emrin tim

Unë asnjë fjalë s'kisha mësuar
Se mbrëmë në takim isha me ty
Po nisi lemza e bekuar
Në d'rrasë të zez një halë në sy

(refren)
Ohoho mos më ngacmo
Ohoho se më mundon
Tralalala ...

ا'më kujton kaq shpesh mor djalë
Lemz or lemz më ler të qetë
ثshtë turp i madh kur s'di një fjalë
Edhe lemza kisha mbet

M' ler moj lemzë se mbarova
اdo mësim unë do mësoj
Po të jap fjalën po kalova
Në takim më shpesh do shkoj

(Refreni dy herë)

Por lermë moj lemzë se mbarova
اdo mësim unë do mësoj
Po të jap fjalën po kalova
Në takim më shpesh do shkoj

Në takim më shpesh do shkoj
Në takim më shpesh do shkoj





Shqiperi o nena ime (Vaçe Zela)

Rrjedhin o mengjeset,
rrjedhin si ujevara,
ja keshtu mes njerezve,
jeta jone edhe hapat

Hyj dhe une mes tyre,
shtoj nje fjale, nje kenge,
eshte kjo kenge e jetes,
per ty Shqiperi,
per ty Shqiperi moj nane

Me merr ne krahet e tua,
si merr femijen nena,
qe ballin te ma puthi,
edhe dielli edhe hena.

Une marr nga drita jote,
ti merr nga zemra ime,
dhe dore per dore rendim,
e shtrenjta jeta ime.

Rrjedhin o buzembremjet,
rrjedhin kalterojne,
ne nje kend te globit,
rritim jeten tone

Hyj dhe une mes tyre,
shtoj nje fjale, nje kenge,
eshte kjo kenge per jeten,
per ty Shqiperi,
per ty Shqiperi moj nane
 
Marre nga "Shekulli"

Me rastin e nderimit të saj me titullin “Nderi i Kombit” është organizuar
një takim miqsh në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve
Vaçe Zela “këndon” edhe një herë për miqtë

Njerëzit lëviznin ngadalë për të zënë një copëz vend në sallën e ftohtë të
Lidhjes së Shkrimtarëve. اdokush përpiqej të mos e mbyste me asnjë lloj
zhurme (karrigeje ose bisede të zakonshme) zërin melodios që u endej rreth e
rrotull. Nuk donin ta “shqetësonin” Vaçe Zelën, ndërsa ajo këndonte edhe
prej së largu, këngët e saj të rinisë. Bashkëshorti i Vaçe Zelës, Pjetër
Radiqi, shtrëngonte duart e miqve që e uronin së pari për shërimin e shpejtë
të artistes dhe për titullin që asaj iu dha nga presidenti i Shqipërisë.
Ndërsa Hysni Zela qëndronte pranë një tryeze të vogël, mbi të cilën qëndronte
fotografia e motrës së tij të qeshur. Nëpër ato tinguj që lëshoheshin nga një
disk magnetofoni, një grua e thinjur u afrua pranë mikrofonit dhe nisi të
rrëfejë pakëz histori….
Ishte Violeta Librazhdi, shoqja e fëmijërisë së Vaçe Zelës. Kishte shkruar
një libër të tërë me kujtimet për Vaçen të cilin e prezantoi në atë takim (në
mbasditen e së enjtes). Ndër ato fletë, historia niste që nga fëmijëria,
atëherë kur Vaçja ishte nxënëse shkolle, atëherë kur veshi një vustan të
bardhë nusërie të sajuar me dorë, e doli me të në një koncert shkolle.
Ngjitej në një tribunë të improvizuar para Komitetit Ekzekutiv të Lushnjes
dhe mahniste njerëzinë me këngët “Piva ujë me dy bardhokë”, “Qilimi me mollë”
etj. Ngriti peshë njerëzinë me këngën “Azerbajxhan”. U bë artistja e vogël
e qytetit myzeqar. E kur grupet e shkollave shkonin për të dhënë shfaqje
nëpër fshatra, të gjithë pyesin- “A është ajo Vaçja”…Rëfimi i Violetës
rrjedh në të tjera kohë, në vitet e shkollës në Tiranë, në ditët kur për herë
të parë kishte parë miken e saj të zemrës me një kitarë në duar me të cilën
këndoi gjatë në dhomën e saj këngë që nuk mundej t’i këndoje dot në skenë.
Ishin këngë spanjolle, italiane e amerikane që i kishte mësuar “vjedhurazi”
nga radio. Pas dritares së shtëpisë ishin mbledhur me dhjetëra njerëz dhe
dëgjonin vajzën që këndonte aq ëmbël. Vonë e kishin kuptuar se të tjerët
ishin ngulur pas dritares. Kishin qeshur të dyja, kur ata duartokisnin pa
pushim. Pak kohë pas këtij “koncerti” të thjeshtë, në rrugët e Tiranës do të
ngjiteshin afishet “Këndon Vaçe Zela”…e kështu pas kësaj shfaqej çdo herë në
skenat e Tiranës e jashtë saj për të kënduar “Ndrisni ju llampa neoni”, “
Lemza”, “E shiu pikë-pikë”, “Gjyshja ime”, “Fëmijës së parë”, “Valsi i
lumturisë”, “Mesnatë” e të tjera e të tjera që kanë mbetur edhe sot himne të
muzikës shqiptare. Ca tinguj të këtyre këngëve u lëshuan edhe në sallën e
ftohtë të Lishjes së Shkrimtarëve, aty ku miq, familjarë e adhurues të Vaçe
Zelës ishin mbledhur të gjithë tok për nder të artistes së madhe, me rastin e
dhënies së titullit “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë, Alfred
Moisiu (ceremonia e dorëzimit të këtij titulli do të bëhet në 18 janar në
qytetin e Lushnjes). Ky takim u organizua nga Lidhja e Shkrimtarëve, shoqata “
Syri blu” dhe fondacioni “Soros”.

Kamenica në “Mesnatën” e Vaçes
Shumë e emocionuar, Vikena Kamenica ka nisur të këndojë muzikën napolitane
për të përshëndetur që nga larg artisten e madhe Vaçe Zela, mbretëreshën e
muzikës shqiptare. E shoqëruar nga orkestra e Akademisë së Arteve (nën
drejtimin e Robert Radosë) për minuta të tëra, zëri i Kamenicës ka
zëvendësuar tingujt e këngëve të Vaçe Zelës që ishin lëshuar në atë sallë nga
disku i një magnetofoni. Pas një pauze të shkurtër, Kamenica ka prezantuar
këngën e saj të radhës. Ishte “Mesnata” që riktheu në kujtesë kohën e ikur.
Duarttokitjet e gjata e emocionuan edhe më shumë Kamenicën. Përgëzimet e
mëpastajme e bënë që të ndihej mirë ndërsa kishte ndier frikë kur kishte
vendosur të këndonte në atë sallë “Mesnatën” e të madhes Vaçe Zela. “Nuk
është e thjeshtë të marrësh përsipër të këndosh perlat e muzikës shqiptare,
ato që kanë mbetur në kujtesën e njerëzve të ngjizura me imazhin e artistëve
tanë të mëdhenj. Ndaj ndieva pasiguri dhe shumë frikë edhe gjatë momentin që
këndoja. Nuk e dija se si do të tingëllonte në gojën time “Mesnata” e
magjishme e Vaçe Zelës”-thotë vetë Kamenica, ndërsa u thotë një “Faleminderit
” atyre që i afrohen për ta përgëzuar, atyre që i thonë “Ah moj vajzë na e
solle këtu Vaçen”. Ajo vë buzën në gaz dhe falendron pafund.

Takimi, në ndihmë për Vaçen…bashkëshorti reagon

Bashkëshorti i Vaçe Zelës: “Vaçja nuk ka nevojë për ndihma financiare”
Fondi i mbledhur do të dhurohet për fëmijët talasemikë
U tha në fillim të këtij takimi se miqtë dhe adhuruesit e këngëtares së madhe
mund të japin ndihmën e tyre financiare për kurimin e Vaçe Zelës. Edhe pas
mbarimit të mbrëmjes koncertale, kryetari i shoqatës “Syri blu”, Besim
Petrela, ka pohuar se është hapur një llogari bankare në emër të Vaçes. Por
ai nuk mundet të thotë se sa është shuma e mbledhur deri tani sepse kjo e
drejtë i takon vetëm familjarëve të saj. Përsa i përket parave të mbledhura
në takimin e së enjtes, pra në mbrëmjen koncertore me temë “Përshëndetje Vaçe
Zela”, bashkëshorti i Vaçe Zelës, z. Pjetër Rodiqi, sqaron se as ai e asnjëri
prej familjarëve nuk ka pasur dijeni për konceptimin e këtij aktiviteti si
një mbrëmje bamirësie për të ndihmuar këngëtaren e madhe. Duke falenderuar
organizatorët për nismën e marrë si dhe të gjithë të pranishmit për
kontributin e tyre modest dhe njëkohësisht tejet sinjifikativ, Rodiqi ka
sqaruar se Vaçe Zela nuk ka probleme financiare. “Vaçja kaloi një moment
vërtet shumë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore,- ka theksuar
ai - por për fat të mirë financat nuk përbëjnë asnjë problem për të dhe
familjarët e saj. E vetmja mungesë e pazëvendësueshme për të është largësia
nga miqtë dhe publiku shqiptar”. Më tej Rodiqi është shprehur se të ardhurat
e mbledhura për këngëtaren e madhe duhet të shkojnë tek ata që kanë vërtet
nevojë, dhe në këtë kontekst ai bëri të ditur se përfitues të shumës së
grumbulluar si pasojë e keqkuptimit, do të jenë fëmijët e prekur nga
talasemia.
__________________
 
kane thene per te.

Per Vaçen:

Zana Shuteriqi
Nuk bëj pjesë midis atyre që e njohin Vaçe Zelën nga afër, por midis mijëra shqiptarëve të tjerë që u pushtuan prej saj gjatë një peridhe 40- vjeçare. Kjo njohje për së largu është ndër të paktat arsye përse Vaçja tek ne u shndërrua gati në një mit. Arsyet e tjera janë të shumta, cilësisht të rralla për një brez të tërë që dijshëm apo vetëdijshëm i realizon kërkesat e komunikimit ngjeshur pas trupit të një radioje.

Ferdinand Deda
"Ishte një fat për ne njerëzit e artit të kishim mes nesh një këngëtare si Vaçe Zela. Kishte një forcë të madhe interpretative që lidhej me shkallën e lartë të frymëzimit artistik"

Avni Mula:
Ishte njeri i sakrificës, kurajoze dhe trime. Me kontributin që i solli këngës shqipe mbetet një artiste e madhe dhe patriote e vërtetë.

Hysni Zela
Nga zëri i saj kam marrë dhe unë. Por mos të harrojmë që "zëri Zela" ka transmetuar vokalin e mrekullueshëm të nënës tonë, Maja. Nuk është se e bëmë me fjalë me Vaçen se unë do merresha me këngën popullore dhe ajo me atë të muzikës së lehtë. Ndodhi krejt spontanisht kjo gjë.

Dritero Agolli
Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela hapi një epokë të re në të kënduarit e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë.
__________________


vace-zela-kas.jpg


dhe nje e koheve te fundit
XXX.JPG
 
Interviste me Vaçe Zelen, marre nga revista "FAKTI"

Interviste me Vaçe Zelen, marre nga revista "FAKTI"



JETOJ ME SHPRESثN SE Sث SHPEJTI DO Tث VIJ Nث SHQIPثRI!


Kengetare ka shume. Vaçe Zela eshte vetem nje.
Kengetaret kane zera te dnryshem por Vçe Zela kishte vendosur te matej me persosmerine.
Ajo kendonte er te kenaqur njerezit ne toke, per zerin e saj e kishin zili edhe zogjte ne qiell.

"Tani jam me mire dhe se shpejti mund te vij ne Tirane, ku dua te perqafoj me mall te gjithe shqiptaret". Keshtu eshte shprehur e mbytur nga lotet, nga Zvicra, mbreteresha e muzikes shqiptare, Vaçe Zela, e cila eshte konsideruar nga te gjithe brezat, si meteori i fatit qe i ra per pjese Shqiperise, ne vitet e zymta te diktatures. Atehere kur pjesa e prapme e tunelit shqiptar kishte vetem erresire, kenget e Vace Zeles i kenduan drites deri ne ate mase , saqe ajo vete u kthye ne nje pishtar.

Artistja e mrekullueshme e Shqiperise, me 7 Prill te ketij viti ka mbushur 66 vjec..Por Vace Zela qe prej 8 vjetesh ndodhej e semure ne nje qytet shume larg prej Shqiperise, ku trajtohej mjafte mire nga mjeket e huaj, nderkohe qe tek koka e krevatit i rinte bashkeshorti dhe e bija.
Dhe e gjithe kjo ngjarje tragjike per shendetin e Vace Zeles filloi para 7 vitesh krejt rastesisht kur ajo shkoi per te takuar te bijen e saj ne Zvicer.
Dhe pas dy operacioneve te njepasnjeshme, ylli i te gjitha epokave muzikore te Shqiperise rezultoi e paralizuar dhe e pa veten ne karrocat e spitaleve qe sherbejne per te transportuar invalidet.
Ajo qe dikur ka levizur diskun e horizontit te jetes shqiptare, tani gjendet krejt e palevizshme ne shtrat, nderkohe qe memorja e saj tanime i ka haruar shume emra shtetesh e kontinentesh. Por, emri i vetem qe mund te detyroje ate te leviz nga shtrati dhe te marre ne dore dorezen e telefonit eshte emri i SHQIPERISE , per te zhvilluar kete bashkebisedim.


- Si iu duk vleresimi per "100 kenget e shekullit"?

Vace Zela: Shume mire. Faleminderit te gjitheve. Faleminderit atyre qe nuk me harruan. As une nuk i harroj kurre.

- Si ndjeheni nje vit pas operacionit te fundit?

Vace Zela: Ca kohe isha e paralizuar, por tani ndjehem shume me mire. Kisha nje Ictus Cerebral dhe kjo me la pasoja. Mirepo tani e keqja kaloi.

- Sa iu mungon Shqiperia atje ne Zvicer?

Vace Zela: Me mungon shume. Shume shpejte do te hipi ne avion dhe do te vij. Aty kam te gjithe jeten time dhe gjithmone enderroj diten qe do te kthehem. I kam dashur te gjithe njerezit e vendit tim. Kam bere gjithcka qe kam mundur. Tani nuk bej dot asgje, sepse nuk kam mundesi.

- E mbani mend kur keni ikur nga Shqiperia?

Vace Zela: PO. E mbaj mend si tani. Ishte diell. Atje te gjithe ditet kishin diell dhe une e kujtoj gjithmone Shqiperine, si nje vend me shume drite.

- Cili ishte shkaku qe u larguat nga Shqiperia?

Vace Zela: Une nga Shqiperia nuk do te isha larguar kurre me deshiren time. Mirepo, atehere ika per te takuar vajzen time qe jetonte ne Zvicer.
E kisha parashkuar te rija disa jave e te kthehesha shpejte. Kur erdha tek vajza ne Zvicer, ndjeva disa dhimbje te lehta ne trup. Nuk doja te vizitohesha, por vajza ime tha se duhej te beja nje vizite. pastaj mjeket kerkuan te beja disa analiza dhe me thane se duhej te merrja ilaçe. ne fillim thane se ishte dicka e lehte, por nje dite me shtruan ne spital. Dhe, pasi u shtrova me operuan. Une i humba ndjenjat fare dhe, kur u permenda pas 48 oreve, ndjehesha e paralizuar. Keshtu kaluan shume kohe duke marre mjekime, drisa pata edhe nderhyrje te dyte. Tani ndjehem pak me mire dhe mjeket kane shume shpresa qe do te behem me mire.
Me kane thene se pas ca kohesh edhe mund te udhetoj.
Une kam shprese te vij ne Shqiperi.
Mbytem nga lotet kur mendoj se si do zbres ne Rinas. Flas me vellezerit dhe njerezit e mi.
I pyes gjere e gjate dhe kenaqem kur degjoj se jane mire. Ketu ku jam, degjoj shpesh edhe kenge nga Shqiperia. prekem shume prej tyre.

- A keni pasur shume shpenzime per sherimin tuaj dhe ilaçet?

Vace Zela: Nuk merrem me to, ketu i kam te siguruara te gjitha.

- Keni nevoje per ndihme financiare nga shteti shqiptar per pagesat ndaj spitaleve?

Vace Zela: Une nuk kam asnje nevoje te tille. Une dua te shoh Shqiperine dhe te vij atje ne Tirane. Te tjerat i kam te rregulluara te gjitha.

- A merrni pension special nga Shqiperia?

Vace Zela: Me mire pyesni vajzen time, se nuk merrem me ekto gjera.

- Ku punon vajza juaj?

Vace Zela: Ime bije punon ne nje vend te mire dhe merret me statistika.
Ajo dhe burri im jane kujdesur shume per mua.

- I mbani ne kasetofon kenget tuaja te dikurshme?

Vace Zela: Jo. kengetari i kendon kenget per njerezit.

- Perse?

Vace Zela: Iu a thashe. Une kenget nuk i kendova qe t'i degjoj vete. Ato i kendova per njerezit e mi dhe prekem kur me thone se ata i mbajne mend kenget e mia.

- Sa kohe keni pa i rene kitares?

Vace Zela: Shume kohe, nuk mbaj mend se sa kohe kam pa te. Duhet te mendohem ca, se fjalet nuk me kujtohen te gjitha. Ka kohe qe nuk i kam kenduar ato kenge.

- Kur keni dale ne skene per here te fundit?

Vace Zela: Ishte viti 1991. Mbaj mend se erdhem ketu ne Zvicer me nje grup artistesh nga Shqiperia. Kenduam per shqiptaret dhe nuk mund t'i harroj ato duartrokitje te fundit. Me therrin ne zemer, ngaqe e di se ika nga skena atehere kur njerezit kishin nevoje per kenget e mia.

- A besoni se gjendja ne Shqiperi do te rregullohet shpejte?

Vace Zela: Po, besoj shume. Ajo do te behet shume e mire dhe punet do te ecin mbare. PER MUA LE TE JETE SI TE JETE, SHQIPERIA ESHTE E MREKULLUESHME. Por iu lutem mos me beni te qaj.

- Si iu duken artistet e rinj te Shqiperise?

Vace Zela: Te shkelqyer. Nuk i njoh te gjithe, por muzika shqiptare i cudit te gjithe ne Festivalin Evropian. Dy here jemi prezentuar shkelqyeshem. Si te mos mburemi me vendin tone, kur edhe te huajt flasin fjale aq te mira per te?

- Iu vjen keq qe gjate jetes tuaj nuk kishit rast te kendonit neper festivale nderkombetare?

Vace Zela: S'ka gje. Une kendova per popullin tim. kendova per njerezit e thjeshte. jam e lumtur qe e bera kete. Atehere ata kishin nevoje per mua. Tani une kam nevoje per Shqiperine.

- Si e parashikoni te jete koha kur te vini ne Shqiperi?

Vace Zela: Le te jete si te jete, mjafton qe te vij.

- Cfare iu kujton kenga juaj "Lemza"?

Vace Zela: me kujtohet, ishte nje kenge shume e mire. Edhe kengetaret e tjera me te reja e kane kenduar shume mire.

- Po "Valsi i lumturise" cfare iu kujton?

Vace Zela: Ishte kenge e mrekullushme. Te gjithe e pelqenindhe e pelqejne akoma edhe sot.


****************************

- Le ti urojme se bashku sherim te shpejte veteranes se kenges se bukur shqipe, Vace Zeles dhe t'i urojme plotesim te deshires se saj te madhe per t'u kthyer sa me shpejte ne vendin e lindjes, ne Shqiperi!


ZeM
 
disa kenga nga Vace Zela

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=KHpTHb1Ag_U]YouTube - Vace Zela~Lemza[/ame]


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=eFUqslOUWC0&feature=related]YouTube - Vaçe Zela - Moj e bukura Shqipëri[/ame]


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=KQP1PXf46Os&feature=related]YouTube - Vace Zela - Ne Shtepine Tone[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top