Uruguai e Meksika vazhdojnë tutje

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Përfaqësuesja e Uruguait ka shënuar fitore minimale prej 1-0 përballë Meksikës, për të siguruar vendin e parë në Grupin A dhe për të shmangur Argjentinën në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.

Uruguai shfaqi lojë më të mirë në gjysmën e parë të takimit dhe kjo iu shpagua duke shënuar golin e epërsisë.

Diego Forlan dërgoi një top të bukur në drejtim të kokës së Luis Suarez, i cili mposhti portierin Oscar Perez (43’) dhe me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, Meksika ishte skuadër më kërkuese, duke qenë se ishte në disavantazh, mirëpo nuk arriti të shënojë golin e barazimit.

Me këtë fitore, Uruguai grumbullon shtatë pikë dhe kualifikohet nga vendi i parë në Grupin A, ndërkohë, përkundër humbjes dhe pikëve të barabarta me Afrikën e Jugut, Meksika kualifikohet në raundin tjetër falë golaverazhit më të mirë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top