Urbanizimi: Si duhet të jenë qytetet e së ardhmes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Metropole gjithmonë e më të mëdha, por që duhet t’u përshtaten më shumë nevojave të njerëzve. Në 2030-n, në qytete do të përqendrohet 60 për qind e popullsisë. Me pak fjalë, nuk duhet të ndërtosh qytete të reja, por të aplikosh sa më shumë të jetë e mundur modelet më të mira.
urbanizimi_si_duhet_te_jene_qy_1.jpg







Sipas parashikimeve të OBSH-së, qytetet do të vazhdojnë të popullohen gjithmonë e më shumë. Për më tepër, në vitin 2030, 60 për qind e popullsisë së botës do të jetë e urbanizuar, d.m.th, do të jetojë në qytet. Ndërsa, në 2050-n kjo shifër do të shkojë në 70 për qind. Por nëse për universitetin e Karolinës së Veriut, banorët e qyteteve i kanë kaluar ata të fshatit në mesin e 2007-s, për shumë të tjerë ky kalim ndodhi një vit më vonë. Me pak fjalë, gara drejt urbanizimit të tokës është e pandalshme. Në Kinë, kalimi definitiv drejt megapoleve u bë vetëm disa javë më parë. Por lind pyetja se, si munden qytetet të pranojnë miliona qytetarë të rinj? Më pesimistët ndoshta mendojnë skenarët e “Blade Runner” (filmi i vitit 1982, drejtuar nga Ridley Scott, i vendosur në Los Angeles, në vitin 2019). Megjithatë, me siguri duhet punuar tani për të ndërtuar qytetet ku mund të jetohet në të ardhmen. Pikërisht për këtë, OBSH-ja ka prezantuar programin ndërkombëtar “Healthy Cities”, një rrjet qytetesh “virtuoze”, që e bëjnë projektimin e shëndetshëm një shtyllë të administrimit publik. Në Europë, ky rrjet numëron rreth 1300 qytete. “Zgjidhjet për qytetet e mira ekzistojnë dhe janë përhapur gjithandej. Për shembull, Frajburgu në Gjermani, është qyteti i qëndrueshmërisë urbane, falë mënyrës dhe materialit të ndërtimit të shtëpive, përdorimit të energjisë diellore, hapësirave të gjelbra etj. Në Lisbonë, për shembull, i është kushtuar shumë rëndësi linjës së tramvajit, ndërsa në qytete të tjera nëpër Europë është vënë theksi tek përdorimi i biçikletave. Të tjerë kanë krijuar të ashtuquajturit ‘pedibus’ për të shoqëruar fëmijët që shkojnë në këmbë në shkollë. Me pak fjalë, nuk duhet të ndërtosh qytete të reja, por të aplikosh sa më shumë të jetë e mundur modelet më të mira”. Në të vërtetë, planifikimi i strukturës urbane ka shumë rëndësi: një kërkim australian, për shembull, ka treguar se sa më mirë të jenë organizuar hapësirat e gjelbra brenda një lagjeje, aq më pak fëmijët kalojnë kohë përpara televizorit apo videolojërave. Mbi fëmijët janë përqendruar edhe shumë projekte të tjera, si për shembull, ato për të favorizuar aktivitetet motore pas shkollës apo mensat me programe për të luftuar obezitetin. Shumë e përhapur është edhe bindja mbi nevojën e investimeve në mjetet alternative për të lëvizur, si transportet publike apo makinat elektrike dhe mundësinë e hapësirave që mund të favorizojnë aktivitetet sportive spontane, duke qenë se jo të gjithë mund të regjistrohen në palestër. “Projektimi i një qyteti të shëndetshëm kalon nga mundësitë e barabarta: duhet gjetur mënyra për t’u garantuar fëmijëve, të moshuarve dhe njerëzve në nevojë, aksesin ndaj aktiviteteve fizike dhe atyre sociale. Të gjitha këto lloj ndërhyrjesh nuk duhen parë si shpenzime, por si një kursim i mirë. Si e vetmja rrugë për të ardhmen e një qyteti dhe shteti krejtësisht social”, - shpjegojnë specialistët e urbanizimit. Që kursimi është krejtësisht i mundur, e nënvizon edhe Giuseppe La Torre, docent i higjienës në Universitetin “La Sapienza”, në Romë. Ai tregon rezultatet e studimit europian HEREPLUS (Health Risk from Environmental Pollution Levels), që sapo është mbyllur: “Në Madrid, Romë, Athinë apo Gjermani, kemi llogaritur impaktin e hapësirës së gjelbër mbi ndotjen e shkaktuar nga makinat. U zbulua se në Romë, nëse nuk do të kishim hapësira të gjelbra publike, duhet të shpenzonim 2-3 milionë euro për ozonin dhe 3-4 milionë të tjera për impaktin e gazit në shëndetin publik. Rritja e hapësirave të gjelbra na bënte që të kursenim në drejtime të tjera”. Hapësirat sipas nevojave të njeriut, janë një tjetër problem për qytetet e populluara: një kërkim në New Hampshire ka treguar se, kur shumë gjëra janë afër dhe të arritshme me këmbë, si për shembull dyqane, restorante, biblioteka, zyra dhe parqe, komuniteti jeton më mirë dhe beson më shumë tek të tjerët. Pra, fakti është se sa më shumë krijohen lidhje mes hapësirave urbane, aq më shumë favorizohet shëndeti mendor dhe fizik i qytetarëve: qëllimi, shpjegojnë specialistët, është të krijohen qytetet ku është e mundur për të gjithë të spostohen në këmbë apo me biçikletë për të arritur tek dyqanet apo shërbimet. Për momentin, qytetet e vogla dhe mesatare janë një model për t’u ndjekur. “Një qytet me 200-300 mijë banorë është mjaftueshëm i madh për të garantuar punë, shkollim dhe mundësi kulturore. Ai mund të përshkohet edhe me biçikletë brenda një kohe të shkurtër”./Yll press
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top