Ukrainasit hedhin në erë sistemin raktor të rusëve, e godasin gjatë natës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Ukrainasit hedhin në erë sistemin raktor të rusëve, e godasin gjatë natës​

1692090020111.png
Forcat speciale të ushtrisë ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë sistemin raketor të rusëve, gjatë një sulmi të planifikuar gjatë natës.
Pamjet e publikuara nga brigada e 73-të e marinës ukrainase, shfaq katër sisteme raketore që shkatërrohen nga forcat ukrainase, transmeton Telegrafi.

Videoja është realizuar nga ajri me dron, ku në një moment nga fluturakja pa pilot hidhet një bombë e cila përfundon pikërisht mbi sistemin raketor.
Sulme të tilla me dron nga ana e ukrainasve janë duke u bërë çdo ditë e më shumë, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse si në makineri luftarake ashtu dhe në personel.

E nga ana tjetër, ushtria e Vladimir Putinit po vazhdon të kryej sulme ajrore mbi infrastrukturën civile të Ukrainës, duke mos kursyer askënd dhe asgjë. /Telegrafi/
 
Dhe kjo me duket si ai pamja qe tregonin per ate ushtarakun Iraninan qe doli qe ishin pamje nga nje videogame (Call of duty) nese nuk gaboj 😂😂
Everything that we see, is manipolated thoshte dikush dikur..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top