Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

Debat – Një faqe online takimesh që shënjestron të martuarit po akuzohet se ka shkelur ligjin. Një gjykatë në Francë duhet të vendosë tani nëse kompania po shkel Kodin Civil, duke i nxitur çiftet të tradhtojnë

uebsajti-i-flirteve-2.jpg


ثshtë e lejueshme për një uebsajt të promovojë tradhtinë bashkëshortore, kur kjo parashikohet nga ligji francez? Kjo është një pyetje që aktualisht po shtjellohet në një proces gjyqësor që ka si të paditur kompaninë franceze Gleeden, që menaxhon atë që është faqe e konceptuar për femrat e martuara.

Lidhja Katolike e Familjeve (ACF) e zemëruar prej reklamimit në transportin publik ka ngritur një, padi duke kundërshtuar ligjshmërinë e faqes. Mund të duket si diçka e çuditshme, por avokatët e lidhjes mendojnë se ata mund të kenë shumë gjasa për të fituar.

Kjo për shkak se nocioni i besnikërisë, që përbën një pjesë të rëndësishme të martesës, është shprehimisht i parashikuar në Kodin Civil francez.

Në nenin 212 të Kodit Civil, sanksionohet: “Të martuarit duhet të respektojnë njëri-tjetrin, t’i jenë besnikë, t’i ndihmojnë dhe t’i gjenden pranë”.

“Ka shumë faqe të tjera interneti që promovojnë kontaktin seksual midis individëve, por çfarë e bën Gleeden të ndryshëm është se modeli i biznesit të kësaj kompanie bazohet mbi tradhtinë bashkëshortore”, – thotë Jean-Marie Andres, presidente e Lidhjes së Familjeve Katolike.

“E deklaron haptazi se qëllimi i saj është t’u ofrojë grave të martuara mundësitë për të bërë seks jashtëmartesor. Por këtu në Francë, njerëzit dhe Parlamenti janë të gjithë në një mendje se martesa është një zotim publik. ثshtë ligj. اfarë po përpiqemi të bëjmë është që t’i tregojmë se ligji ka kuptim”, – tha ajo.

Gleeden nuk tërhiqet nga akuza se ka shënjestruar gratë e martuara. Në fakt, këto gra të lidhura me martesë janë grupi i publikut që kompania i ka vënë syrin. Reklamat që ngjallën neveri te konservatorët dhe katolikët inkurajonin femrat të mendonin se tradhtia është e lejueshme dhe qejf.

Një poster i shfaqur në autobusë dhe metro tregon një grua tërheqëse në fustan nusërie me gishtat e kryqëzuara pas shpine. Mesazhi është i qartë: betimet janë për dështaket.

I themeluar në 2009, uebsajti thotë se ka 2.3 milionë anëtare në Europë përfshirë 1 milion në Francë. Ka veprimtari më të vogla në SHBA dhe vende të tjera.

Sipas modelit të Gleeden, femrat nuk paguajnë për t’u regjistruar në faqe. Burrat blejnë kredite, duke zhbllokuar nivele të ndryshme të femrave të regjistruara. Ndonëse është e pamundur të matet me saktësi, Gleeden thotë se rreth 80 për qind e njerëzve janë në fakt të martuar.

Margot, një parisiene 44-vjeçare, është një nga përdorueset. Ajo është e martuar prej vitesh, por nuk është e kënaqur nga jeta seksuale. Megjithatë, ajo nuk ka si qëllim të lërë burrin e saj.

“E zgjodha Gleeden posaçërisht se është për njerëz të martuar. Do të thotë se personi që do takosh e njeh situatën ku je. Nuk ka mashtrime, ne flasim haptazi për burrat, gratë dhe fëmijët”.

“Gjithashtu kur jemi të dy të martuar, e pranojmë që çfarë duam nga njëri-tjetri. ثshtë më e lehtë për t’i mbajtur gjërat e pandërlikuara. Ne respektojmë jetën private të secilit”.

Margot pranon, megjithatë, se shumica e burrave që ajo ka takuar nëpërmjet Gleeden kanë qenë nën-optimal. “Pothuajse të gjithë ata kanë qenë sharlatanë”, thotë ajo. Po ashtu thotë se e kupton përse disa njerëz shokohen nga mënyra sesi uebsajti e reklamon veten.

“Le të themi të drejtën, po promovon tradhtinë. Në fakt, po e shet atë. Po bën para prej saj. Njerëzit mund të shtyhen lehtësisht në këto akte përmes këtyre reklamave”, – thotë ajo.

“Megjithatë le të mos jemi hipokritë. Nuk është bardhezi. Në shumë martesa tradhtia ndodh në një pikë, por ndonjëherë edhe i bën mirë”, përfundon ajo.

Përfaqësuesit e Gleeden thonë pak a shumë të njëjtën gjë. “Ne kemi shumë klientë që na thonë se të pasurit e një kopshti sekret i ka shpëtuar nga largimi prej martesës”, – thotë zëdhënësja Solene Paillet.

Megjithatë, pika më e fortë e mbrojtjes së tyre është liria e fjalës. “Ne nuk e shpikëm tradhtinë, ajo ka ekzistuar edhe kur nuk ishim ne”.

Megjithatë juridikisht, kompania mund të jetë në rrugën e gabuar. “Duke organizuar njohje midis njerëzve të martuar është e mundur të argumentosh se Gleeden po i nxit çiftet të dhunojnë detyrimet civile”, – thotë Stephane Valory, një specialist i çështjeve familjare. Gjithsesi vendimi i mbetet gjykatës.
G.shqip
 
Titulli: Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

Keto francezet kane shume komplekse.

Duan vete?:D cfare faji ka faqja e shkrete
 
Titulli: Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

Imagjino sa poshte ka ra Franca (vendi i aventurave dhe romances) tani qe i kan hy keta myslymanet dhe jevgjit. Shif ca i kan bo the ligjeve:

Në nenin 212 të Kodit Civil, sanksionohet: “Të martuarit duhet të respektojnë njëri-tjetrin, t’i jenë besnikë, t’i ndihmojnë dhe t’i gjenden pranë”.

Kam pershytpjen se kan per ta fitu gjyqin keta pasi nuk e dija qe Franca te ishte kaq vend idiot qe ta bej kete pike ne ligj.
 
Titulli: Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

Mire ja kane bere turp te kene lol
 
Titulli: Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

Lidhja Katolike e Familjeve (ACF) e zemëruar prej reklamimit në transportin publik ka ngritur një, padi duke kundërshtuar ligjshmërinë e faqes. Mund të duket si diçka e çuditshme, por avokatët e lidhjes mendojnë se ata mund të kenë shumë gjasa për të fituar.

Ne fakt kete padine e paske bere LIdhja katolike, dhe s'besoj te kete lidhje me muslimanet apo jevgjit ;)
 
Titulli: Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

gjynah i hoqen francezve buken nga goja
 
Titulli: Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

ti cojme nje note proteste franzeve qe ta rimendojne twice....po gjynah...po nuku benet kshu
shqiptaret po kane nga tre dashnore pa uebsajt fare....francezet ne tako
 
Titulli: Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

Une do hudh kete FB ne gjygj, ngelen tu me gjujt ne FB spo e manaxhoj dot inboxin :D
 
Titulli: Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

normal ke bo gjysmen e tr friends lol
 
Titulli: Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

Ne fakt kete padine e paske bere LIdhja katolike, dhe s'besoj te kete lidhje me muslimanet apo jevgjit ;)
Nji m.. jan dhe ata Soulmind. Ketyre Francezeve po i humb kultura dhe identiteti si komb ... aty desha me dal un. Po bohen komb emigrantesh si Amerikanet. Nuk dun ti fyejne "mysafiret" dhe fut nja 100 ligje kot.
 
Titulli: Uebsajti i flirteve hidhet në gjyq për nxitje të tradhtisë bashkëshortore

Nese me te vertete do denohej website per nje gje te tille atehere duhet te protestojne te gjithe Charlit e lirise seksuale :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top