emigrimi im ne vend te huaj ka filluar shpejt,reth fundviti 92',ishte dimer,ftohte,debora binte me vrull.
por ne nuk kishim ftohte se gjaku na ziente neper vena dhe mosha adoleshente bente te sajen.kaluam kufirin naten,reth ores 1 te nates,ishim 3 shoke dhe ai qe do na nxirte.i rame doganes te kapshtices nga siper e siper ne pyll.ca ushtare greke na pane por bente ftohte dhe slevizen nga vendi.ne ecnim neper debore dhe syte i kishim kater.ecem nja 2 ore naten deri ne fshatin e pare,e kaluam dhe ate dhe pastaj na tha njeriu qe na nxori te rrinim aty te prisnim makinen qe do vinte,prit e prit hic,ne nje cast kalovi policia greke dhe ne u hodhem ne nje grope qe ishte aty,iken ata dhe u ngritem prape.erdhi makina jone,nje makine me rimorkio,ndalovi,na mori dhe ecem.do shkonim ne selanik ne fillim qe te linim nje shokun tone aty dhe ne te tjeret do shkonim ne athine.leket ishin atehere 80.000 dhrahmi per njeri por leket do ti mernin kur te arinim ne destinacion.prinderit sdinin gje por lek kishim ne se mereshim qe te tre me tregti qe atehere ne korce. aritem ne selanik,ne periferi lame shokun tone.ate e prisnin njerezit e tij aty.ikem dhe ne .ishim shume te lodhur dhe ja futem me gjume,ishim afer athines kur u ngritem por ne nuk na priste njeri,do shkonim tek nje shoku tone i gjimnazit qe kishte nja 2 vjet aty.kishte ikur 16 vjec ne kohen qe vrisnin neper kufi.kishte zene shtepine e tij ai dhe do rinim ca kohe aty sa te stabilizoheshim. u ndruam ne makine,hoqem rrobat e rrugs dhe veshem ca rroba te tjera qe i kishim blere kastile per kete rast.na la ne nje vend shoferi grek dhe qe aty morem nje taksi,dija pak greqisht une se kisha pasur pune me greke dhe kisha mesuar ca.i thashe adresen dhe ai ngaqe sdinim na vertiste neper athine(me vone e mora vesh kete gje,kur mesova rruget e athines),dhe me ne fund na shpuri tek shtepia e shokut.ai s'ishte ne shtepi,ishte ne pune dhe ne rrinim tek dera dhe prisnim,erdhi dreka,hengrem ca buke aty dhe me ne fund erdhi ai,u gezua na futi brenda,beme banjo,fjetem prape nja 3 ore dhe pastaj na nxori xhiro.
keshtu filloi jeta ime ne emigrim!
pastaj te tera gjerat moren rrugen e tyre.
me gjeti pune,fillova pune si pllakaxhi,ika nga ai pronar,fillova ne fabrike me ushqim kafshesh,gjeta shtepi me vete.solla prinderit me lek,u bera baze per dajon me familjen e tij,tezen me familjen e saj,xhaxhait me familjen e tij.
ika dhe nga ai,fillova punen tek pronari qe ndenjta 12 vjet tek ai.
puna u hap,u rrit dhe ai nuk i mbante te gjitha dyqanet dot dhe keshtu ja mora nje dyqan une,ate qe kam tani e 3 vjet,jam sh mire,psikologjikisht,ekonomikisht,shoqerisht,familjarisht etj etj.
te gjitha keto ariten me pune dhe lufte te perditshme.
kjo ishte historia e emigrimit tim.