Turizmi në Shqipëri, 1 milionë turistë vetëm në 2 muaj

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Sipas operatorëve turistikë, bukuria e bregdetit, përmirësimi i infrastrukturës si dhe çmimet e lira, janë ato që vazhdojnë të tërheqin pushuesit e huaj
turizmi-plazhMë shumë se 1 milionë pushues, kanë vizituar vendin tonë gjatë dy muajve të parë të sezonit veror. E kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm gjatë muajve në vijim. Sipas operatorëve turistikë bukuria e bregdetit shqiptar, përmirësimi i infrastrukturës si dhe çmimet e lira, janë ato që vazhdojnë të tërheqin pushuesit e huaj, kryesisht ata rajonalë, drejt vendit tonë. Sadik Malaj, Kryetar i Unionit të Operatorëve Turistikë thotë: "Këtë vit shihet një interesim më i madh i pushuesve të huaj që duan të vizitojnë Shqipërinë. Aktualisht prurjet turistike kanë qenë më të larta në krahasim me një vit më parë. Turistët vijnë kryesisht nga vendet e rajonit, ndërkohë që duket qartë një fluks turistësh nga Kosova pas hapjes së tunelit në rrugën Durrës-Kukës." Po ashtu rritje është vënë re edhe në kategorinë e pushuesve “outgoing” ose ata që dalin jashtë Shqipërisë për të pushuar ku destinacionet më të preferuara edhe për këtë vit vazhdojnë të ngelen Turqia dhe Egjipti. Por vendimi për heqjen e vizave me Kroacinë nga data 1 Korrik deri në fund të muajt Tetor, ka bërë që shumë shqiptarë të interesohen për të kaluar pushimet edhe në këtë vend. "Heqja e vizave me Kroacinë – vijon Malaj - ka bërë që shumë qytetarë të interesohen për të kaluar pushimet në këtë vend. Ndërkohë ata që udhëtojnë drejt këtij vendi, duhet të kenë edhe një rezervim hoteli ku do qëndrojnë". Operatorët turistikë parashikojnë se këtë vit, vendi ynë do të vizitohet nga 10 deri në 15 për qind më shumë turistë, krahasuar me një vit më parë.
ikub
 
Titulli: Turizmi në Shqipëri, 1 milionë turistë vetëm në 2 muaj

Lajme i mire ky ,mbi te gjitha rritet biznesi ...rritet buxheti shtetit .....e tejkalohet kriza .
Ne Vlore kane filluar ndryshimet e para ,turistet nga vende te ndryshme ...kane filluar frekuentimin e plazheve e lokaleve te nates .
 
Titulli: Turizmi në Shqipëri, 1 milionë turistë vetëm në 2 muaj

me keto rritme Spanja Italia Greqia Kroacia dhe Turqia duhet te na kene friken LOL LOL LOL
sa qef kane te genjejne veten keta more aman
 
Titulli: Turizmi në Shqipëri, 1 milionë turistë vetëm në 2 muaj

Pershtypja nga disa turist

Mirupafshim Butrint, mirë se erdhët në Kandaharin e Talibanëve Nga Richard Hodges | 02/07/2010

Thonë se ç'do vend ka në krye qeverinë që meriton. I meritojnë shqiptarët talibanët? Duke udhëtuar me makinë ndanë "pyllit" të hoteleve të zbrazëta dhe gjysmë të ndërtuara në Sarandë, përgjatë rrugës së re për në Butrint, miqtë e mi amerikanë më pyetën se pse më pëlqente të merresha me arkeologji në Shqipëri.


Nuk kisha kohë t'u përgjigjesha; kishim arritur në Ksamil. Këtu, me qindra shtëpi të shkatërruara, gjysma të dëmtuara, të mbetura si përmendore të një çasti marrëzie të qeverisë. Mund të jenë ndërtime të paligjshme, por t'i shkatërrosh ato në kulmin e sezonit turistik veror dhe në një kohë krize botërore ekonomike, tregon gjithçka duhet të dini për "orientimin bashkëkohor të vendit".


Një nga bashkudhëtarët e mi amerikanë tha thjesht: "Duket si Kandahar këtu". Kaq mjaftonte të thuhej. Bukuria sublime e këtij vendi është kthyer tashmë në temë talljeje ndërkombëtare. Shaka tragjike: "Një vend i administruar nga talibanët...?" Sjellim ndër mend vandalizmin mbi statujat madhështore budiste në Afganistan...


Rruga që tani dhunon ullishtat e Parkut Kombëtar të Butrintit të ngjall thjesht neveri. ثshtë e vështirë të përshkruash mentalitetin e Ministrisë vendase të Kulturës që ka lejuar këtë shkatërrim. Të gjithë që kanë gisht në këtë vandalizëm, do të kenë një vend të caktuar në një listë të gjatë emrash të këqij për Shqipërinë. Miqtë e mi e pëlqyen oazin e Butrintit, të ruajtur deri më sot nga e keqja më e madhe, por nuk kishin asnjë lloj ambicieje për t'u kthyer. S'po përmend këtu mundësinë zero për t'ia rekomanduar Shqipërinë miqve të tyre.


2010 - Fillon tatëpjeta turistike e Butrintit


Brenda Butrintit formulova një listë të plotë të gjendjes së monumenteve atje: - Nuk vazhdon më konservimi i kushtueshëm i Pallatit të Trikonkës - ثshtë hequr skena e drunjtë në teatër dhe nuk është pastruar uji - Janë zbardhur e vjetruar tabelat moderne dhe të kushtueshme të informacionit, dhuruar nga Fondacioni Butrinti - Dritat në muze nuk janë më funksionale (janë djegur llambat) dhe gjurmët e minjve të kujtojnë një nga problemet e administrimit - Tryezat në kafenenë e akropolit janë mbuluar me xhama të thyer.


Kafeneja, sigurisht, është e mbyllur.
Ndërsa Fondacioni Butrinti vazhdon një program konservimi dhe administrimi të zonës pyjore në Butrint, një brigadë zanatçinjsh vendas vazhdojnë me zell punën e vet, duke mbrojtur këtë qendër të brishtë arkeologjike poshtë çadrës së zonës pyjore.


"Të paktën të huajt treguakan kujdes" - thanë bashkudhëtarët e mi. Unë u përtypa, duke e ditur se edhe vendasit kujdesen.


Ca më keq, mbi ngushticën e Korfuzit, në kalanë e Ali Pashës që ruan grykëderdhjen e kanalit të Vivarit - një fortesë e studiuar (dhe e botuar vitin e shkuar në revistën ndërkombëtare të Antikitetit) nga një ekip i Universitetit të Granadës, Spanjë, gati po e humbet një nga të katër kullat e saj.


Në strukturën e saj është shfaqur një e çarë e thellë, që zmadhohet rrezikshëm. Ky ledh mbrojtës, i ngritur nga pashai i madh për të penguar britanikët të lundronin drejt Butrintit, është një nga perlat e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKOS. اfarë bëjnë autoritetet e parkut për t'u mbrojtur nga ky makth?


اfarë ka bërë Ministria e Kulturës? Mund ta merrni me mend? Si mundet që qeveria shqiptare tregon aq pak kujdes për kalanë, Butrintin apo madje edhe vetë UNESCO-n? Butrinti pati vitin e shkuar më shumë se 50.000 turistë, apo 75,000 po t'i besosh përllogaritjeve të Fondacionit Butrinti.


Duke e shumëzuar këtë shifër me pagesën prej 5 eurosh për hyrje, të ardhurat e Parkut kapin një shumë prej 250,000 apo 350,000 eurosh në vit. Duke e ditur së pagat e stafit kapin një shumë prej 25,000 eurosh, ku shkon pjesa që mbetet? Sigurisht, jo në Butrint.


Ajo shkon në mbështetje të qeverisë shqiptare që ka lejuar ndërtimin e një rruge të re në park dhe hedhjes në erë të ndërtimeve pa leje. Padyshim që këto të ardhura paguajnë rrugëndërtuesit në mënyrë që Butrinti më pas të rrethohet nga vilat e miqve të qeverisë.
Bashkudhëtarët e mi amerikanë psherëtinë të lehtësuar kur mbërritën në Greqi dhe vazhduan ta quajnë Butrintin, Kandahar, më pas udhëtuan për në Turqi dhe që aty në Gjeorgji dhe Armeni. "Një herë në Shqipërinë e Talibanëve, - thanë ata, - është mjaft
 
Titulli: Turizmi në Shqipëri, 1 milionë turistë vetëm në 2 muaj

po eshte e vertet se kame nja 2 shoke qe brenda 3 muajsh kane hyre dhe dale nga kapshtica pasi shkojne per pune ne greqi nuk gjejne dhe kthehen perseri dhe sipas szakonit shqipetare keta numurohen per turiste,dhe mua me futi turiste pasi shkova per pashaporten dhe te takoja njerzit
 
Titulli: Turizmi në Shqipëri, 1 milionë turistë vetëm në 2 muaj

Sarandë, me pushime në HELL!

Nga Arber Thesproti

*Greqishtja eshte kthyer si nje gjuhe nderkombetare, kurse Greqia si qendra e botes. C’fare mjerimi! E kishte mire britaniku Gill qe e barazoi rininë shqiptare me kurrva dhe gangstere. Vajza dhe nena te reja me gjoksin dhe kurizin jashte, me fustane te shkurtra dy gishte nen breke, dridhen dhe perdridhen si ato kuckat e liga. Te rinje arrogante e te paturpe, mbushin rruget dhe diskot e ndjekin vajzat me veshtrimin e tyre te eger dhe epshor


Nje rruge e gjate drejt perles jugore Sarandes. Nje mall dhe deshire per te pare qytetin tim te lindjes, qytetin qe me nderonte ne syte e te huajve, sa here qe ju tregoja fotografite dhe pejsazhet e saj te bukura. Mendoja se po shkoja drejt kesaj Sarande te endrave te mija, por ne fakt, kisha mare rrugen drjt HELLIT.

Portat e ferrit u hapen sa aritem ne fshatin Metoq. Qendra e ketij fshati kishte humbur plotesishte dhe me mundim dallohej rruga kryesore. Sheshi ne qender te fshatit ishe zene nga disa ndertime te shemtuara. Ajo qe te binte me shume ne sy dhe qe e kishte perpire qenderen, ishte nje karakatine dykateshe qe shiste cisterna per uji. Gjithe sheshi ishte mbushur dhe rrethuar nga keto baule gjigante alumini qe shkelqenin qe tutje dhe te kujtonin portat e ndriteshme te HELLIT. Mirserdhe ne HELL i dashur vizitor, pushime te mbara ne sketere!

Diku i kam lexuar keto fjale, por kuptimin e qarte e mesova sa hyra ne kufite e Sarandes. Ne Qafen e Gjashtes qe dikur gjelberonte nga pishat dhe ullishtet, shifeshin vetem ndertime te tepruara e pa kritere. Nje i cmendur, kishte dashur te zinte dhe bllokonte rrugen kryesore. Bemat e ketij ksizofreni e kishin detyruar rrugen e shkrete te devijonte nga aksi i sai i qemotshem dhe te leshohej poshte drejte Sarandes si nje rrepire e krijuar nga rrebeshet qe tani ishte kthyer ne nje monopat ter balte dhe pluhur. Te vetequajtura vila dykateshe e pesekateshe, te mbaruara e te pa mbaruara, karburante dhe klube te shumta i ishin qepur rruges nga te dyja anet e saje dhe po e gllaberinin te gjithen pakez e nga pakez. Nje katrahur e vertet ndertimesh, te gjitha kishin mbire si nga dheu dhe te perpinin perbrenta pa patur mundesine te shifje asgje. Panorama e mahniteshme e detit dhe dritave te qytetit qe reflektonte mbi uje, ishte shdukur pergjithmone. Dora e Djallit te mallkuar dukej ngado. Pishat e famshme 70 vjecare qe dikur hijeshonin per bukuri rrugen deri ne qender te Sarandes, nuk egzistonin por shin prere te gjitha me preteksin e zgjerimit te rrugez. Nje krim te tille, vetem dorra e djallit mund ta bente, sarandiotet e vertete se benin kurre. Sic duket 40 shenjtoret tani ja kane lene vendin 40 hajduteve qe ndodhi kjo masaker e papare.

Saranda ime kishte ndryshuar plotesishte, ishte kthyer ne nje Palestine te vertete ku nuk te shifte syri asnje fie barre, por vetem shijoje me bollek pluhurin me oke qe te servirte ambienti i ndotur nga ndertimet dhe zhuritia e hatashme per nje pikez uje.

Nuk kishte mbetur asnje copez lulishte, nuk shifej asnje stol ku dikur uleshin pleqte dhe loznin domino e letra. Kjo panorame paqedashese ishte shdukur pergjithmone.
Nje cmenduri kolektive e kishte kthyer Saranden ne nje gurrore qe germohej e germohej deri ne qender te tokes.

Vetem ne Sarande shikon cmendurira me karburante poshte pallateve dhjete kateshe! Mina me sahate qe po plasen, shkrrumb e hi do ta bejne gjithe Saranden. Po kush pyete per to, atje asnjeri s’do t’ja dije, te gjithe jane cmendur.

Katet e para te pallateve jan kthyer ne duqane ku shiten breke me oke. Pacamure rangallash te dala boje nga dielli veleviten si flamuj evgjitesh javes rruges dhe presin qe dikush ti bleje. Menhane te shumta qe afroin gjeremez me lopate per pianecet e shumte qe vine verdalle e rrekelline si te babazitur rraki te farmakosur, kane zene gjith qendren e Sarandes. Trotuare te shkateruara nga makinat qe parkoin mbi to dhe kalimtare te shumte qe detyrohen te ecin ne mes te rruges. Ne qender te Sarandes, vece lulishtetes qe eshte per tu admiruar, ndodhet dhe nje sheshpushim goxha i madhe i shtruar dikur per bukuri, por tani ishte shkateruar plotesishte nga makinat e shumta qe e kane kthyer ne nje vende-parkim. Ligjet e qarkullimit rrugor nuk i njefe njeri, as polici qe drejton qarkullimin. Nje anarshi e plote ku ndihet plotesishte mungesa e shtetit, nje Kandahar i vertet.

Me e prekeshmia, me e dhimbshmia, ishte buza e detit qe ishte zaptuar plotesishte nga ndertimet e shumta. Ana e detit ishte zene nga hotelet e shumte shumekateshe qe kishin gllaberuar dhe plazhet. Pronaret s’lejonin njeri te bente plazhe para prones se tyre. Paguaj 1000 leke per cadren e diellit dhe 4000 leke per dy krevatet e plazhit dhe atehere ishe i lejuar te laheshe ne dete. Plazhit, pasuris se quytetit i kishin dale “pronaret”, kurse sarandiotet dhe turistet te ngrohen ne diell po nuk paguajn tarifat e kripura te ketyre te pacipeve. Nga njera ane Bashkia ju bente thirje plazhisteve te mos paguanin asnje qindarke se plazhet jane prone e perbashket e qytetit, kurse nga ana tjeter plazhet ja u kishte dhene me qera gangstereve. Nje fukara qe u genjye nga thirjet e Bashkise dhe provoi te kundershtonte “bosin” e plazhit, perfundoi me fytyre te gjakosur nga grushtat e gangstereve qe jane kthyer ne zoter te vertete te ketyre plazheve, kuptohet me bekimin e Bashkise.

Mbremja i lane mekatet e dites dhe fsheh brenta mantelit te saj te erret mekataret e shumte qe kerkoin si te hazdisur nje vende defrimi. Mbas xhiros se zakonshme ne bulevardin kryesore javes detit qe po i meret fryma nga qoskat e shumta qe shesin nga te gjitha dhe azgje, i vjene rradha defrimit te cfrenuar neper qoshe dhe vrima dhe keto vende orrgjishe jane te shumta dhe te shtrira ne gjithe buzen e detit. Pupet dhe diskot jane zoteruesit e darkes mekatare. Muzika e tyre e cmendur, degjohet ngado dhe ne cdo cepe te Sarandes. Nje katrahure e vertet melodish muzikore qe filloin qe nga daullet e fisefe Zulu dhe vazhdojne me rap muzik dhe perfundimisht mbremien e dominon muzika melankolike e pianeceve te buzuqeve greke. Degjon e shefe, qarje dhe lote, dashnore, Rrugaçë dhe rrospi te shumta qe shuajn etjen e tyre nen goten e uzos greke dhe me mbrapa cfryjne epshet ne dhomat e moteleve te pista qe bien era perce. Buzuqi grek i shoqeron ne orrgjite e tyre. Greqishtja eshte kthyer si nje gjuhe nderkombetare, kurse Greqia si qendra e botes. C’far mjerimi! E kishte mire britaniku Gill qe e barazoi rinin shqiptare me kurrva dhe gangstere. Vajza dhe nena te reja me gjoksin dhe kurizin jashte, me fustane te shkurtra dy gishte nen breke, dridhen dhe perdridhen si ato kuckat e liga. Te rinje arrogante e te paturpe, mbushin rruget dhe diskot e ndjekin vajzat me veshtrimin e tyre te eger dhe epshor. Te pa edukate, te pa kulture. Nje fjalor i piset dele nga goja e tyre e ndyre qe qelbet era alkol, kurse trupi ju bie ere te hidhet amonjaku qe te pervelon hundet. Kultura e breckave dhe pianeceve te buzuqeve te nates qe na erdhi si dhurate nga pertej detit, dominone gjithe jeten e qytetit. Fuck Eladhen per kete anarshi dhe katrahure qe mbolli ne qytetin tim. Fuck gjuhen e tyre. Fuck edukaten dhe kulturen greke qe po e bastardone racen shqiptare. Fuck te gjithe shqiptaret e helenizuar.

Me fjalet e Nolit te madhe tek poezia “javes Lumenjve” po i jape funde pershtypjeve te mia ne viziten time ne sketre: javes detit i palare/ javes drites i papare/ Prane dijes i panxene/ Lakuriq dhe i brengosur/ Trup e shpirte i sakatosur/ Sec e shemben derbederet/
Mercenaret dhe “bejleret”/ Sec e shtypen jabaxhinjte/ Sec e shtrydhen fajdexhinjte/ Sec e prene e sec e vrane/ Ce shkateruan anembane…..

Mos haro i dashur turist qe viziton qytetin tim, je i mirpritur ne sketere. Welcome to Hell!
 
Titulli: Turizmi në Shqipëri, 1 milionë turistë vetëm në 2 muaj

Problemet e medha ekonomike qe bota ka hasur kete vit kane bere qe njerezit ne mbare globin te zgjedhin destinacione te tjera turistike pervec atyre tradicionale. Nje destinacion qe po lulezon ne syte e turisteve nderkombetare eshte Shqiperia.

Organizata britanike "Helium" e konsideruar si tryeza me e madhe elektronike e gazetareve, shkrimtareve dhe agjenteve turistike dhe te pasurive te paluajtshme, shkruan se Shqiperia ofron male, lumenj, bregdet te jashtezakonshem dhe ambiente te rehatshme per vizitoret e huaj. Shkrimtarja Katerina Nikolas thote se Shqiperia apelon vecanerisht ata udhetare te pavarur qe duan te eksplorojne nje vend, qe ndonese nuk eshte futur akoma ne epoken e modernes, perben nje gur te cmuar.

Edhe ata qe kerkojne nje pakete turistike me cmime te uleta kane avantazhin te pushojne me se miri ne Shqiperi. Hotele luksoze po lulezojne ne zonat bregdetare per te akomoduar turistet e shumte qe tani ka arritur ne mbi 2 milione ne vit, vazhdon me tej Nikolas.

Vendet me te preferuara, te cilat jane vleresuar shume nga turistet e huaj qe tashme e kane rivizituar Shqiperine jane Saranda, Vlora e Tirana. Nje gje eshte e sigurt, mbyllet artikulli i "Helium", se nese Shqiperia behet nje vend anetar i Bashkimit Europian, popullariteti i saj si nje vend i bukur dhe i lire turistik do te rritet duke ua kaluar edhe destinacioneve me te mira te Europes.

Pervec turizmit, Shqiperia ofron shume lehtesira dhe mundesi te arta edhe ne fushen e investimeve, sidomos ne pasurite e paluajtshme. Per organizaten britanike, "Helium", Shqiperia eshte destinacioni i preferuar i rradhes i investitoreve, sepse Shqiperia eshte nje vend ku pervec se ka nje bregdet te mrekullueshem, cmimet jane te perballueshme, dy faktore keto qe kapin gjithmone interesin e investitoreve dhe ndertuesve.

Investitoret e huaj inkurajohen nga "Helium" te zgjedhin Saranden, Durresin, Vloren dhe Tiranen per te perfituar nga zhvillimi i shpejte ne keto qytete, Per me teper investimi ne keto zona mund te rezultoje ne nje perfitim afatgjate per te gjithe. Mesazhi nga "Helium" per investitoret e huaj eshte i qarte: Shkoni ne Shqiperi!
infoal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top