Turistët e huaj, ja çfarë vizitojnë në Shqipëri.....

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Kur turistët kosovarë dhe maqedonas kanë nisur ta lënë Durrësin për të pushuar drejt Vlorës apo Sarandës, turistët e kulturës, ata anglezë, gjermanë, italianë, holandezë e shumë të tjerë preferojnë që Shqipërisë për thuajse një javë të vizitojnë Butrintin, Gjirokastrën e së fundi edhe Beratin. Nga një vëzhgim i shpejtë në ato pak agjenci turistike shqiptare që merren me organizimin e tureve për turistët e kulturës, mund të mësosh se edhe pse janë rritur kërkesat, ende mbetet e vështirë që një organizim i turistëve të krahasohet me standardet e agjencive të vendeve të tjera si Turqia, apo Egjipti, ku shumë shqiptarë janë drejtuar për të kaluar pushimet e tyre. Kjo, shpjeguar nga vetë operatorët turistikë që kanë marrë përsipër të promovojnë Shqipërinë, përveç mungesës së infrastrukturës rrugore, ka si arsye edhe tregun informal të industrisë së saponisur të turizmit.

Destinacionet

Vlora dhe Saranda për plazhet dhe Butrinti, Gjirokastra dhe së fundi Berati renditen në listën e vendeve më të vizituara nga turistët e kulturës. Ajo që mbetet tepër pozitive, është fakti se shumica e operatorëve turistikë që merren me “incoming”, ardhjen e turistëve të huaj në vend, e theksojnë fare qartë rritjen e dukshme të kërkesave që vijnë nga jashtë Shqipërisë.

Ndërsa turistët e plazheve, pas qëndrimit një apo dyditor në kryeqytet, rendin drejt Vlorës dhe Sarandës për të qëndruar thuajse një javë, turistët e kulturës organizohen në ture, me qëllim që në ato pak ditë që qëndrojnë të vizitojnë sa më shumë të munden. Kështu, agjencitë turistike nuk mund ta mohojnë kurrsesi edhe një lloj orientimi që u bëjnë klientëve të tyre sa i përket përbërjes së tureve, por nga ana tjetër edhe vetë turistët kanë diçka në mendje. Sigurisht, që pas bisedave që kanë kryer me miqtë e tyre, një formë e sigurt e marketingut që i bëhet Shqipërisë, turistët e këtij lloji kërkojnë të vizitojnë me patjetër Butrintin e Gjirokastrën. Ndër të tjera po vizitohet së fundi edhe Kruja dhe Berati, ku ky i fundit, pasi i është shtuar listës së qyteteve që mbrohen nga “UNESKO”, ka ngjallur kërshërinë e turistëve që shkelin Shqipërinë. “Ajo që është e re në këtë vit, është kërkesa e klientëve për të vizituar Bylisin apo Varret e Kamenicës, dy destinacione të rinj në listën e vendeve më të frekuentuara”,- shprehet për gazetën “Shekulli”, administratori i një prej agjencive turistike, Kliton Gërxhani. Sa i përket turistëve të plazheve, Gërxhani thotë se ende kryesojnë shumicën e numrit të pushuesve të huaj në Shqipëri. “Këtë vit ka edhe një shtesë të madhe të numrit të maqedonasve, por gjithashtu edhe të shqiptarëve që banojnë jashtë vendit”,- bën me dije Gërxhani.

Origjina e turistëve

Maqedonia, Kosova e më tej Mali i Zi duket se janë vendet kryesore për nga nisen turistët që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri. Por kryesisht nga këto vende kanë hyrë në Shqipëri për të pushuar pranë bregdetit të Adriatikut ose të Jonit. Ndërsa për të vizituar pikat kulturore dhe arkeologjike në vend mbeten më shumë të interesuar italianët, gjermanët, anglezët, serbët dhe grekët. Nëse i bën një ndarje Europës e Amerikës, sipas interesimit të banorëve të tyre për Shqipërinë, mund të shohësh se më shumë mbeten të interesuar banorët e kontinentit tonë. “Ndër turistët e Europës Veriperëndimore mbeten gjermanët, anglezët, italianët, holandezët dhe grekët, që kryesisht e vizitojnë Shqipërinë në mënyrë individuale. Ndërsa nga Europa Qendrore shihet një interesim i dukshëm nga çekët, polakët e sllovenët. Nuk duhet harruar interesimi i turistëve amerikanë, kanadezë, japonezë, kinezë dhe tajlandezë”,- tregon Gërxhani. Në bazë edhe të qëllimit të vizitës që turistët i bëjnë Shqipërisë, zgjat edhe periudha e qëndrimit. Për ata që frekuentojnë plazhet nga një javë deri në 15 ditë, kurse për turistët e kulturës, ditët maksimale mund të numërohen vetëm deri në 7.

Pse Shqipëria?

Operatorët turistikë kërkojnë t’i bëjnë një shpjegim të arsyeshëm rritjes së numrit të turistëve drejt vendit tonë. Sipas tyre, jo gjithçka lidhet me spotet publicitare në televizione ndërkombëtare, edhe pse ato e kanë krijuar një lloj efekti. “Rritja është shumë graduale, pra nga viti në vit, ka një shtesë të dukshme turistësh. Duhet thënë se, pasi shumë turistë kanë zbuluar Kroacinë dhe Malin e Zi, kanë një tendencë edhe për të zbuluar Shqipërinë, kryesisht nëpërmjet formës së njohur që dy vetë flasin me tre të tjerë, tre me shtatë e kështu me radhë. Nuk duhet mohuar se kjo tendencë për të njohur Shqipërinë, vjen edhe prej stabilitetit politik, ekonomik dhe social që ata dinë, por nga ana tjetër vjen edhe prej nevojës për një destinacion të ri turistik në axhendën e çdo turisti”,- shpjegon administratori i një prej agjencive që presin turistë të huaj, Kliton Gërxhani.

Kurse në këndvështrimin e kostos, duket se Shqipëria përfiton ende përparësi. Sepse të pushosh në Mal të Zi apo në Greqi, dy vende konkurruese me Shqipërinë sa i përket pozitës gjeografike dhe pasurive natyrore, kushton më shumë.

Agjencitë e huaja: Numri i turistëve maqedonas në Shqipëri rritet me 88%

Numri i turistëve maqedonas që kanë hyrë në Shqipëri është rritur me 88 për qind për këtë vit. Mbi 1 mijë pushues maqedonas kanë shkelur kufirin shqiptar, duke braktisur si destinacion pushimi Greqinë, për shkak edhe të konfliktit që është ende i pranishëm sa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë. Ky fakt bëhet i ditur nga Agjencia Bullgare e Lajmeve “Fokus”, e cila pasi i referohet burimeve greke të informacionit, bën me dije se numri i turistëve maqedonas që i drejtoheshin Greqisë ka rënë ndjeshëm. Sipas agjencisë së lajmeve “Fokus”, pritet që gjatë këtij muaji të ketë edhe një dyfishim të numrit të maqedonasve që i janë drejtuar Shqipërisë. Një nga arsyet e braktisjes që pushuesit maqedonas u kanë bërë destinacioneve tradicionale, Greqisë dhe Malit të Zi është edhe kostoja e lartë e pushimeve. Edhe pse vitin e kaluar maqedonasit kanë patur si destinacion kryesor Durrësin, këtë vit duket se kanë dëshiruar të zbulojnë një tjetër destinacion të ri për ta, Vlorën. Në këtë qytet gjatë muajit korrik dhe ditëve të para të gushtit, konfirmuar edhe nga korrespondentja e “Shekullit”, Anila Peçi, është shtuar ndjeshëm numri i turistëve maqedonas, por edhe i turistëve kosovarë që kishin prenotuar pushimet.

Turizmi, mungojnë paketat turistike për vendasit

Mbeten ende në varësi të organizimit vetjak pushimet në Shqipëri. Agjencitë turistike në Tiranë thonë se nuk disponojnë paketa turistike për vendasit, duke u fokusuar më shumë tek turistët e huaj që duan të njohin Shqipërinë. Sipas tyre, kjo ndodh për shkak se turistët shqiptarë i besojnë më shumë njohjeve të tyre individuale për të zgjedhur hotelet apo plazhet në qytetet shqiptare. “Nuk kemi paketa për qytetet bregdetare shqiptare”,- thotë një nga punonjëset e një prej agjencive në Tiranë. Por sipas operatorëve turistikë, mungesa e këtyre paketave vjen edhe prej faktit se industria e turizmit në vendin tonë është ende e pazhvilluar. Nga ana tjetër, vetë administratorët e hoteleve nuk preferojnë që t’u japin çmime më të lira agjencive turistike, në këmbim të një fluksi më të lartë turistësh. Kështu, shqiptarët me banim në Shqipëri duhet të presin edhe më, derisa agjencitë turistike që merren me promovimin e Shqipërisë, t’u ofrojnë paketa turistike konkurruese, krahasuar me çmimet që mund të gjejnë individualisht në destinacionet ku duan të shkojnë.

Vendet më të frekuentuara

-Tirana

-Durrësi

-Shkodra

-Korça

-Lezha

-Butrinti

-Gjirokastra

-Berati

-Apolonia

-Bylisi

-Varret e Kamenicës

Shifra

386 772

ثshtë numri i përgjithshëm i turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri nga janari deri në muajin qershor të këtij viti.

28

Për qind e turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri nga muaji janar e deri në muajin qershor të këtij viti janë nga Maqedonia.

25

Për qind e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri nga muaji janar e deri në muajin qershor të këtij viti janë shqiptarë të Kosovës.

13

Për qind e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri në janar-qershor janë nga Mali i Zi, 9 për qind janë italianë, 8 për qind serbë, 5 për qind grekë dhe 4 për qind anglezë.

TTKi5zSsDVKDnEhs3pUmNByLaJE0Ne2F-9AfQrVd8saA6m8qH-.jpg

Marr nga LajmeShqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top