"Tundimet Satanike" jo me Tabu.

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Lirikat dikur të ndaluara vijnë premierë absolute më 3 tetor, nën koreografinë e Arian Sukniqit, ku marrin pjesë rreth 150 artistë, përfshi muzikantët, korin e balerinët

Individi në kërkim të fatit dhe të dashurisë, por edhe i tunduar nga veset. Një shfaqje ku e mira dhe e keqja që vihen përballë, por kësaj here në një tjetër dimension. Edhe pse vepra është ndërtuar me nocione fetare e biblike, ideja kryesore që përcillet me anë të kësaj shfaqjeje është se për të arritur diçka në jetë, pavarësisht fatit, të duhet një luftë e madhe. Këtë peshë e ka marrë përsipër koreografi Arian Sukniqi, i cili bën përgatitjet e fundit para mbrëmjes së madhe në Teatrin e Operës dhe Baletit. “Bëhet fjalë për lirikat e “Carmina Burana”, një vepër koreografiko-vokale e kompozuar nga kompozitori gjerman Karl Orf. Një grup i madh profesionistësh janë duke punuar për të vënë në skenë “Carmina Burana”, një balet që dikur ishte “tabu”. Kjo vepër është përshtatur për realitetin shqiptar dhe, po ta shikosh, duket si një tjetër shfaqje nga ato që unë kam dhënë në këto shtete”, shprehet ai. Por koreografi Arian Sukniqi është munduar të sjellë dimension dhe hyrje të reja, në mënyrë që kjo shfaqje të jetë gjigante. Në këtë kërkim, që është njerëzor dhe i gjithhershëm, ai bëhet pjesë e shumë ambienteve. Njihet me të mirën dhe të keqen. Ai nis në këtë mënyrë të njohë jetën. I ndodh edhe të zhgënjehet, të infektohet nga ngarkesa e shoqërisë, por po aq nis edhe ta dojë atë. Kështu nis të shpërfaqet edhe figura e djallit, i cili i fanitet në çdo moment, duke i prishur gjithçka që personazhi kryesor nis të ndërtojë. Djalli e shtyn atë drejt veseve. Nis të pijë alkool, fillon të frekuentojë kazinotë, luan me letra bixhozi (që janë të projektuara edhe në skenë). Me pak fjalë, vepra i bën vetëm koment fatit të mirë dhe të keq, ndërsa strukturën konceptuale koreografike e ka krijuar koreografi Arian Sukniqi. Nga sa mësojmë, ajo zhvillohet pa një subjekt të caktuar dhe nxjerr në pah rëndësinë e fatit në jetën njerëzore, në një jetë gjatë së cilës ai përballet edhe me tundimet satanike, që në vepër identifikohen me djallin, i cili në çdo moment është i gatshëm të ndikojë në koshiencën njerëzore. Si koncept bazë shfaqja do të zhvillohet në formën e një muzikali, nën një gjuhë koreografike me dominancë neoklasike. Për t’u theksuar është se, përveç trupës së baletit, të gjithë pjesëmarrësit do të aktrojnë në skenë. Shfaqja zgjat një orë e dhjetë minuta, një shfaqje e cila është ndryshe nga ato që ne jemi mësuar të shohim. Shfaqja e kësaj vepre përkon dhe me “Javën Gjermane të Kulturës”, apo siç ka nisur të quhet “Tetori gjerman”. Kjo pjesë e re baleti rikthen në skenë Sukniqin pas një mungese të gjatë, i cili është shprehur se shpreson të sjellë një shfaqje të mirë, jo për të treguar vlerat e tij, sesa për t’u kthyer besimin atyre njerëzve, të cilët i dhanë mundësinë që të kthehej në skenë. Kjo vepër madhështore, e cila do të vihet në skenën e Teatrit të Operës, ka një domethënie të veçantë për të. “Carmina Burana” ka jetuar, është zhvilluar dhe konceptuar brenda tij për thuajse pesë vjet, qëkur e njohu për herë të parë, ashtu rastësisht gjatë një turneu në Suedi. Atëherë vetëm sa e preku pak në mënyrë sipërfaqësore, kur bashkë me trupën e shkollës së baletit vepra u shfaq në Poloni, Suedi e Gjermani. Sukniqit megjithatë i mbeti në mendje. Dashuria erotike dhe filozofia e kohës do të rrëfehen nëpërmjet lirikave dhe një muzike me një forcë të madhe ritmike. Por “Carmina Burana” nuk është një nga ato veprat klasike të cilat jemi mësuar të ngjiten në skenën e Teatrit të Operës. Klasike, por edhe me ritme të forta nga ana tjetër, ajo është ndoshta një ndër veprat më revolucionare të konceptuara më 1900-ën. Për realizimin e veprës duket se koreografi i ka qëndruar gjithnjë besnik asaj, muzikës dhe tekstit të saj. Realizimi i shfaqjes muziko-koreografike konsiston në arritjen e një uniteti artistik, ku çdo element i veçantë i shërben tërësisë së zbërthimit të përmbajtjes dhe synohet impakti i madh me publikun dhe sidomos me të rinjtë, ekspozimin e plotë të vlerave të muzikës gjermane të shek. XX, realizimin e një produksioni skenik dhe televiziv që promovon artistët, duke sjellë në skenën shqiptare muzikore një vepër që ka mesazh të qartë filozofik. Por Sukniqi tregon se fillimisht dëshironte ta sillte veprën me një frymë shqiptare dhe të përcillte elemente kombëtare shqiptare në skenë. Por hoqi dorë, jo sepse u tremb apo nuk pati kurajë, por se vepra vjen për herë të parë në skenë dhe ai dëshironte të njihej ndryshe me të. “Carmina Burana” u kompozua nga Orf në vitet 1936-1937, frymëzuar nga 24 poema të shkëputura nga një dorëshkrim mesjetar i zbuluar në shek. XIX, në një manastir në Bavari, që mban të njëjtin titull. Të gjitha lirikat e “Carmina Burana” ishin të destinuara të shoqëroheshin me muzikë, edhe pse kjo për një kohë të gjatë nuk u arrit, duke krijuar në këtë mënyrë edhe hapësira e liri interpretative. Kjo vepër ka arritur deri në ditët tona, falë punës së realizuar nga gjermani Karl Orf, i cili risolli muzikën e atëhershme, duke u mbështetur në tekstet mesjetare. Për herë të parë vepra u shfaq në Gjermani me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike të Mynihut. Për shumë vite vepra u paragjykua dhe ndalohej rreptësisht të rivihej në skenë, derisa në fund të viteve ‘90 e deri tani ajo është bërë pjesë e repertorit bazë të teatrove më prestigjiozë të botës. Shfaqja më 3 tetor në skenë përkon edhe me festimet e 55-vjetorit të krijimit të TKOBAP-së. “Carmina Burana” vihet në skenë me muzikë të Karl Orf, nën koreografinë e Arian Sukniqit, me skenografi e kostume të Arlind Halilit. Kori do të drejtohet nga Dritan Lumshi, ndërsa dirigjimi i orkestrës i është besuar italianit Fabio Pirona.



Korrieri
 
Pse cdo teme qe ke hapur ka kte ikonen ":D" ??

Kto duket sikur jan tema per te qeshur kur vendos kete ikone!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top