Tufinë, gjendet i vdekur një 42-vjeçar

Një 42-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Tufinë, Tiranë. Sipas policisë, viktima është Fatbardh Mahmut Allushi, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur dje pas mesditës.

Pranë trupit të pajetë të 42-vjeçarit, uniformat blu kanë gjetur një armë gjahu të tipit “Brenda”, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia ka hedhur fillimisht dyshimet për vetëvrasje në kushte të depresionit nervor. Por nga ekspertiza që i është bërë trupit ka rezultuar që plaga vdekjeprurëse gjendet në pjesën e pasme të kokës.

Ndërkohë, vijojnë hetimet mbi ngjarjen.

Burimi G.Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top