Truri apo zemra?

Lauri

Anunnak
Dilma :unsure:

Unë dua një tru në vend të një zemre, tha dordoleci, sepse një budalla nuk do të dinte se çfarë të bënte me një zemër, edhe nëse ai do ta kishte një të tillë.

Ndërsa unë do ta marr zemrën, u përgjigj druvari prej llamarine, sepse inteligjenca nuk e bën një person të lumtur, dhe lumturia është gjëja më e bukur në botë.

FB_IMG_1581015042034.jpg

Po ti? Që nuk je as dordolec dhe as druvar prej llamarine, cilën do merrje :p ?
 
Po thon që, dashuria është triumfi i fantazisë mbi inteligjencën. :unsure: :)
 
Zemra ndien në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë thote truri
 
Në tru fshehet llogjika, ndërsa në zemër ndjenjat. Cilën do të ndjekësh ndiqe, por nuk u shpëton pasojave.
Nuk i takoj grupit që përfundojnë me 'SIKUR', prandaj kam ndjekur zemrën me trurin si truprojë. Dhe besoj do vazhdoj akoma kështu. :)
 
Në tru fshehet llogjika, ndërsa në zemër ndjenjat.
dhe ndjenjat ne tru jane. Kur ndjejme truri i jep sinjale trupit, prodhon adrenaline me teper endorfine etj ben qe zemra te rrahe me shume te ushqehemi me pak se jemi ngop me dashni dmth etj etj.

Pra cdo gje eshte ke truri. Zot ma mbaj trurin e shendetshem
 
Nje zemer tjeter qe te behemi One se trurin e kam marshalla. ?
 
Bera te flase dordolecin pa tru, dhe druvarin prej llamarine pa zëmër.
Na futen në dilemë gjithë forumin :unsure: :p
 
dhe ndjenjat ne tru jane. Kur ndjejme truri i jep sinjale trupit, prodhon adrenaline me teper endorfine etj ben qe zemra te rrahe me shume te ushqehemi me pak se jemi ngop me dashni dmth etj etj.

Pra cdo gje eshte ke truri. Zot ma mbaj trurin e shendetshem

Në pikëpamje anatomike dhe nëse flasim për sistemin nervor autonom, jam dakord përveç një gjë:
Sinjalet elektrike të neuroneve që aktivizojnë zemrën janë ndryshe. Quhet sistemi elektrik, sepse sinjali fillon në barkushen e zemrës, dhe po të nxirët zemra nga trupi dhe të futet në ujë me kripë, ajo ende do të rrahë....
Nejse se u zgjata, ishte në pikëpamje tjetër ajo që postova ;)
 
Truri dhe zemra.
Zemra per ata qe kane zemer,truri per ata qe kane tru. :p
 
Kur flas me ty @Daisy, atehere eshte tjeter gje...

Po te te them dua nje tru, s’do me besoje se do thoshje se ky qe kam mjafton dhe tepron... ?

Ndaj do te te genjej, do bej si zemerthyer (per ty!), dhe do them dua nje zemer per boshllekun qe kam ne kraharor... ??
 
Gjithkush kerkon ate qe se ka
Ne i kemi te dyja e si perfundim , zgjedhim mos kemi asnjeren
Sa bukur rreshket ti, si ngjala qe nuk kapet dot :)
 
Kur flas me ty @Daisy, atehere eshte tjeter gje...

Po te te them dua nje tru, s’do me besoje se do thoshje se ky qe kam mjafton dhe tepron... ?

Ndaj do te te genjej, do bej si zemerthyer (per ty!), dhe do them dua nje zemer per boshllekun qe kam ne kraharor... ??

Si perfundim po me genjen apo po me thua te verteten lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top