Trupat ruse zbarkojnë në Shqipëri, reagon Ministria e Mbrojtjes

legjenda

Tetova
Kodheli: Nuk cënon asnjë sekret

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka sqaruar praninë një grupi ushtarakësh rus në vendin tonë që po inspektojnë armatimet. Kodheli ka sqaruar se ky është një detyrim që lind nga të qenit anëtar i organizatës europiane për siguri OSBE dhe inspektimi nuk cënon asnjë sekret. Këto deklarata, Ministrja e Mbrojtjes i bëri gjatë një konferencë shtypi sëbashku me Ministrin Britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka sqaruar per mediat pranine e një grupi ushtarakësh rus në vendin tone, të cilët po inspektojnë armatimet dhe zonat ku ushtria jonë kryen stërvitje.

Kodheli tha se ky grup ushtarakësh ndodhen në Shqipëri per një procedurë rutinë, një detyrim që lind nga të qenit anëtar i organizatës eruopiane për siguri OSBE dhe inspektimi nuk cënon asnjë sekret.

Kodheli: “Kjo s’ka të bëjë fare me vendet e NATO-s, Rusia është anëtare e OSBE dhe duke u bazuar në këto veprimtari, Shqipëria e Rusia kryejnë veprimtari të armë kontrollit në vendet respektive. Vendet kanë nënshkruar një konventë të armëve të kontrollit dhe kjo është një procedurë rutinë që bëhet çdo vit, misioni i tyre përfundon në datën 30. Zonat e ndërhyrjes së tyre është e mirëpërcaktuar. Ky inspektim nuk cnëon ansjë informacion sekret të ushtrisë, përfshi këtu edhe të NATO-s”.

Këto deklarata Ministrja e Mbrojtjes e bëri gjatë një konferencë shtypi Ministrit britanik të Mbrojtjes Michael Fallon, i cili theksoi se NATO dhe Shqipëria mbeten të angazhuar për luftën kundër terrorizmit.Fallon: “Dua të shpreh përforcimin e marrëdhënieve mes vendeve të aleancës. Duke iu referuar demokracive parlamentare dhe vendeve tona duhet të adresojnë kërcënime të përbashkëta si terrorizmi, korrupsioni ndaj duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë. Në bashkëpunim me BE për përballimin e kërcënimeve. Britania ka qëndrim se krijimi i një force tjetër që mund të dublikojë ushtrinë e NATO-s nuk është domsodoshmëri por jemi në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate europiane për tu përballur me kërcënimet e ndryshme që i kanosen vendeve”.

Ministrja deklaroi se lufta kundër terrorizmit do të jetë një luftë e përbashkët, ndërsa ai e ftoi homologun britanik, Michael Fallon, që t’i bashkohet Shqipërisë për ngritjen e qendrës kundër luftëtarëve të huaj.
auto_14445968_1112737948809544_5622183402037436514_n1475081656.jpg
http://botasot.info
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top