Trump habit me qëndrimet e tij, organizatën kurde e quan më të keqe se ISIS

Vajza

🪡
PKK “mbase” përbën kërcënim më të madh terrorist sesa organizata terroriste DEASH, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).“Tani PKK, e cila është pjesë e kurdëve, siç e dini, është ndoshta më e keqe në terror dhe kërcënim më i madh terrorist në shumë mënyra sesa DEASH-i”, tha Trump gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin Italian Sergio Mattarella.“Unë nuk do të përfshihem në një luftë midis Turqisë dhe Sirisë, veçanërisht kur, nëse i shikoni kurdët, përsëri e them këtë me shumë respekt, ata nuk janë engjëj…Ne po bëjmë që kurdët të duken si engjëj”, tha ai, duke iu referuar organizatës terroriste YPG/PKK.Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.Ankaraja vazhdimisht ka potencuar se operacioni nuk ka në shënjestër kurdët, por synon ta pastrojë rajonin nga organizata terroriste PKK dhe dega e saj siriane YPG.Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top