Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Зngjεll

___________
Komisari i zgjerimit të BE, Olli Rehn i kujtoi Turqisë se garantimi i "lirive bazë" dhe "sekularizimi demokratik" janë parakushtet për anëtarësimin e vendit në BE. BE dhe Turqia bënë bilancin paraprak të negociatave.

Përfaqësuesit e BE dhe të Turqisë vetëkuptohet që pas takimit të tyre në Pragë ishin përgatitur shumë mirë për një pyetje të gazetarëve: ministrat, komisarët dhe gazetarët e mbajnë mend mirë se çfarë tha rreth dy javë më parë presidenti i SHBA, Barak Obama për Turqinë. Sipas mendimit të tij, Turqia e ka vendin në BE. Edhe Obama e vizitoi kryeqytetin çek, në kuadër të udhëtimit të tij në Evropë. Tani atje përfundoi takimi midis delegacioneve të BE-së dhe Turqisë. Të dyja palët theksuan para gazetarëve, kryesisht interesat e përbashkëta. Reporterët e pyetën ministrin e jashtëm të اekisë dhe kryetarin e radhës të BE, Karel Shvarcenberg (Schwarzenberg) menjëherë për angazhimin e Obamas për Turqinë. Shvarcenbergu kujtoi se synimi i këtij takimi ishte përshpejtimi i negociatave të anëtarësimit të Turqisë me BE: "Pikërisht për këtë arsye jemi këtu. Mendoj se apeli i presidentit Obama është shumë i këndshëm, dhe me të ai gjen dyer të hapura."

Nga pikëpamja diplomatike më konkretisht u shpreh komisari i zgjerimit të BE-së, Olli Ren (Rehn). Ai gëzohet që Obama punon në të njëjtin drejtim si BE, tha ai. Por, Olli Ren ishte shumë i qartënë disa drejtime të tjera. Ai e inkurajoi qeverinë turke që të pajtohet me Armeninë dhe kërkoi reforma më të shpejta: "Ne e nxisim Turqinë që të ripërtërijë kushtetutën si dhe të forcojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve të saj. Këto reforma nuk janë të rëndësishme vetëm për procesin e anëtarësimit, por edhe për Turqinë."

Ministri i jashtëm turk, Ali Babaçan kërkoi nga ana e tij, që në kuadër të negociatave të mbyllen shpejt kapitujt e caktuar. Ai kundërshtoi kritikat për zvarritjet me qëllime politike. Deri tani, negociatat janë hapur në 10 sektorë. Vetëm kapitulli i Shkencës dhe Kërkimeve Shkencore konsiderohet i përfunduar: "Procesi i negociatave, pranimi i Turqisë në BE u vendos njëzëri nga të gjitha shtetet e BE-së. Ne vërejmë herë pas here përfytyrime të ndryshme të shteteve anëtare për arritjet përfundimtare, që duhen realizuar. Kjo ndryshon, kryesisht prej zgjedhjeve dhe ndryshimi të qeverive dhe të presidentëve, por kjo është gjë normale."

Ministri i jashtëm turk kishte parasysh me këtë, rezistencën e presidentit francez, Nikolas Sarkozi (Sarkozy). Ai është kundërshtar i deklaruar i anëtarësimit të Turqisë në BE. Qeveria suedeze do të marrë në verë presidencën e radhës të BE-së. Prandaj, në takim mori pjesë edhe ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt. Ai tha se pas SHBA-së, Turqia është për nga rëndësia, partneri i dytë strategjik i BE-së.

Autor: Gerwald Herter / Auron Dodi
Redaktoi: Aida Cama
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat


Obama deklaron ne sumitin e prages USA-UE se "Turqia duhet te hyje ne BE, nese Europa e ben nje gje te tille do te ishte nje senjal inkurajues drejt vendeve muslimane". Por nuk ka vonuar qe te vije replika e presidentit frances Nikolas Sarkozy, ne nje interviste per kanalin francez TF1 ka deklaruar se, "kam qene gjithmone kunder aderimit te Turqise ne BE dhe gjithmone do te jem".
Kunder aderimit te Turqise ne BE eshte edhe Gjermania dhe kjo ka qene edhe arsyeja qe dje ne sumitin e NATO-s Turqia ka tentuar qe te veje veton e saje kunder presidentit te ri te NATO-s kryeministrit danez Rasmusen, me pretekstin e karikatuave te disa gazetave daneze mbi profetin Muhamed te pak viteve me pare. Nder te tjera Sarkozy deklaroi se, "pozicioni im ndaj aderimit te Turqise ne BE nuk ka ndryshuar dhe nuk do te ndryshoje" por ajo qe spikat me shume eshte se "pjesa me e madhe e vendeve te BE-se e mendojne si une" shtoi Sarkozy.
Ndersa nga ane tjeter edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e mendon pak a shume si Sarkozy, "nje bashkepunim mes BE-se dhe Turqise eshte i rendesishem, por duhet te shikojme se ne ç'menyre" theksoi ajo ne Prage. Dhe gjithmone sipas Merkel rruga me e mire do te ishte "nje partenership i priveligjuar" me Ankarane. Megjithate Merkel qe ka qene gjithmone e ftohte per hyrjen e Turqise ne Europe, thekson se "asgje nuk eshte vendosur akoma". "Jemi ende duke diskutuar se ne ç'fare forme duhet te jete lidhja mes BE-se dhe Turqise, si nje partenership i priveligjuar apo si nje aderim i plote ne BE".
Kurse ajo qe eshte me e rendesishme eshte plani 8 pikesh qe ka paraqitur Italia per hyrjen ne BE te vendeve te Ballkanit prendimore. Sipas ministrit te jashtem italian Franco Frattini, "afrimi i vendeve te Ballkanit prendimore me Europen eshte teper i ngadalte" dhe plani 8 pikesh eshte nje tip road map qe do te ndihmonte ne integrimin e vendeve ballkanike dhe do te shpejtonte kyte integrim. Italia ka qene gjithmone pro integrimit te Shqiperise ne BE dhe si nje zedhense e vendeve te Ballkanit ne brenda strukturave europiane.
Nga ajo qe arrihet te perceptohet nga politika e BE-se Turqia ne Europe nuk do te hyje kurre, nese per vendet e Ballkanit ekzistojne projekte bile edhe limite kohore per aderimin e tyre ne BE , per Turqine nuk kemi as edhe nje spiral shprese. Jane te shumte analistat dhe politologet qe e parashikojne nje gje te tille, ne modestine time edhe une kam qene nje nder ata, kyte mund t'a konfermojne te gjithe ata qe kane pasur mundesine te lexojne shkrimet e mija.
Dhe ky hezitim nga vendet e Europes nuk eshte vetem per faktin se Turqia eshte nje vend musliman, por mbi te gjitha per probleme demografike. Sot Europa ka nje rritje shume te minimalle demografike, dhe nga ane tjeter Turqia ka nje rritje te jashtezakonshme te popullsise. Dhe problemi nga demografik pas pak vitesh do te shendrrohej ne politik. Do te shendrrohej ne politik per arsye se ne Parlamentin Europian numeri i parlamentareve(deputeteve) per ç'do vend vendoset ne baze te popullsise dhe keshtu pas 10-20 vitesh do te kishim nje parlament qe do te kishte me shume parlamentare nga Turqia se sa nga Gjermania apo Franca.
Dhe me pak fjale do te kishim nje Europe me shumice muslimane ne strukturat drejtuese te saje.
note; artikulli eshte i shkruar nga une!
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Dhe me pak fjale do te kishim nje Europe me shumice muslimane ne strukturat drejtuese te saje

Dhe cfare te keqe ka ketu ?
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Nuk e di a ka te keqia apo jo, por Europa nuk e deshiron nje gje te tille, dhe keshtu per te evituar nje problem neser kane vendosur mos t'a pranojne Turqine ne Europe.
Shtet qe jane kundra antarsimit te Turqise ne Europe jane. Gjermania, Franca, Estonia, Rep Ceke, Hungarria, Austria, Greqia, Qipro etj.
Do te doja te ju kujtoja te gjitheve se, mjafton vetem nje vend qe mos te jete dakord per antarsimin e nje shteti dhe ky shtet nuk mund te antarsohet kurre ne Europe.
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Le te deshiroje apo jo Evropa, Turqia do futet kismet ne BE.
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Po si mund te hyshe ne shtepi te nje tjetri kur ai nuk don te te pranoje, me lufte?
Ndoshta, por kane ndryshuar koherat, nuk ja vlen t'u besh lufte te forteve.
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Qenia e Turqise e ndryshme nga vendet e tjera te Evropes nga pikepamja e kultures dhe e fese, nuk duhet te jete shkak per refuzimin e Turqise ne BE.
BE ka nevoje te zgjeroje dhe zhvilloje dialogun ndermjet kulturave te ndryshme.
Turqia duhet te futet ne BE, sepse keshtu do te sherbente edhe si ure midis BE dhe Lindjes se Mesme.
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Hera e pare qe lexoj nje mendim konstruktiv.
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Dhe me pak fjale do te kishim nje Europe me shumice muslimane ne strukturat drejtuese te saje

Dhe cfare te keqe ka ketu ?

Nuk do te ishte me europe, BE do te perfshinte pjese te kontinetit aziatik (turqine) dhe vende te tjera si Algjeria do te kerkonin antaresimin gjithashtu.

Turqia s'ka per tu bere kurre pjese e BE-se, por si gjithnje mbahet me shpresa per ti sherbyer interesave te BE-se dhe SHBA-se, por hapat konkret kane munguar dhe do te mungojne gjithnje.
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Nuk do te ishte me europe, BE do te perfshinte pjese te kontinetit aziatik (turqine) dhe vende te tjera si Algjeria do te kerkonin antaresimin gjithashtu.

Turqia s'ka per tu bere kurre pjese e BE-se, por si gjithnje mbahet me shpresa per ti sherbyer interesave te BE-se dhe SHBA-se, por hapat konkret kane munguar dhe do te mungojne gjithnje.



mos punon ne BE ti ? qe po je aq i sigurt ? at'her edhe Kosova qe jasht Kosoves e njohin si Vend Islam ? spaska kurr me u antarsu ne BE ? :p haha shum me ben me qesh ti :D
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Perkrahesit e anetaresimit te Turqise ne BE sa vjen dhe e ulin zerin, sepse po u mbarohen argumentet.
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Franca nuk do e pranoje kurre Turqine ne BE .
ceshtja e Turqise eshte ne dileme dhe nga ana tjeter sepse nuk dihet se ciles ane i perket : Europes apo Azise keshtu qe nuk do mendoj se do e lejojne ne Europe mgjt si dihet
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Зngjεll

Gjeografikisht edhe anetaret e Bashkimit Evropian Qipro dhe Malta nuk llogariten si pjese e kontinentit evropian.
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Me vjen keq po Malta ben pjese ne Eurpon jugore
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

mos punon ne BE ti ? qe po je aq i sigurt ? at'her edhe Kosova qe jasht Kosoves e njohin si Vend Islam ? spaska kurr me u antarsu ne BE ? :p haha shum me ben me qesh ti :D

Une nuk punoj ne BE, por nuk eshte e nevojshme per te qene ne detyren e Havier Solanes per ta ditur dicka te tille. Franca e ka deklaruar dhe riperseritur se nuk do ta pranoje dicka te tille. Gjermani e ka deklaruar ne nje gjuhe politike nje gje te tille. Britania e madhe, Spanja, Hollanda dhe Italia e kane patur te panevojshme per ta bere nje deklarate te tille, thjeshte kane vepruar kunder saj. Ju harroni Qipron dhe Greqine qe jane qe te dyja pjese te BE-se qe do ta perdornin veton me kenaqesine me te madhe. Austria ka qene kunder Turqise, politikave te saj dhe antaresimit te saj per dekada me radhe. Bullgaria do te ngrinte zerin per te rishikuar kufijte per trojet e humbura ne shekullin e 20-te e listes do te shtoheshin edhe te tjeret me argumentat e tyre. Nese shqiperia do te behej anetare, eshte e veshtire se do ta mbeshteste dicka te tille, sepse do i kushtonte shume per ta bere.

Te qenurit shtet mysliman eshte vetem nje nga shume arsyet qe ajo nuk pranohet ne BE, por ndoshta nje nder me te rendesishmet, por edhe pozicioni i saj gjeografik dhe mardheniet historike jane te rendesie te madhe per te marrur nje vendim per pranimin ose jo te Turqise.

Nese franca thote jo, BE-ja thote jo. Franca dhe Gjermania jane shtete qe e mbajne BE-ne sebashku, jane frymemarrja e perbashket e BE-se. Asnjera nuk jane dakord me antaresimin e saj.

Зngjεll;153347 said:
Franca nuk do e pranoje kurre Turqine ne BE .
ceshtja e Turqise eshte ne dileme dhe nga ana tjeter sepse nuk dihet se ciles ane i perket : Europes apo Azise keshtu qe nuk do mendoj se do e lejojne ne Europe mgjt si dihet


Gjuha e politikes do te shprehej keshtu, per arsye se nuk do te beje deklarata te forta, por ajo nuk eshte dhe s'ka qene kurre ne dileme. Turqia eshte ne Azi dhe ka vetem nje pjese shume te vogel te territorit te saj ne kontinentin tone.

Evropa nuk e ka vleresuar kurre shtrirjen e saj jashte kontinentit, nese kjo do te ndodhte do te duhej te pranohej edhe antaresimi i Algjerise dhe vendeve te tjera qe jane afer apo ne kufinje me Europen.
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Зngjεll

Gjeografikisht edhe anetaret e Bashkimit Evropian Qipro dhe Malta nuk llogariten si pjese e kontinentit evropian.

Mos thoni se jeni stuent/i diplomuar ne gjeografi, se do te sillnit ne shesh nje fakt te turpshem, qe diploma juaj eshte e blere dhe jo e merituar. Sa here ke ba provim ne vjeshte per gjeografine? :D
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Te qenurit shtet mysliman eshte vetem nje nga shume arsyet qe ajo nuk pranohet ne BE, por ndoshta nje nder me te rendesishmet,

Kjo me kujton alarmin qe pat dhene PAPA "Evropa po Islamizohet" :D -Ketu qendron frika ..!


Evropa duhet te gjeje nje udhe per te mos e humbur Turqine si partner ne fushen politike, kulturore, ekonomike ose ushtarake.
Gjeografikisht Turqia, e cila eshte qe prej vitit 1949 anetare e Keshillit te Evropes dhe e OECD-se dhe qe prej vitit 1952, ne kete menyre 3 vjet para Gjermanise, mbron vlerat perendimore ne NATO, ka qene gjithnje ne mase te vogel pjese e kontinentit evropian. Gjithashtu prej shekujsh turqit jane muslimane, te cileve ne vend te nje 'partneriteti te privilegjuar' te paperkufizuar sakte u takon nje afrim i privilegjuar me Evropen. Nuk behet fjale per anetaresine ne Bashkimin Evropian, por per bashkejetesen midis Turqise dhe BE-se, prej se cilëes te dyja kampet duhet te nxjerrin sinergjine e ndersjellte, me e nevojshme sesa kurre me pare ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe ne zgjidhjen e problemeve te shumellojshme.

Prandaj me shumë sesa asnjehere me pare ka rendesi qe ne plan te pare te mos nxirren faktoret ndares, por ata bashkues në marrëdhënien BE-Turqi.
 
Titulli: Trojka e BE-së i kërkon Turqisë të përshpejtojë reformat

Shpresa eshte gjeja qe nje njeri nuk duhet t'a humbe kurre.
Sidomos atehere kur eshte e vetmja gje qe te ka mbetur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top