Triumf i Barcelonës një klasike nervash në Madrid

eGo0sTyle

System Engineer
42645.jpg



MADRID-Barcelona ka triumfuar 2-0 në "Santiago Bernabeu", në klasiken europiane ndaj Realit të Madridit, duke bërë kështu një hap vendimtar drejt finales së "Uemblit". Falë një Lionel Mesi që ka marrë përmasat e gjeniut, katalanasit kanë rrëzuar në tapet Realin e Murinjos, që edhe mbrëmë, pavarësisht se ishte përballë publikut të vet, ka menduar vetëm të mbrohet. Në krahun tjetër, Pep Guardiola i privuar nga Iniesta, ka tentuar fitoren edhe pse ajo dukej tepër e vështirë përballë një kundërshtari të mirëvendosur në fushën e lojës. Por, ndihmën më të madhe skuadrës së tij ia ka dhënë arbitri gjerman Volfgang Stark, që në minutën e 61-të nxorri me karton të kuq portugezin Pepe, autor i një faulli të rrezikshëm ndaj Dani Alvesh. Më pas, në fushë është shpalosur gjenialiteti i Lionel Mesit, futbollistit më të mirë të botës. Argjentinasi shënon golin e parë, pas një asisti të Afelaj nga e djathta, ndërsa 3 minuta para fundit, gjen edhe të dytën, falë një slalomi të frikshëm, në të cilin ka shmangur 4 futbollistë madrilenë. Ndeshja e mbrëmshme gjithsesi nuk është ngjitur kurrë në nivelin e spektaklit dhe kjo për "meritë" edhe të Murinjos, që ka luajtur me stilin e tij të zakonshëm mbrojtës. veç kësaj, momentet e tensionit kanë qenë të shumta, në fushë dhe jashtë saj. Rrallëherë janë para kaq nerva në betejën e dy gjigandëve spanjollë, skuadra të mbushura me yje dhe kampionë.
Starti
Pjesa e parë ka qenë një shëmti më vete përsa i përket futbollit. Të dyja skuadrat kanë qenë të kujdesshme, sidomos Reali. Një moment nervozizmi i Kristiano Ronaldos, që ka kërkuar nga skuadra të dilte të sulm, tregoi gjithçka për atë që po ndodhte në fushë. Rastin më të mirë në këtë 45-minutësh e ka patur Ksavi, që godet pas një pasimi të Lionel Mesit, por ndalet nga Kasijas. Në fundin e pjesës së parë, madrilenët tentojnë dy herë pas goditjeve të dënimit, por në të dy rastet nuk arrijnë të gjejnë kuadratin. Por, fundi do të dhuronte momentin më të shëmtuar të takimit, me portierin e Barcelonës Pinto që është zënë me një pjestar të stafit madrilen. Në hyrje të tunelit, por edhe brenda tij, është krijuar një rrëmujë e vërtetë dhe e paprecedent.
Pjesa e dytë
Pjesa e dytë ka nisur me një zëvendësim, Adebajor për Ozil, ndërsa Kaka injorohet sërish nga Murinjo. Barça rrezikon menjëherë me Mesin, por goditja e tij në hyrje të zonës ndalet nga Albiol. Momenti deciziv është minuta e 61-të. Pepe, lojtari kyç i skemave të Murinjos, ndërhyn me këmbën lart ndaj Dani Alvesh dhe Shtark nuk mendohet dy herë: karton i kuq! Jashtë përfundon edhe Murinjo, që nuk i kursen "fjalët e bukura". Barcelonës i mjaftojnë 14 minuta për të gjetur avantazhin. Afelaj merr mirë krahun dhe fut një top në qendër për Mesin, që mposht Kasijas. Por, 3 minuta para fundit, argjentinasi shfaqet në rolin e një "jashtëtokësori", duke shmangur 3-4 futbollistë dhe duke shënuar golin e dytë. Një goditje fatale për Realin dhe Murinjon.
 
Pe: Triumf i Barcelonës një klasike nervash në Madrid

per mendimin tim ndeshja do kishte shkuar ndryshe nese do ishin 11 me 11 raporti i lojtareve
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top