Me ngjyra me shkëlqim, me lesh apo borseta që mbahen në dorë.
Jeni duke menduar se çfarë çante të dhuroni apo të blini për sezonin e ardhshëm vjeshtë-dimër 2013/14? Nga çanta klasike e Chanel tek çanta Fendi me lesh dhe më pas tek legjendaret Dior të stilizuara.
Të gjitha këto borseta dore janë një ide elegante dhe origjinale që nuk duhet të mungojnë në koleksioni tuaj personal. Për më tepër konsultoni galerinë e sugjeruar:
Ja disa nga trendet e këtij sezoni përsa i përket çantave.
Modeli më popullor janë çantat e udhëtimit nga modelet shumë të vogla, deri tek të mëdhatë.
اantat e krahut dhe çantat “thes”, me dizajne asimetrike dhe absolutisht minimaliste. Do të vazhdojnë të jenë në modë edhe çantat që mund të kenë dhe një rrip të shkurtër.
Në modë janë edhe çantat me forma të pazakonta, që në shikim të parë nuk duken fare që janë çanta.
Materiali më trendi i këtij sezoni janë leshi dhe pulpat. Metali gjithashtu përfshihet në listën e materialeve, që është përdorur si bazë për dekorim.
Materialet tjera janë lëkura e të gjitha llojeve e sidomos e zvarranikëve, kamoshi, kadifeja, pëlhura, druri e plastika. Gjithashtu ka edhe materiale të kombinuara.