Trekëndëshi “politik”!

Jeta

Anëtar i Respektuar
Trekëndëshi “politik”!

Shkruar nga Arieta Rexhepi


Jemi lodhë me premtime para zgjedhjeve - nga ata që kanë nevojë për vota, me arsyetime kur marrin pushtetin - me ata që fitojnë, me akuza - nga ata që mbesin në opozitë!

1. Premtime parazgjedhore

Në kohën e “mashtrimit”, politikanët tanë përdorin të gjitha mjetet e mundshme për marrjen e pushtetit. Siç duket, janë mishëruar me thënien se “qëllimi justifikon mjetin”! Në këtë periudhë (fatmirë-keq-sisht) të shkurtër, “kemi” drita 24h, ujë pa ndërprerë, plane urbanistike të papara, vende të reja të punës, rritje të pagave për punonjësit e pensionistët, e shumë e shumë premtime që kur i dëgjon tashmë, të vjen të qeshësh, që përderisa nuk u mësuam me “premtimet boshe”, ishim të dyshimtë se kë të votonim, secili më i mirë se tjetri!

2. Marrja e pushtetit

Kjo është faza kur në pah nuk do të dalin aq shumë premtimet, ato fillojnë të zbehen që në ditën që x-qeveria merr pushtetin në dorë… Pushtetarët tashmë kanë punë më të “mençura”! Ehuuu, s’kanë më kohë të merren me premtime e me realizim të tyre. Mjaft na kushtuan vëmendje në fushatën parazgjedhore! Tani është koha që të merren me veten, derisa nuk vjen dita të dalin dhe të arsyetohen për mospërmbushjen e premtimeve. Në këtë kohë ke dy zgjidhje: o të mbyllësh sytë e të mos shohësh realitetin që t’u besosh, sepse i ke votuar, o të mbyllësh veshët dhe mos t’i dëgjosh tek çirren duke u arsyetuar!

3. Akuzat

ثshtë kjo kategoria e cila nuk “pati” fatin të “mashtrojë” masën. Me shpresën se “do ketë fat herëve të tjera”, fillojnë akuzojnë pozitën për neglizhencë dhe funksionim të dobët. Tashmë u mësuam me këtë trekëndësh. Edhe kjo kategori (flas për ata që kishin pushtetin në duar), dikur premtonte dhe më pas arsyetohej për mospërmbushjen e premtimeve. اka që akuzon?! Ditëve të fundit po shohim edhe një kërkesë nga disa parti opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve brenda vitit. Pozita vendos të mos ketë zgjedhje, sepse ashtu u konvenon, derisa opozita me çdo kusht kërkon mbajtjen e tyre, sepse shpreson ne fitore… Po qytetari çfarë kërkon, mendojnë ata?! Qytetari tashmë i mësuar me këtë realitet, kërkon alternativë dhe zgjidhje praktike të problemeve, jo zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje!

Nuk e kuptoj se si deri më sot, ky trekëndësh u kujdes që t’i mbetet kaq besnik “funksionit” të tij?!


telegrafi.com
 
Titulli: Trekëndëshi “politik”!

Jemi me fatkeq qe jetojme ne kete trekendeshin e Permutur ( e quanin keshtu trekendeshin magjik:isterik:), madje per cudi ne jemi brinjet qe krijojme ate :mahdhe me vendosmeri ngarendim per karamele :syze:
 
Titulli: Trekëndëshi “politik”!

Prej ketij trekendeshi une kam qe ne 1997 qe nuk shkoj me te votoj
Me "gezon" ideja qe s'e kam varur vete veten ne kete palo trekendesh qe ne shqipatret ja lejojme vete vetes se nuk kemi HIC kulture te protestojme
Nuk e di a i kini lexuar gazetat e sotme dhe te djeshme ku se si nje djale i mamit bukur i quajtur Lulezim Basha, mbasi vodhi sa deshi si shperblim qeveria e gradoi ne minister te puneve te jashtme . E ai ka force qe kur ta therrase proluroria te mbledhe dosjen e te shkoje e ta hedhe ne dere te prokurorise
Meerdhi ndot nga ky gjest se m'u kujtuan grate e fashatit tim qe kur ziheshin dikur me njera tjetren i hidhnin plehra a ku di une te porta e shtepise se nj tj
E te mendosh pasatj qe ky hajdut , me falni minister i puneve te jashtme te mbroje te drejtat e shqiptareve ne sallonet te pastra farmaci te politikes boterore
E nga vjen kjo ....?
Nga injoranca dhe geni yne aspak kryengrites
Po ne ngrihemi vetem kur na shan apo na vjedh komshiu pa qeveria , qeveria te beje cte doje Ata i dine vete punet e tyre Politikanet tane jane burra (se ketu te ne nuk te kuptojne po s'vodhe , po s'vrave , po s'je mashtrus) meqe jane atje do vjedhin Ja dhe ti po te jesh te drejtohen me paturpesine me te madhe , nuk do vjedhesh ?
Do vjedhesh si jo , nuk do rregullosh tarafin tend. E kur ti u kthehesh e u thuaj si ore te heq specialistin nga puna e te ve nje torollak vetem e vetem se une e kam taraf ?
TE ikin laaaaaarg shume laaaarg e te tregojne me gisht a thua se ti vuan nga lebra

E kush e ka fajin thoni ju trekendeshi !!!!????
 
Titulli: Trekëndëshi “politik”!

Respekte per Arijeten fillimisht.

Dytesisht doja te shtoja qe kur gjen edhe ben. Per aq kohe sa populli do jete mase, dele, injorant, do kete perhere njerez qe do dijne te perfitojne.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top