Tre Vjet Burg Pasi Lindi Fëmijë Me Motrën

Arfenilla

Themelues i Forumit
اështja e Patrick S. ka tronditur gjithë Gjermaninë dhe ka bërë të diskutohej në mbarë Evropën. Ai është personi që ka bërë katër fëmijë me motrën e tij dhe për këtë gjest incesti, ai është arrestuar dhe dënuar me tre vite heqje lirie.
Patrick S. është rrëfyer për të përditshmen gjermane Bild, duke theksuar se burgu tashmë e ka ndryshuar duke ndryshuar rrënjësisht dhe ndjenjat e mëparshme, ku tashmë ka nisur një jetë të re. Patrick ka ndërtuar një familje me të motrën e tij Susan dhe diçka të tillë e ka paguar me tre vite heqje lirie.

Kosovapress raporton se javën e kaluar gjykata evropiane theksoi dhe njëherë tjetër se marrëdhënia që ai ka pasur me të motrën ka marrë dënimin e merituar duke qartësuar sërish se incesti mbetet diçka e dënueshme. Në Bild shkruhet se Patrick tashmë ka ndryshuar jetën e tij dhe kjo që në momentin që ka dalë nga burgu.

“Dashuria ime e re është si një jetë e re”, thotë djali nga Dresda, që shpreh gëzimin e tij për këtë ndryshim.

E fejuara e re quhet Sandra dhe të dy kanë më shumë se një vit të lidhur. Ai është shprehur se shumë shpejt do të përpiqen që të kenë një fëmijë dhe të krijojnë një familje të vërtetë së bashku.
b,sh..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top