Tre të vdekur në shtëpinë e kapluar nga zjarri

09zjarr_0902121601_1.jpg



kanë vdekur në fshatin Valsilevë të komunës së Drenasit nga shpërthimi i zjarrit në shtëpinë e tyre, njofton KTV-ja. Hajrije Berisha, djali i saj Veli Berisha, dhe nusja e djalit, Sadije Berisha, kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy fëmijët e të ndjerit Veliut, janë dërguar Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Sipas vëllait të të ndjerit, zjarri në këtë shtëpi dyshohet se ka rënë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Dy fëmijë të tjerë të Veli Berishës nuk ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes tragjike. Ekipi i Koha Visionit është në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë lajmin për vdekjen e tre personave në zjarrin e shtëpisë në Vasilevë të Drenasit, e ka konfirmuar edhe Policia, përmes një njoftimi për medie.
Më 9 shkurt, në orë 13:20, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një shtëpi, në fshatin Vasilevë të komunës së Drenasit, ,ku kanë humbur jetën tre persona dhe kanë pësuar lëndime dy të tjerë. Policia ka dhënë edhe identitetin e viktimave. Në zjarr gjetën vdekjen: V. Berisha (60), mashkull, H. Berisha (80), femër, dhe S. Berisha (45) femër, kurse të lënduarit janë: G. Berisha (12), femër, dhe D. Berisha (15), mashkull, që janë dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor dhe nga atje është mësuar se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë
 
Pe: Tre të vdekur në shtëpinë e kapluar nga zjarri

te rrojne te tjeret inshallah..

p.s. eshte bere forumi si kronike e zeze... booo sa lajme me vdekje kam lexu keto dite...:(
 
Titulli: Tre të vdekur në shtëpinë e kapluar nga zjarri

e moj zemer kjo eshte fatkeqsi shume madhe!vdekje te mir nuk ka po kjo le njoll per gjith jeten .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top