Ado
FISEBILIL-LAH
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka njoftuar se qeveria e Kosovës po shqyrton formën e re të lobimit, e cila do të jetë “më efektive” për njohjet e reja të shtetit dhe se për këtë qëllim janë ndarë rreth 3 milion euro.
Krahas përpjekjeve të institucioneve të Republikës së Kosovës për lobim, Qeveria është duke shqyrtuar edhe mundësinë e krijimit të një forme të re të lobimit, duke krijuar një agjencion ndërkombëtar që do të merret me këtë çështje.
"Ne jemi në kërkim të një logjike tjetër të lobimit përveç të asaj institucionale, për krijimin e ndonjë agjencioni apo të ndonjë kompanie ndërkombëtare e cila do të ishte shumë më efektive, besoj se shumë shpejtë do të marrim masa konkrete në këtë drejtim", ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Nga ana tjetër kryeministri Hashim Thaqi ka theksuar se Pavarësia e Kosovës ka sjellë vetëm paqe e stabilitet në rajon andaj për Kosovën nuk ka kthim prapa. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri tha se pret mbështetje unike të BE-s karshi nismës serbe në Kombet e Bashkuara.
"Ne duam të besojmë se kemi marrë përkrahje të fuqishme prej vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe prej vendeve që janë në procedurë të njohjes gjithashtu duam të besojmë se edhe BE-ja do të veprojë në mënyrë unike kundër iniciativës së keqe serbe për Kosovë", është cituar nga RTK kryeministri Thaçi.