Tre drama sociale që na prekin thellë

depression_DW_Wisse_658011p-300x199.jpg
اdo ditë shohim nga tre- katër herë përpara ekraneve kryeministrin. Shohim tryeza pa fund të opozitës në hotelet e Tiranës. Ndërkohë që Shqipëria është si një kazan ku vetëm gatuhen e shpërthejnë drama sociale. Vetëm brenda një dite ndodhin aq sa do shokonin këdo. Media i raporton ato si statistika kronike, ndërkohë që historitë e tyre janë prekëse dhe tronditëse. Ja vetëm tre drama sociale të 24 orëve të fundit:

Nuk pranon të kullosë bagëtinë, vret veten 13 vjeçari

Një 13 vjeçar nga fshati Corrush i Mallakastrës është vetëvarur pas një grindje me prindërit. I mituri A.G nuk pranonte që të kulloste bagëtinë. Të hënën në mëngjes, ndërsa ishte nisur për në shkollë, ai ka devijuar dhe ka shkuar në një pemë ku është vetëvarur. Klithmat e tij kanë alarmuar njerëzit, por ka qenë e pamundur t’i vijnë në ndihmë. Të afërmit thonë se ai ishte një fëmijë i sjellshëm, i urtë dhe që nuk bënte fjalë me njeri.

Dhunon me grushta bashkëshorten shtatzënë në mes të maternitetit

Personat e pranishëm dje në maternitetin Koço Gliozheni kanë mbetur të shokuar pasi një person i dehur ka hyrë në njërën nga sallat dhe ka dhunuar barbarisht të shoqen shtatzënë duke e goditur me grushte në bark. Personeli ka arritur të largojë me shumë vështirësi Eduard Islamajn, i cili dhunoi të shoqen, Aida Islamaj, me të cilën kishte dhe një djalë. Gruaja ka deklaruar në prokurori se ai e dhunonte vazhdimisht, ndërkohë që edhe vetë Eduardi ka pranuar se e ka goditur atë. Gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtje për gruan.

Donin të njëjtin djalë, i japin fund jetës dy motrat adoleshente

Gazeta Shekulli sjell rastin e dy motrave të mitura, të cilat janë helmuar me fostoksinë për shkak se donin të njëjtin djalë. Dy adoleshentet kanë arritur me vonesë në spital dhe mjekët nuk mund t’u shpëtonin jetën. Mjekët kujtojnë me dhimbje reagimin e babait që lutej t’i shpëtonin vajzat.

TemA
 
Titulli: Tre drama sociale që na prekin thellë

Drama Shqiptare, shoqeria rrenohet cdo dit e me shum asnje nuk guxo te mos votoj ne zgjedhjet, per 20 Mij Lek te vjetra japin voten te parit qe ja ofro ket ofert... E ka populli fajin jo gangsterrat e parlamentit.

Un nje dite enderroj te kthehem ne Shqiperi te kthehem ne vendlindje qe e dua shume, po me gangsterrat se nuk mund ti quash politikan se esht fjale qe perdoret per ZOTRI ose ZONJA te denj per ate post.

Sdi cte shkruaj me shume jam pa fjale.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top