Transportohet me helikopter shtatzëna

Meleqe Demiri, vetëm 22 vjeç nga Zalldardha e Dibrës ka rrezikuar të dështojë për të tretën herë beben e saj, këtë radhë për shkak vështirësive të krijuara nga trashësia e dëbores që ka izoluar të gjithë fshatin.

Mjekja e fshatit ka kerkuar ndihme per ta transportuar me helikopter, teksa tregon tregon per veshtiresite, mungesen e ushqimeve dhe ilaceve per t'i dhene ndihmen e pare ketyre banoreve qe pervec varferise, u duhet t'u mbijetojne dhe kushteve te ashpra te motit.

Gruaja shtatzene ne muajin e shtate eshte derguar menjehere ne maternitetin 'Koco Gliozheni', ku i eshte nenshtruar nje sere analizash.

Mjeku gjinekolog Fedor Kallajxhi tregon se pas disa ekzaminimeve gruaja dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën. Gruaja shtatzene do te qendroje disa dite ne maternitet, nen kujdesin e mjekeve.
Burimi T/CH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top