Tragjedia Ajrore: Beteja heroike e 14 vjeçares në Oqean

Зngjεll

___________
bahia_bakari1.jpg

Zbulohet beteja 13 orëshe për mbijetesë e Bahia Bajari (14 vjeçe) që është e vetmja e mbijetuar e avionit që u rrëzua në ishujt Komore të Oqeanit Indian.

“Kjo është vërtet një mrekulli. Ajo është një vajzë trime... është mbajtur tek një copë e avionit nga ora 01:30 deri në orën 15:00”, ishin fjalët e Ministrit Francez të Shtetit Alain Joyandet pas vizitës që i bëri vajzës së mbijetuar në spitalin e shtruar.

Ministri deklaroi se vajza është treguar vërtet shumë e fortë aq sa ka mundur të sinjalizojë një varkë që kalonte atypari. “Ajo shfaqi një rezistencë fizike absolutisht të pabesueshme”, shtoi ministri.

Reporteri i Associated Press që mori disa pamje të vajzës shtoi se vajza ishte e mbuluar me plagë në fytyrë dhe se bërrylin e kishte të mbuluar me fasho.

I ati i vajzës Kasem Bakari tregoi se pas telefonatës që kishte bërë me të bijën, ajo i kishte rrëfyer se ishte hedhur nga avioni gjatë aksidentit dhe se e kishte gjetur veten të lodhur pranë një cope të avionit. Babai i vajzës rrëfen se e bija s’dinte të notonte aspak mirë dhe se nuk i kishte dhënë aspak mundësi shpëtimit të saj.

Në lajmet e para që pasuan aksidentin, përflitej se e mbijetuara ishte një foshnjë./gazetastart/
 
Te thuash ka ndikuar fati te ajo....pak e cuditshme te mos dish dhe not e te arrish te mbijetosh ..vertet mbrekulli !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top