Topi: Zgjedhje të qeta, pranoni rezultatin

WxP

Staf në FV.AL
Pasi ka votuar së bashku me bashkëshorten dhe vajzat e tij në një nga qendrat e votimit në kryeqytet, presidenti i Republikës Bamir Topi së bashku me kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth kanë vizituar në mesditë rreth orës 13 Petrelën, një zonë e njohur turistike në periferi të Tiranës.
Qëllimi i vizitës ishte monitorimi i procesit të zgjedhjeve në një nga qendrat të votimit, por presidenti Topi nuk ka harruar të përsërisë para mediave apelin e tij për klasën politike, realizimin e një procesi zgjedhor të qetë e demokratik sic i ka hije një shteti që inspiron për t'u integruar në familjen evropiane.

"Demokracia të jep mundësi që të marrësh pjesë, të jesh pjesëmarrës, të lejosh një proces të lirë dhe të padeformuar, dhe në fund fare, rregulli i demokracisë do që përgëzohet fituesi dhe rezultati pranohet. Një rezultat i pranuar jep garanci që proceset demokratike, pas zgjedhjeve, do të vazhdojnë të kenë progres dhe organet e reja që do të zgjidhen, që do të rinovohen, qoftë për kryetarë bashkish dhe komunash, por edhe për këshillat bashkiakë komunalë, sepse zakonisht flitet vetëm për kandidatët dhe nuk flitet për këshillat. Të ushtrojnë veprimtarinë e tyre që Shqipëria vërtet të jetë, sikurse ne e ëndërrojmë, një vend me standarde evropiane, në të gjitha këndvështrimet. Qytetarët kanë nevojë të administrojnë jetën e tyre nëpërmjet këtyre instrumentave ligjorë dhe kushtetues dhe ta shtensionojmë situatën, sepse çdo ditë flasim, flasim, flasim debate pafund për politikën. Mbas zgjedhjeve, jeta duhet të hyjë në normalitet, për të pritur pastaj zgjedhjet e radhës", tha Topi.

Ndërsa ambasadori Wollfarth deklaroi se: "Mesazhi që unë kam për klasën poltike është që të tregojnë vërtet aftësi lidershipi dhe të pranojnë rezultatet e këtij procesi zgjedhor, ashtu sikurse pres që edhe qytetarët të votojnë të lirë, në mënyrë të hapur, por ajo që do të prisja më shumë është pikërisht nga politikanët, të pranojnë rezultatet e këtij votimi".

Top - Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top