Topi-Volfarth: Qytetarët të votojnë jashtë çdo presioni

WxP

Staf në FV.AL
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, bënë apel sot në mesditë për vijim të qetë të procesit zgjedhor, për pjesëmarrje sa më të gjerë në votime dhe administrim korrekt të rezultate. Deklarata e Topit dhe Volfarth është bërë nga kalaja e Petrelës.


Thirrja e Presidentit Topi ishte për zgjedhje jashtë çdo presioni dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. "Të mos ketë asnjë lloj presioni. Qytetarët shqiptarë janë mbas 20 vitesh demokraci dhe kanë koshiencën e duhur qytetare për të marrë pjesë dhe për ta orientuar votën aty ku ata dëshirojnë", tha Topi.


Ndërsa mesazhi i ambasadorit të OSBE-së ishte për maturi nga ana e partive dhe ushtrim e të drejtës së votës në lirë për qytetarët. "Mesazhi që unë kam për klasën politike, është që të tregojnë vërtet aftësi lidershipi dhe të pranojnë rezultatet e këtij procesi zgjedhor, ashtu sikurse pres që edhe qytetarët të votojnë të lirë, në mënyrë të hapur, por ajo që do të prisja më shumë është pikërisht nga politikanët, të pranojnë rezultatet e këtij votimi", tha Volfarth.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top