Tjetërsimi i 36 hektarëve në bregdet

Guest2

Antarë i Respektuar
Plazhi-kavaje-768x461.jpg



Njëmbëdhjetë persona, mes të cilëve zyrtarë të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Palujtshme në Kavajë dhe ish-funksionarë lokalë janë arrestuar ose shpallur në kërkim me urdhër të prokurorisë, për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 36 hektarësh bregdet në Spille, tokë e sekuestruar nga Prokuroria në korrik.


Tetë zyrtarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë, Aluizni-t dhe ish-drejtues komunash u arrestuan të martën me akuzën për tjetërsimin e 36 hektarëve në bregdetin e Spillesë, ndërsa tre të tjerë përfshi ish-kryeregjistruesin e Kavajës, Seid Cikalleshi dhe nënprefektin e Tiranës, Fatos Kaja u shpallën në kërkim.

Prokuroria njoftoi arrestimin e Dritan Kazazit, hartograf, Andi Gjeci, jurist, të dy pranë ZRVPP Kavajë, Ilir Kajës, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Nezir Leçini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Agron Xhelezin, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave. Prokuroria po ashtu ka ndaluar edhe Altin اobën, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë, Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh dhe Dashnor اullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme, janë ende në kërkim Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë, Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë dhe Enver Duqi, ish-drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës.

Të 11 personat akuzohen nga prokuroria për tjetërsimin e 36 hektarëve bregdet. “Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria bën me dije se ishte vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit kohë më parë dhe kishte ndërhyrë në Korrik 2017, “duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren”.

Në një njoftim për shtyp, Prokuroria e Kavajës thotë se kjo sipërfaqe e tokës, e shpërndarë në katër parcela, u ishte dhënë banorëve të ndryshëm në kundërshtim me aktet ligjore që rregullonin procesin e marrjes së tokës në pronësi.

“Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të falsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Kavajës thotë se hetimet kishin filluar pas një referimi nga Drejtoria e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit dhe kallëzimit të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë.

“Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave. Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ky është hetimi i dytë për tjetërsimin në këtë mënyrë të pronave në zonën e bregdetit të Kavajës. I pari u filloi pas një denoncimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në qershor të vitit 2014, i cili gjeti mbi 100 tituj pronësie të regjistruara në kundërshtim me ligjin në zonat bregdetare të Spillesë, Gosës, Vilë Bashtovës, Karpen, Kryemëdhenj dhe Golem.

Hetimet e prokurorisë zbuluan atëherë 76 hektarë të falsifikuara sipas saj me të njëjtën formë në Gosë, ndërsa arrestuan pesë persona ndër të tjerë edhe ish-kryetarin e Komunës Gosë Sinan Shala. Gjykata e Kavajës më 21 tetor të vitit të kaluar vendosi të dënonte me akuzat e shpërdroimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, katër prej pesë të pandehurve të asaj dosje.

Ndërkohë disa investigime të BIRN në zonat bregdetare kanë zbuluar probleme të ngjashme në sipërfaqe të mëdha toke në Vlorë dhe së fundmi edhe në Himarë.


Raporter.al
 
Redaktimi i fundit:
Sa njerz ka fut n'toke kjo puna 'tokave' aq te mira ardhshin per popullin. I bie me fut ne lufte Civile gjithe njerezit dhe me dash me rikthy pronat te pronaret e vertete. Zgjidhje s'besoj do e japi kush!
Kto grabitesit apo sekseret ose 'emrat e marr borxh' nga kokat e Pushtetshme per kamuflim meritojn mos me e pa driten e diellit ketu e tutje.
 
Prokuroria njoftoi arrestimin e Dritan Kazazit, hartograf, Andi Gjeci, jurist, të dy pranë ZRVPP Kavajë, Ilir Kajës, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Nezir Leçini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Agron Xhelezin, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave. Prokuroria po ashtu ka ndaluar edhe Altin اobën, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë, Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh dhe Dashnor اullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh.

Ueeee komplet qarku i mpleksur,mira ua kane bere.
Duhet patjeter te bejne disa shembuj qe te zene mend tjeret.
 
Thanë se i përfshirë në çështje ish e dikush tjetër që nga vetë unë ka marr një dor lekë të mira,por s'ia gjej emrin.
Shpresoj të përfundojë e ai pas hekurave.
Zëra të njoh nga vite kjo klikë. :)
 
Thanë se i përfshirë në çështje ish e dikush tjetër që nga vetë unë ka marr një dor lekë të mira,por s'ia gjej emrin.
Shpresoj të përfundojë e ai pas hekurave.
Zëra të njoh nga vite kjo klikë. :)

i kush paska ardhe e ne curim thuaj ...
burg tperjetshem... apo proces moderrn... e mbase mbase i paguajm demet e imazhit me taksat?
po ca prona te kryemadhit citohen apo esht gruaja e presidentit ajo.. i ka ber me letra ?
 
Redaktimi i fundit:
Thanë se i përfshirë në çështje ish e dikush tjetër që nga vetë unë ka marr një dor lekë të mira,por s'ia gjej emrin.
Shpresoj të përfundojë e ai pas hekurave.
Zëra të njoh nga vite kjo klikë. :)

Kto tipa zhduken nga territori Shqiptar kur bojn kshu veprash, deri sa t'marojn leket e golave dhe rikthehen... po pate fat me e pa diku rastesisht, duhet me i dhon leksione firzamonike se noshta do ket rezultat.
Po prap sic thashe, sje as i pari as i fundit.
Gjithsesi ne kshu rastesh ja vle me perdor me.kujdes(pa u lag vete) metodat e Toto Rines.
 
Redaktimi i fundit:
Lajm qesharak ... absurd, kapin njeri tjetrin nga inati... nuk kane te mbaruar pislleqe te tilla, te cilat popullit as nuk i ulin e as nuk i ngrene hesap... popull fodull budalla.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top