Tiranë, trupa e TCH kërcënohet në njësinë 3

WxP

Staf në FV.AL
Në njësinë bashkiake numër 3 të kryeqytetit, në shkollën “Xhezmi Delli” ku po zhvillohet procesi zgjedhor, persona të cilët nuk janë identifikuar kanë penguar hyrjen e kamerës së Top Channel.
Sipas gazetares që ndodhet në vendin e ngjarjes, një nga personat ka kërcënuar operatorin me prerje të fytit nëse do të hynte në ambjentet e shkollës.

Grupi i TCH ndodhet në shkollën në fjalë pasi kishte marrë informacione se persona që zyrtarisht vuajnë dënimin në burgjet e kryeqytetit janë shoqëruar për të votuar në këtë njësi.

Lidhur me këtë ngjarje, deputeti socialist Ilir Gjoni ka dhënë disa detaje më shumë.

“Morëm një informacion se një furgon i policisë së burgjeve sillte të burgosur në shkollën “Cajupi”. E kemi ndjekur furgonin me makinat tona dhe kur ai na ka parë është larguar. Më pas, furgoni ka ndaluar këtu në shkollën “Xhezmi Delli”, ku policët kanë shoqëruar të burgosurit në pikat e votimit”, ka deklaruar Gjoni.

Por, sipas tij, komisionerët e PS në këtë shkollë e kanë penguar një veprim të tillë, duke e detyruar furgonin me të burgosur që të largohej.

“Ky furgon shkoi tek shkolla “Kongresi i Lushnjes” ku një person ka votuar dhe ku më pas kanë ardhur edhe të burgosur të tjerë. Ne filmuam pamjet me celular për të dokumentuar atë që po bëhet”, ka saktësuar Gjoni.

Ai ka shtuar më tej se situata ka qenë e tensionuar për shkak të simpatizantëve të PD dhe LSI, që sipas tij intimidojnë votuesit.

Top - Channel
 

Attachments

  • gjoni-ilir.jpg
    gjoni-ilir.jpg
    8.7 KB · Shikime: 24

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top