Tiranë, kutitë për krerët e minibashkive, ja kush kryeson

ida angel

:)
V.I.P
TIRANE—Lajmifundit—Vazhdon numërimi i votave për krerët e minibashkive të Tiranës.

Në minibashkinë numër 1
sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 28 nga 39 kuti dhe kryeson Lindita Nikolla e PS me 7014 vota përballë Agron Seserit të PD me 6394 vota.
Në minibashkinë nr.2 janë numëruar 33 nga 54 kuti dhe kryeson kandidati i LSI-së Elez Gjoza me 9946 vota përballë Artemon Cukalla i PS me 8973 vota.
Në minibashkinë nr.6 në 26 nga 51 kuti kryeson Krenar Canollari i PS me 5362 vota ndërsa Luzhiana Abazaj e LSI ka 4992 vota.
Në minibashkinë numër 7 kandidati socialist Erion Koka udhëheq me 5710 vota pas numërimit të 22 nga 50 kuti ndërsa kandidati Krenar Alimehmeti i të djathtës ka 5399 vota.
Në minibashkinë nr.8 janë numëruar 5 nga 30 kuti dhe udhëheq Arben Tafaj me 1675 vota përballë 1091 të Sadi Vorpsit. Sipas KQZ në 15 ngë 25 kuti të minibashkisë nr.10 kryeson Blend Fuga me 4125 vota dhe Enada Alikaj e PS ka 3187 vota.
Në minibashkinë nr.11 kandidati i PD Haki Mustafa në 12 nga 55 kuti të numëruara ka 3091 vota dhe Naim Asllani i PS ka 2337 vota.

lajmifundit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top