Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,vret veten

cent

...Lontano
TIRANث-Një histori dashurie eshte shnderruar në një tragjedi ditën e sotme ku kane mbetur një i vrarë dhe një i plagosur në një hotel në Tiranë.
2lu86c9.jpg
Fillimisht policia u sinjalizua për të shtëna me armë në një hotel pranë vilave gjermane në Tiranë. Gazetari i "News 24", Spartak Koka në vendngjarje mësoi se i plagosur kishte mbetur shtetasi nga Maqedonia, Agim Emini dhe e dashura e tij, Ana Sulçe, 21 vjeç nga اorovoda. Emini humbi jeten pak minuta me pas ne spital.

Nga të dhënat paraprake mësohet se çifti ka pasur një zënkë që ka nisur fillimisht tek kafja e hotelit. Në atë çast, Emini ka nxjerrë një armë, tip pistoletë dhe ka qëlluar të dashurën e moshës rreth 21 vjeç dhe më pas ka shtënë mbi vete me të njëjtën armë zjarri.

Menjëherë persona të pranishëm në hotel kanë lajmëruar policinë rreth ngjarjes dhe ambulancën, ku kjo e fundit ka mbërritur me vonesë në vendngjarje.

Mësohet se vajza ka shpëtuar me plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje të rëndë për jetën, me një plagë të thellë në kokë mbërriti Agim Emini, i cili humbi jetën pak pasi iu dorëzua bluzave të bardha.
/BalkanWeb
 
Titulli: Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,v

I semuri... Gjynah!

E di cka me rra ne sy tek artikulli dhe qe me pelqeu... qe e kane shkruar "shtetasi maqedonas". Se deri sot qe kam lexuar gjithmon e kane shkruar "maqedonas". Bile njeher kam patur rastin te lexoj "nje maqedonas qe flet shqip". ??? Ku flet maqedonasi shqip mo??
Ketu e bejne te ditur se eshte me shtetesi maqedonase dhe nuk do te thote qe eshte maqedonas.
Perparojme, perparojme...
 
Titulli: Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,v

Mendoj se keto lloj krimesh jane pasoje e mosqendrueshmerise emotive qe vie si shkak i streseve neper te cilat po kalojme. Nje zenke tek kafeneja dhe nxjerr armen te vras partneren dhe pastaj vehten...Zot na ndihmo te mbledhim mend.
 
Titulli: Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,v

shiko se cfar thot shkrimi tjeter......

jë tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet ku një 52- vjeçar me shtetesi maqedonase ka qëlluar mbi të dashurën e tij 21-vjeçare dhe më pas duke vrarë edhe veten. Ngjarja është shënuar në një hotel pranë vilave gjermane në Tiranë. Sipas policisë Agim Emini dhe e dashura e tij, Ana Sulçe, 21 vjeç nga اorovoda kanë pasur një zënkë që ka nisur fillimisht tek lokali i hotelit.


Në atë çast, Emini ka nxjerrë një armë, tip pistoletë dhe ka qëlluar të dashurën dhe më pas ka shtënë mbi veten me të njëjtën armë zjarri. Mësohet se vajza ka shpëtuar me plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
 
Titulli: Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,v

Nga jan njoft keta apo fb :p
 
Titulli: Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,v

Nga jan njoft keta apo fb :p

Nga jan njoftu nuk ka shum rendesi , por meqe kan zgjedh kosoven per takim ,,,,,,, kjo edhe kuptohet se nuk kan gjet nje gjuhe te perbashket per ndarjen e lekut.
 
Titulli: Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,v

Krimi në hotel nga xhelozia, autori plagosi studenten që njohu në Facebook
TIRANE-Lidhja intime mes një 52-vjeçari shqiptar nga Tetova e Maqedonisë dhe një 21-vjeçareje banuese në Tiranë, ka përfunduar dje në mënyrë tragjike. Vajza nga اorovoda, studente e vitit të tretë në degën e Juridikut në një fakultet privat, mbeti e plagosur me armë zjarri kurse partneri i saj 31 vjet më i vjetër, vrau veten.
34zb046.jpg
Historia e tyre e dashurisë është mbyllur në shkallët e një hoteli në Tiranë, ku shqiptari nga Maqedonia qëndronte prej 5 ditësh. Viktima, që njëkohësisht është edhe autor i ngjarjes së rëndë, quhet Agim Emini, ndërsa vajza që ai ka plagosur me një plumb në trup është Ana Sulçe. Kjo e fundit, sipas mjekëve, e ka kaluar rrezikun për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 12:30, në hotelin “Deja”, që ndodhet në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, në zonën e njohur si “Vilat Gjermane”, në Tiranë. Policia është lajmëruar nga drejtuesi i një automjeti, i cili ka treguar se po shoqëronte për në Spitalin Ushtarak një vajzë të plagosur me armë zjarri. Në kohën kur shërbime të rendit i kanë liruar trafikun makinës në mënyrë që të transportonte sa më shpejt të plagosurën në spital, forca të shumta policie janë nisur në vendin ku ndodhi ngjarja, pasi ishin njoftuar edhe për një person tjetër të plagosur me armë zjarri, që ishte edhe autori. Ai është transportuar me urgjencë nga një automjet policie, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Ngjarja
Rreth orës 11:30, e plagosura Ana Sulçe, e cila është e fejuar, ka shkuar për të takuar në hotelin “Deja” të dashurin e saj, Agim Emini, nga Tetova e Maqedonisë. Fillimisht ata kanë pirë kafe për rreth 10 minuta në verandën e hotelit dhe më pas janë ngjitur të dy bashkë në dhomën nr.1 të hotelit, në katin e dytë. Aty kanë qëndruar rreth 5 minuta dhe janë dëgjuar të debatojnë ashpër me zë të lartë. Në këtë kohë vajza ka dalë nga dhoma, duke përplasur derën dhe ka nisur të zbresë shkallët, por në sheshpushimin mes katit të dytë dhe të parë është ndaluar nga Emini, i cili kishte dalë nga dhoma menjëherë pas saj. Janë dëgjuar edhe disa të bërtitura dhe një e shtënë pistolete, që detyroi pastruesen e hotelit, Flora Bardhi, të afrohej aty për të parë ç’po ndodhte. Ajo ka parë që Agim Emini kishte qëlluar në bark vajzën 21-vjeçare dhe ka bërtitur duke i thënë se e kishte vrarë. Por, Emini në atë kohë ia ka drejtuar edhe asaj pistoletën, duke i thënë të pushonte, ndryshe do ta vriste. Në momentin kur ka nisur të dyshojë se vajza kishte vdekur, pasi e ka marrë fillimisht në krahë duke u nisur drejt makinës, e ka ulur prapë në vend. Pasi ka zbritur dy shkallë, 52-vjeçari ka futur tytën e pistoletës në gojë dhe e ka shkrepur, duke vrarë veten.
2vuc278.jpg
Motivi
Burime nga grupi hetimor, që kanë bërë këqyrjen e celularit të viktimës, por edhe pyetjen e dëshmitarëve e personave që kanë pasur dijeni për lidhjen mes të plagosurës e viktimës, thanë se motivi i ngjarjes nuk ka qenë xhelozia, por një debat i çastit. Nga mesazhet e shkëmbyera me vajzën, duket se Emini i kishte kërkuar asaj prej 5 ditësh që të shkonte në hotelin ku ndodhej ai, por vajza nuk ka pranuar. Vetëm dje para ngjarjes ajo ka shkuar për ta takuar dhe sapo është ngjitur në dhomë me të, ka nisur të debatojë. Kjo dyshohet të ketë qenë edhe arsyeja e grindjes së ashpër mes tyre, që solli më pas ngjarjen tragjike.

اifti u njoh në Facebook, zbulohen udhëtimet intime jashtë shtetit
Lidhja intime mes Agim Eminit 52 vjeç nga Tetova dhe studentes 21-vjeçare, e cila ishte e fejuar me një djalë tjetër, Ana Sulçe, kishte nisur në fillim të vitit 2013. Ata mësohet se janë njohur në rrjetin social “Facebook” dhe pasi kishin komunikuar për disa ditë, Emini kishte ardhur në Tiranë për ta takuar. Në këtë mënyrë kishin nisur kontaktet e tyre më të shpeshta duke u njohur më shumë. Për pak kohë kishin nisur edhe të udhëtonin bashkë jashtë Shqipërisë, në Greqi e Maqedoni. Nga të dhënat në pikën kufitare të Qafë-Thanës, nga ku kanë kaluar bashkë Emini dhe Sulçe, rezulton që 21-vjeçarja ka qëndruar 3 muaj bashkë me të dashurin e saj në Maqedoni. Ata kanë kaluar kufirin bashkë, me makinën e Eminit, me targë TE 7725 AB, më datë 7 prill të vitit 2013, në drejtim të Maqedonisë dhe janë kthyer nga e njëjta pikë në drejtim të Shqipërisë, më 11 korrik të vitit 2013. Nga Policia janë dokumentuar edhe disa lëvizje të tjera jashtë kufijve shqiptarë, që çifti herë bashkë dhe herë të ndarë kanë kaluar për të shkuar te njëri-tjetri. Vajza e plagosur këtë vit pritej të diplomohej për Drejtësi, në një fakultet privat. Ajo është fëmija i dytë i familjes Sulçe, nga اorovoda e Skraparit, ka dy motra dhe një vëlla të vogël. Pas një viti lidhjeje, prej 6 muajsh ajo kishte zyrtarizuar lidhjen e saj me një djalë nga Tirana, me të cilin ishte fejuar, por pa shkëmbyer ende unazat. Mjekët thanë se 21-vjeçarja e ka kaluar rrezikun për jetën. Operacioni për nxjerrjen e plumbit që ajo kishte poshtë diafragmës ka zgjatur rreth 2 orë.

Agim Emini kreu 15 vjet burg për drogë në Zvicër
Edhe pse ishte prezantuar në hotelin ku ndodhi ngjarja si biznesmen, Agim Emini nuk kishte asnjë biznes në emrin e tij. Ai vetëm prej dy vitesh kishte rifituar lirinë, që e kishte humbur kur ishte 35 vjeç në Zvicër. Në vitin 1996, Emini u arrestua në Zvicër për trafik lëndësh narkotike dhe u dënua me 17 vjet burg. Pasi qëndroi 15 vite në qeli, ai u la i lirë dhe në vitin 2011 u rikthye në vendin e tij të lindjes, në Tetovë të Maqedonisë, ku e priste vetëm e ëma, pasi babai i kishte vdekur, ndërsa të vëllain ia kishin arrestuar po në të njëjtin shtet dhe po për të njëjtën akuzë, si dhe atë vetë. Një burim nga Policia e Maqedonisë na tha mbrëmë se Agim Emini bënte një jetë mes Shqipërisë e Maqedonisë, pasi kishin konstatuar shumë hyrje-dalje nga kufiri i Qafë-Thanës. Ndërsa rezulton që ai nuk ishte martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë. Të vetmit familjar të afërm të tij ishin nëna dhe i vëllai. Aktualisht ai jetonte vetëm me të ëmën. Ndërsa në Tetovë nuk figuron më asnjë biznes në emër të tij. Edhe një bar-restorant të cilin e ka pasur në pronësi para se ta arrestonin në vitin 1996, tashmë nuk e kishte më. Sipas të dhënave, rezulton se ai e kishte nisur lidhjen me vajzën 21-vjeçare në fillim të këtij viti.
(Nga ETLEVA DELIA)
 

Attachments

  • 34zb046.jpg
    34zb046.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 2vuc278.jpg
    2vuc278.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,v

Ku i con mushka kto 21 vjecaret mo vlla? Jeten e vuri ne rrezik dhe familjen e flliqi. I rrofte universiteti ksaj.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,v

Ncnc nuk din dhe c'te thuash... cfare u pelqejne keto gocat e reja ketyre pleqve nuk e kuptoj???
 
Titulli: Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,v

Ncnc nuk din dhe c'te thuash... cfare u pelqejne keto gocat e reja ketyre pleqve nuk e kuptoj???

Nuk esht e vetmja femer qe fle me pleq vetem e vetem se ka lek Sweetie.Kjo esht arsyeja kryesore pse vajzat e reja ndajn krevatin me pleqt te martuar apo pamartuar.
Dhe e fejuar goca ne fjal,dhe me shkoll te lart dhe shife sa femer e ulet qe qenka.1 fjale e urt thot: Cdo qeni do i vij dita,dhe ksaj qe iu duk jeta e bukur me 1 te fejuar + 1 dashnor qe e mbante me lek apo si mungonte asgje,tashi i erdhi dita qe i doli pafytyrsia dhe humbi gjithcka qe kishte.
 
Titulli: Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,v

Nje gje eshte e vetedijeshme qe kurre mos luan me zemren se te vret
 
Titulli: Tiranë, krim pasionant në një hotel, shtetasi maqedonas plagos të dashurën,v

bobo kjo kronika e zeze, qenka shuuume e zeze, haha ika
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top