Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

cheater.jpg

Dy komshije përfundojnë në komisariat për shkak të zënkave me njëra*-tjetrën për të dashurin.

Ngjarja është shënuar dy ditë më parë në kryeqytet, ku protagoniste janë K.K. dhe L.K.

Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, këto dy femra nuk janë të panjohura për dyert e policisë po për të njëjtën arsye, “i dashuri” i cili ia kishte fituar zemrën dy grave të martuara.

Këtë herë zënka mes tyre kishte degraduar deri në kanosje nga ana e K.K., e cila i kishte dërguar në derën e shtëpisë kundërshtares së saj një plumb brenda në zarf.

“Më datë 20.01.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.K., 54 vjeç, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e një shtetase, ka vendosur një zarf me një fishek. Neni 278 e 84 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet theksuan se dy gratë e mësipërme janë të dyja martuara, por kanë hyrë në zili me njëra*tjetrën për të dashurin e tyre “bukurosh”.

Prej kohësh mësohet se dy gratë janë komshije në të njëjtin pallat, por që kishin hyrë në hasmëri me njëra*tjetrën për “djaloshin e tyre”, ku secila pretendonte ta mbante për vete. Ndërkohë, blutë e komisariatit numër dy thonë se kjo nuk është hera e parë që gratë paraqiten në dyert e policisë, pasi ka pasur edhe disa raste të tjera.

Rasti i dy ditëve më parë ishte e katërta herë për dy gratë që paraqiteshin në komisariat, për shkak të skemave të sherrit që krijonin për të dashurin, që sipas policisë secila pretendonte ta mbante për vete.

Edhe pse e martuar e me familje, 54*vjeçarja K.K. dy ditë më parë për të fituar të dashurin dhe për të larguar rivalen L. nga kjo histori, i kishte dërguar kësaj të fundit një plumb brenda në zarf në derë të shtëpisë.

Kjo e fundit (edhe L.K. e martuar) është paraqitur përsëri në komisariat për të bërë denoncim ndaj komshijes së saj.

Menjëherë burimet thonë se është bërë shoqërimi i 54*vjeçares, ndërsa i janë ngritur akuzat e “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”.

Burimet thonë se K.K është shprehur në polici së gjithçka e ka kryer për shkak të xhelozisë së saj, pasi L.K. pretendonte t’i merrte të dashurin.

Për këtë arsye është shprehur më tej 54*vjeçarja, kanë ndodhur edhe zënkat e shumta me komshijen e saj.
b.thalbanian
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Hahaha mortja qe s'ju bie!
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

hahhahaah po burrat e ketyre grave cfare bejne ne kete rast lol
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Hahhah ... te gjoret burra ...e themi pastaj qe jemi gjinia e dobet ne... mah.... bote qe cmendet cdo dite e me shume..
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Kam pershtypjen qe do kete fituar kjo gruaja me 2 K brenda, ajo me 1 K paska qene me e dobet, Lol
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Kshu eshte kur sheh komedi meksikane perdite! :p
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Kshu eshte kur sheh komedi meksikane perdite! :p

hahahahahaha fiks,
I shohin pasdite e dalin duke i luajtur skenaret shkallve te pallatit dh e neper lagje..:p
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Epo kur them une se keto te martuarat jane te rrezikshme lol
Nuk ruajne burrin ne shtepi por hane meshkujt e huaj :p dhe jo vetem por na moren cunat beqar lol
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

A gra tmarra 54 vjece e ngasin vrap mas meshkujve.
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

A gra tmarra 54 vjece e ngasin vrap mas meshkujve.

Vallaj kjo me boni e mu pershtypje....54 edhe ala aktiviteti vu...heu bre
Jena qenie te zerrikshme ne or taj lol
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Vallaj kjo me boni e mu pershtypje....54 edhe ala aktiviteti vu...heu bre
Jena qenie te zerrikshme ne or taj lol

Kshu kur e ban njiri ftyren sholl kpucet ;)
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Kam ber mir une qe kam heq dor nga grat e martuara ... lol
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Kam ber mir une qe kam heq dor nga grat e martuara ... lol

Po sh mire ke bere... se shiko cndodh... duhet ti ndash pastaj e te zghedhesh vetem njeren..hall i madh!
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Po sh mire ke bere... se shiko cndodh... duhet ti ndash pastaj e te zghedhesh vetem njeren..hall i madh!

Per ate pune nuk lodhem hic une nderkoh qe ato zihen e hedh grepin nga beqaret une :p
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Aj aj aj .....giacomo casanova i ka fajet :)
 
Titulli: Tiranë: 2 gra të martuara, sherr për të dashurin

Pastaj akuzojne meshkujt se po I ngacmojne grate!?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top