Tirana votoi blu; presim rezultatin e KQZ-së

WxP

Staf në FV.AL
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Tirana votoi blu, por theksoi se do të presë rezultatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mësuar emrin e fituesit për kryetarin e ri të bashkisë.

"Unë nuk shpall asnjë fitues, por unë dhe forca ime politike do të qëndrojmë në mënyrë të vendosur prapa cdo vote të qytetarëve. Tirana votoi blu, sepse fushata ketu u drejtua me shkallen me te larte te qytetarise, nga kandidati i Aleances per Qytetarin", tha Berisha

Sipas tij, cdo përpjekje për të cënuar të drejtën e ankimimit është goditje në zemër të sistemit.

Kreu demokrat theksoi se në këto zgjedhje qytetarët mbështetën të djathtën dhe premtoi ne emër të qeverisë se reformat e ndërmarra do të vijojnë për ta kthyer Shqipërinë në një kopsht.

Po ashtu kreu demokrat akuzoi kundërshtarin e tij Edi Rama se përdori fjalë të pakëndshme ndaj tij dhe koalicionit të djathtë, ndërsa ai vetë iu shmang cdo lloj etiketimi.

Top-Channel
 

Attachments

  • berisha-pd-vota-2011.jpg
    berisha-pd-vota-2011.jpg
    8.1 KB · Shikime: 37

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top