Tirana, te premten rezultati. Sot certifikohen votat për njësinë 5

WxP

Staf në FV.AL
Një javë nga 8 maji, kur rreth 250 mijë votues iu drejtuan kutive të votimit për të votuar, se kush do drejtojë bashkinë e kryeqytetit, ende nuk ka një rezultatet të çertifikuar nga KQZ nëse do jetë Edi Rama i PS-se apo Lulzim Basha i PD-se. KQZ miratoi dje ne mbremje procedurat per tabelat përmbledhëse të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë.

NJثSIA NR 9, 25 KUTI NGA 41, KRYESON FORTUZI I PD
ORA 09:30-Nga njësia numër 9 vijnë rezultatet më të fundit ku mësohet se janë numëruar 25 kuti nga 41 kuti në total që I përkasin kryetarit për njësinë bashkiake.
Aktualisht deri tani Armond Halebi i PS ka 7 102 vota kurse Indrit Fortuzi 7 200 vota.

KQZ, TE PREMTEN REZULTATI PER TIRANEN SOT CERTIFIKOHEN VOTAT PER NJESINE 5
ORA 07:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mendohet të japë një rezultat zyrtar për Bashkinë e Tiranës deri të premten e kësaj jave, citon sot Gazeta Shqiptare.
Pritet që sot KQZ-ja të miratojë aktin për shpalljen e rezultatit për KZAZ nr.49, ose njohur ndryshe për njësinë nr.5 dhe ashtu siç ka deklaruar kreu i KQZ-së, Arben Ristani, rezultati final do të dalë 48 orë pas rezultatit të njësisë nr.5. Edhe nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi pohoi se sot mund të merret vendimi për tabelën përmbledhëse të KZAZ-së nr.49.

Pas dy herë shtyrjesh, KQZ-ja miratoi mbrëmjen e djeshme vendimin për verifikimin e të dhënave të procesverbaleve për të gjitha qendrat e votimit në Tiranë, përpara se të shpallet rezultati përfundimtar për kryetarin e Bashkisë. Në aktin që iu shpërnda anëtarëve të Komisionit, ky proces parashikohet të kryhet me dy etapa. Fillimisht do të krahasohen rezultatet në tabelën përmbledhëse origjinale të atyre të miratuara nga KZAZ-ja, me tabelat origjinale të rezultateve për çdo qendër votimi. Më pas, këto të dhëna do të krahasohen me rezultatet për subjektet përkatëse që ndodhen në bazën e të dhënave. Etapa e dytë parashikon rastin kur nga të dhënat që krahasohen, rezulton se ka mospërputhje të shifrave. Nëse vërehen mospërputhje të shifrave të mësipërme, vendimi parashikon që krahasimi me shifrat në bazën e të dhënave të bëhet duke u bazuar në origjinalet e tabelave të rezultateve të qendrave të votimit. Mospërputhjet e vërejtura do të mbahen shënim dhe t’i raportohen KQZ-së. “Pas dhënies së pëlqimit nga KQZ-ja, do të bëhen rregullimet përkatëse në bazën e të dhënave dhe do të printohet prej saj tabela përmbledhëse e rezultateve për Bashkinë Tiranë”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se “procedurat ligjore janë të parashikuara në nenin 123 të Kodit Zgjedhor dhe në bazë të këtij neni, KQZ-ja merr tabelat e rezultateve në KZAZ-të e Tiranës”. “Do të bëhet një verifikim i tyre për mënyrën se si është pasqyruar rezultati dhe brenda 48 orësh nga momenti që do t’i mbledhë, do të ketë një tabelë përmbledhëse për rezultatin e Tiranës”, - tha Ristani.

(d.b/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 43198_2.jpg
    43198_2.jpg
    26.3 KB · Shikime: 31

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top