اfarë ndodh në përditshmërinë e Tiranës. Fokusi i aparatit tregon lypës në të gjitha zonat. Prindër e fëmijë të ulur me duart e zgjatura, fëmijë të vegjël që u ngjiten pas makinave për të marrë ndonjë para e që ndoshta edhe dhunohen prej tyre (fotot tregojnë një derë automjeti që hapet me forcë për të detyruar lypësin të largohet prej saj). Ka nga ata që të barin e blertë të “brigjeve” të Lanës e përdorin për të shijuar rrezet e ngrohta dhe për pak… gjumë. E më tej janë edhe ata që për të fituar bukën e gojës, vishen me rroba të grisura për të ndjellë keqardhjen, por që më pas i sheh të ndërrohen e të kenë rroba të pastra, si çdo njeri i rregullt. Fundja, njeriu për mbijetesën do të bëjë gjithçka.
Marre nga Shekulli.com.al
Marre nga Shekulli.com.al