Ti, shqiptari im që do që të quajnë, ai, "shqiptari tjetër"!! E kam mësuar djalin që kur hapi gojën të fliste, të thoshte së është shqiptar, nëse e pyesnin. I kam mësuar himnin tonë edhe historinë e kombit tonë.i mësova të shkruajë , të lexojë shqip përpara se të futej në bankat e shkollës greke. I mësova dashurinë për Shqipërinë dhe respektin për Greqinë, në të cilin vend jemi ende emigrantë. Duke mësuar historinë, ai mësoi edhe për Greqinë si një fqinj me të cilin shpesh na ka lidhur gjaku, gjaku ynë i derdhur në ndihmë të tyre dhe prapë gjaku ynë i derdhur prej urrejtjes së tyre. E megjithatë, i mësova se historia u përket popujve t'a mësojnë edhe pse, është politika dhe jo populli ajo që krijon konflikte. Ishte nga të parët, të paktit shqiptarë në shkollë atëherë. I pari që e shau dhe që mori gjithë klasën t'a hidhte kundër djalit tim vetëm se ishte shqiptar, ishte shqiptari tjetër në klasën e tim biri. Ai e shau ( në mëndjen e tij kjo ishte sharje) "alvanoz"!! Frika e të rriturve përcillet tek fëmijët. Prindërit e shqiptarit tjetër nuk e kishin mësuar fëmijën e tyre të përgjigjej me të vërtetën e thjeshtë. Frika e fëmijës se mos bashkënxënësit merrnin vesh origjinën e tij ( administrata e shkollës e dinte sigurisht por djali rastësisht kishte emër e mbiemër që nuk dallohej për shqiptar),pra frika mos e identifikonin të tillë e bëri të sulmojë djalin tim. Ata sot janë shokë shumë të mirë, pasi që atëherë e sqaruam këtë incident. Disa si ky, të cilët vazhduan me këtë lloj diferencimi nga rraca e Kombi i tyre janë pjesë e Agimi i Artë. Ata, janë më të egër dhe më rraciste sesa vetë grekët. Një nga ata, shqiptar që kish turp që ish shqiptar pra, është autori i vargjeve famëkeqe me lëkurët për këpucë që do bëhen për grekë prej lëkurë shqiptarësh! Jo, t'i dini ca gjëra!!! Nëse njeriu yt tradhtar nuk i jep materialin e duhur armikut, ndoshta armiku edhe e humb shënjestrën. Hitleri ka thënë se vëndi ku kishte më shumë spiunë e bashkëpunëtorë me të kundër popullit të vet, ishte Shqipëria! Kemi shumë të tillë dhe po shtohen! Shihni rrotull!
Anna T.
Shiko fotografinë 1746881
Anna T.
Shiko fotografinë 1746881