ثndërr a ankth?

WxP

Staf në FV.AL
ثndërr a ankth?

Beqë Cufaj

Këtë javë kam parë ëndrra. Domethënë, kam ëndërruar. Në gjumë. I zgjuar. Duke ecur, duke biseduar me miq, duke parë televizor, duke lexuar gazeta, por edhe duke shfletuar libra. Aq kam ëndërruar, saqë tani, kur jam ulur t’i shkruaj këto rreshta nuk jam edhe aq i sigurt nëse jam duke ëndërruar apo përjetuar realitetin e sprovës së tregimit apo, thënë edhe më mirë, tregimeve të javës që po e lëmë prapa.
ثndrrat nuk janë gjë e mirë. As kur shihen, as kur tregohen. Ka shumë, tepër shumë thënie rreth tyre dhe për to. Që duhet të tregohen sa më parë që është e mundur, në mënyrë që më pas të mos përjetohen. Që duhen pyetur fallxhore për to, sepse dinë t’i lexojnë më së miri dhe me këtë edhe të të përgatisin për të ardhmen. Që ëndrrave u duhet besuar vetëm në letërsi - sepse vetëm shkrimtarët dinë ëndrrat t’i bëjnë jetë dhe jetën ëndërr. E kështu me radhë, e kështu me radhë.
Mjekësia ende nuk na e shpjegon siç ne vdektarët e zakonshëm do të mund ta kuptonim këtë punë, prandaj, nuk na mbetet gjë tjetër pos t’i jepemi avazit të moçëm të besimit dhe besimeve, të kombinimeve dhe paradokseve që ëndrra me jetën na e gatuan si të gatshme.
ثndrrat e mia të kësaj jave gjithsesi nuk duhet të kenë qenë pasojë e ngrënies vonë. Sepse jam me dietë. As nuk duhet të jenë pasojë e gjumit të tepërt a trandjeve fizike. Kemi dimër në prag të pranverës, që do të thotë, kohë e papërshtatshme për trajnime e vrapime.
Jo. Këto ëndrra nuk janë vetëm ëndrra. Ato janë një si përzierje e çuditshme e tundimeve nga atdheu dhe pasojave të këtyre tundimeve. Mund të kenë të bëjnë edhe me muajin gjithmonë të çuditshëm, mars. Dikush, një koleg, i tha bile këtij muaji: Marsi i mirë! اfarë ironie! Për shqiptarët dhe Kosovën marsi është muaji që gjithmonë ka ditur të sjellë vetëm lajme dhe punë të këqija, tragjedi dhe vrasje, demonstrata dhe luftëra. Dhe tani, papritmas, kemi një fillim mars të mirë! Po, po të mirë. Të jashtëzakonshëm. Lexuesi duhet të më kuptojë. Janë sidomos gazetarët, janë sidomos publicistët ata që jo vetëm me muaj, por vite të tëra me radhë, nuk bëjnë gjë tjetër pos si ca qen të zgjuar kryejnë punën e tyre: përcjellin dhe vëzhgojnë, gjykojnë dhe analizojnë sjelljen e politikanëve të tyre. Dhe lexuesi duhet ta kuptojë që këta gazetarë, shumica absolute prej tyre, tashmë kishin filluar të humbnin çdo shpresë, edhe shpresën më të vogël që diçka do të ngjaste, një fuqi mbi apo nëntokësore do të vinte dhe do ta trandte gjithë atë katrahurë publike e politike të mbërthyer në të qenit politikan që vepron pa kurrfarë përgjegjësie, morali dhe kulture të përgjithshme apo nëse doni edhe të veçantë. Me një fjalë, fshesa politike që fshiu këtë kastë politikanësh është një prej sadisfaksioneve të mëdha që duhet të kenë ngjarë sidomos për mediat - sidomos për mediat e shkruara të cilat edhe ashtu, apo pikërisht ngase lexohen aq pak. Më në fund, edhe këta kolegët tanë të sipërfaqësisë - pra televizionit, duhej që të bënin paksa vend në skenën e reflektorëve edhe për gazetat dhe njerëzit e tyre, në mënyrë që këta, pikërisht këta pra, ta çudisnin shikuesin kosovar që lexon aq pak, për shkaqe të mirëfillta, pse këta njerëz shkonin nga podiumi i të qenit pushtetarë. Nga podiumi i të qenit pushtetarë të padurueshëm që me sjelljen dhe sjelljet e tyre ditë dhe natë me radhë, javë dhe muaj me radhë, na fyenin në mënyrën më të paskrupullt të mundshme duke filluar nga vilat e tyre luksoze, gardërobat dhe celularët nga më të modës (në vendin më të varfër të Evropës!) e deri te mercedezët e tyre të “punës”.
A është ky spastrim pushtetarësh një kategori e re për ata që do të pasojnë? Pra, a është kjo ëndërr, realitet që nëse nuk iu mbush mendtë, atëherë së paku, do t’i bëjë t’i vënë gishtin kokës para se të dalin në publik, atyre që do të pasojnë? Nuk e di!
Ajo që di, është vetëm se ky ndërrim që ka ngjarë ishte më tepër se i domosdoshëm. Që ky është bërë nga lart-lart (pra nga njerëzit e politikës janë ndërruar njerëzit e politikës) është një shenjë e mirë dhe e keqe. E mirë, sepse ata lart e kanë kuptuar që po qe se nuk hiqet kjo garniturë, atëherë mund t’u ngjajë skenari tjetër, shumë më i tmerrshëm: detyrimi për ndryshim nga poshtë (pra nga populli) - lart. E keqe, sepse ky ndryshim nuk na siguron që pasuesit, e përsëris, pasuesit, pra dhe jo pasardhësit, janë ata që do të vendosin a do të ndryshojnë jo vetëm fytyrën, por edhe thelbin e të qenit politikan. Pra, nëse këta pasues nuk do ta kenë të qartë që duhet të ndryshojnë rrënjësisht dhe esencialisht sjelljen e tyre dhe përgjegjësinë për punët publike që bëjnë, atëherë të mos çuditen kur në vend të ëndrrave (si kjo e javës që lëmë) do të kemi ankthe! Dhe ankthet thuhet të jenë shumë më të rënda sesa pararendëset e tyre: ëndrrat!
 
Hera –herës frynë një erë e lehtë që më afron drejtë detit të padukshëm. Një kotje nga cicero e hudhur mbi strukjen pozitive. Hëna dhe yjet më inspirojnë në botën e pandashme të dashurisë. Je larg! Gjurmët e parfumit tënd trokasin thellë në kujtimin tim. Peshojat e sinqeritetit të mbushura e të lyera me vaj ulliri studiojnë secilën fjalë të ngjyrosur me ngjyra ylberi. Një heshtje që më rrëmben shpirtin tim! Kaltërsia e liqenit artificial më thërret mbi vallen e peshkujve. Ndalem një castë dhe marrë frymë rëndë. Si mund t`i besojë kësaj pamje e cila vetëm shtatin e ka hudhur jashtë si një valltare orientale?
 
.. Meditim i fildisht mbi stërpikjen e padukshme të ujëvarës së jetës. Shoh larg një muzg që më fton në dasmën e djalit të tij. I cuditshëm ky mendim!!! Si një udhëtar i paftuar , filloj që të lundrojë drejtë caqeve të thella të Sinqeritetit. Rrugëtim mileniumesh është ky që po sfidojë kohën në shkrirje shkronjash. Një pallat i ndërtuar prej lotësh m`a lidhi fort zgobzën e syrit për copëzat e Qiellit. Një qetësi e botanikës së qenieve krijon refleksin e parë të epruvetës së thyer.
 
... Asgjë nuk është e ndryshueshme përvec ndryshimit. Kështu konstatuan psikologët e cmendur të Rilindjes Europiane. Athua është e vërtetë se gjendemi në Parajsën e NOSTRADAMUSIT apo ndoshta imagjinojmë bukuroshen e SADIUT? Relikt i vjetër pedagogjikë që më kahëzon drejtë dalldisjes shoqërore. Shushuritja e malit më kalit për së gjalli në venitjen e re të sorrollatësit të vjetër.
 
Sekondat ecin dhe unë zbehem nga ky meditim i tërbuar që më lind ankthe shkronjash. Identiteti njeri si i tillë u dallua nga kafshët me ndërgjegjen e tij. Zëri i arsyes më hudhë thellë në lojën e GLADIATORIT.Pulëbardhat me zanatin e vjetër afishojnë cdo kalimtar rrugës. Ligjet e zemrës nuk e pranojnë një zanat të këtillë , porse egoja dhe shfrenimi veprojnë ndryshe nga mendja , zemra dhe sinqeriteti. Ato në këtë mënyrë absorbojnë atë fuqinë daltonike që oscilon cdo shtegëtim në frymëmarrjen e heshtur. Në librin e kujtimeve fillova që ta përshkruaj fjalë për fjalë këtë udhëtim të cmendur. U harxhua shumë ngjyrë gjatë realizimit të këtij fenomeni të cuditshëm , pikturimin e cdo ankthi. Nga ankthi në ankthë , një teori që sfidon cdo kërkues të diturisë. Esenca e mbrapshtë e filozofisë së jetës venitë cdo arterie që nxin stuhinë. Në pallmat e bukura të fundësisë , krijohet një hije , një erë që më stilizon vargun e gjatë të dashurisë. C`koincidencë! Dy kahje të frikshme sfidojnë adrenalinën e pucitur thellë nën shtresën e dukshme tokësore.
 
a osht Ankth kur te bllokohet Trupi naten a ?
se mue shpesh me bllokohet trupi naten edhe nuk muj me leviz nja 2 min
 
Ankth? Ja pse ndodh

Ankth? Ja pse ndodh
Cfare rruge bejne ne brendesi te trurit tone ngacmimet dhe mendimet? Ky eshte kufiri i fundit me i fundit me te cilin merret sot neuroshkenca.

Dhe ne baze te ketyre eksperimenteve duket se jane zbuluar arsyet qe shkaktojne ankthin tek njerezit.

Nga testet ka dale se kjo gjendje emocionale vjen nga nje anomalitet qe lidhet me zonen e trurit qe kontrollon emocionet.

Neuroshkencetaret e “Stanford University School of Medicine” kane perdorur teknika te rezonances magnetike mbi 16 paciente me crregullime dhe mbi 17 persona te shendetshem, pikerisht per te kuptuar zonat pergjegjese.

Gjate vezhgimeve eshte vene re se ankthi shkaktohet nga nje difekt ne lidhjen midis dy shtresave te trurit.
•tch•
 
Zbulohet shkaktari i endrrave te keqija

Per shkak te stresit vuan edhe sistemi jone imunitar, crregullohet puna e hormoneve, lodhen muskujt dhe rraskapitet organizmi, qe shpesh shoqerohen edhe me semundje. Sa i perket trurit, stresi kronik di te shkaktoje humbjen e kujteses dhe shfaqjen e endrrave te keqija.

Ekspertet thone se truri, i cili eshte i ngarkuar me mendime te renda te cilat nuk di si t’i perpunoje, ndihmen e gjen ne ankthin e nates. Endrrat e keqija jane nje forme e mire per te tejkaluar momentet stresuese, te cilat ne kete menyre behen me pak te rrezikshme per shendet.

Sipas shkencetareve amerikane, endrrat duhet te konsiderohen si psikoterapi. Ne to mund te gjejme shkaktaret e mundshem te nervozes sone dhe sugjerimet se si t’i tejkalojme ato. Nese gjate gjumit jeni te frikesuar ose ne siklet, mendoni pse ndodh kjo.

Pastaj, pyetni se cfare i shkakton ndjenjat e njejta edhe kur jeni zgjuar. P.sh. ndoshta mund ta kuptoni se keni thene ose keni bere dicka jo te mire ne pune, ose keni nevoje qe t’i kerkoni dikujt falje ose te jeni me te kujdesem ne te ardhmen...

Ne rast se endrrat e keqija ju crregullojne gjumin normal, paraqiten thuajse cdo nate ose jane shume shqetesuese, atehere duhet te kerkoni ndihmen e psikologut ose psikiatrit, te cilet do t’u ndihmojne t’i rregulloni mendimet.
infoal
 
Pe: ثndërr a ankth?

Une them enderra,thjesht dicka e prodhimit te trurit pasi ankthi eshte dicka me shume..Ka te beje me nje gjendje mendore dhe trupore me alarmante...Enderra eshte thjesht nje dicka e krijuar nga truri yne ne disa momente,faktikisht akoma sdini ti japin nje perkufizim te sakte enderres,por eshte si pjese inkoshiente e trurit qe vepron ne momente kur truri bie nga aktiviteti ditor...Enderra nuk eshte thjesht dicka e dites apo e momentit ndonjeehre ne enderr shohim vende njerez qe si kemi pare asnjehere ne realitet,ose na con ne disa situata qe ne realitet sdo ndodhin ndoshta kurr,sic do ishte p.sh te shohesh veten duke fluturuar...Ankthi eshte nje gjendje alarmante e trurit dhe e trupit pasi futen ne veprim shume organe dhe funksionimi i tyre,si truri,zemra etj etj....Ankthi krijohet nga nje stres i akumuluar gjate dites ose edhe gjate pervojes se jetes,eshte dicka me e madhe se enderra,pasi nuk krijohet nga imazhi imagjinare por krijohet nga nje realitet i mirefillte...
 
Pe: ثndërr a ankth?

Une se si me duket kam me shume telashe me ankthet. Zakonishte (ne 99 % te rasteve) pozita ime e gjumit eshte ne shpine me duar mbi gjoks apo prapa kokes. Jo rralle, posa me nxe gjumi, se si me hypen dikush siper mbi gjoks dhe tenton te me ngulfas. Eh, i shkreti une se c'hjeq deri sa shlirohem ndonje here edhe me ndonje piskam te madhe. Por, me e keqja eshte se me prish gjumin dhe nuk kam gjume pastaj sepse kam nje zakon qe po bera 5 minuta gjume dhe me doli vaj halli per gjumin pastaj edhe per ca ore te tera. :konfuz:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top