Thenjet e Nene Terezes (Gonxhe Bojaxhiu)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Fjalët e urta të një nëne të mirë, posaçërisht pas vdekjes dhe lumturimit të saj, janë një porosi dhe guxim i madh për mbarë njerëzimin. Duke i përkujtuar, ato lënë një mbresë të madhe në ze-mrën e çdo njeriu. Sa herë që t’i lexojmë, apo t’i dëgjojmë, ato na frymëzojnë dhe na nxitin për të menduar që ta bëjmë botën sa më të mirë.

Nga kjo rrjedh dhe ky doracak i vogël, i përkthyer nga Don Marjan Marku, cili bart fjalët e urta të së lumes Nënës Terezë. Fjalët, për të cilat askush nuk mund të mos ndalet dhe të mos pohojë: Po, ashtu ishte Nëna Terezë deri sa ishte gjallë. Këto fjalë, na japin një pamje ku-ptimplote të jetës së saj, të cilat kanë qenë më tepër një veprim se një thënie, duhen të jenë për ne dhe për mbarë njerëzimin një udhëtregues, pa dallim race, gjuhe, feje apo mirëqenieje.

Fjalë të tilla, janë fjalë që mund t’i flasin shumë pak njerëz. Nëna Terezë ishte një prej tyre. Fjala “faleminderit” se ishte një rregulltare katolike, se ishte një shqiptare, se ishte një nënë e gjithë botës, nuk guxon të mbesë vetëm një fjalë e vdekur, por një guxim, një shtytje dhe një forcë për ne dhe për mbarë njerëzimin.



Veprat e mira janë hallka që formojnë një zinxhir të dashurisë.

Lutja e hap zemrën, deri sa ta aftëson për ta pranuar Hyjin.
Lutu dhe syno për ta pranuar Hyjin, dhe zemra jote do të jetë mjaft e madhe, për ta mbajtur atë për pronë të vetën.


Për të qenë të aftë për ta dashur njëri - tjetrin, nevojitet që të lutemi, sepse lutja na dhuron një zemër të pastër, dhe një zemër e pastër mund ta shohë Hyjin në të afërmit tanë. Nëse ne sot nuk kemi paqe, atëherë kemi harruar se si mund ta shohim Hyjin në të afërmit tanë. Nëse secili kishte për ta parë Hyjin në të afërmit tonë, atëherë nuk kishim për të pasur nevojë për armë dhe bomba.
 
Një pikë ujë në oqean!


Ne jemi të vetëdijshëm, se atë çka bëjmë, është vetëm një pikë ujë në oqean. Po të mos ishte kjo pikë ujë, kishte për t’i munguar oqeanit!

Hyji e ka krijuar secilin prej nesh, çdo qenie njerëzore për gjëra të mëdha: për të dashur dhe për të qenë të dashur. Përse Hyji i ka krijuar disa prej nesh burra dhe disa gra? Sepse dashuria e gruas, dhe dashuria e burrit është një shembëllesë hyjnore, secila në mënyrën e saj. Që të dytë janë krijuar për dashuri duke dashuruar në mënyra të ndryshme. Gruaja dhe burri janë plotësim për njëri-tjetrin, dhe së bashku dëshmojnë më së miri dashurinë hyjnore, në vend që të ishin të vetmuar.

Cilat janë pikat e vajit në llampat tona?

Nuk është e rëndësishme se çka bëjmë, por sa dashuri japim në atë çka bëjmë.

Gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Mos mendo, se për të qenë dashuria e vërtetë, duhet të jetë e jashtëzakonshme. E nevojshme është vetëm të dashurojmë pandërprerë. Si mund të ndizet një llampë, pa furnizim të pandërprerë të pikave të vajit? ...Të dashur miq: Cilat janë pikat e vajit në llampat tona? Ato janë gjërat e vogla të jetës së përditshme: gëzimi, zemërgjerësia, veprat e vogla të mira, përvujtëria, durimi. Një mendim i thjeshtë në dikë tjetër. Mënyra jonë e heshtjes, e dëgjimit, e faljes dhe e veprimit.
Këto janë pikat e vërteta të vajit që lejojnë pandërprerë, të ndizën llampat tona, gjatë tërë jetës sonë.


Lutja na dhuron një zemër të pastër!

Jezusi është shndërruar në bukën e jetës. Kungimi është dhurata më e madhe,
që na ka dhënë Jezusi, dhe prej tij ne e fitojmë forcën tonë. Po ashtu dhe përmes lutjes. Kjo është arsyeja përse lutja është aq e rëndësishme. Lutja na dhuron një zemër të pastër dhe një zemër e pastër, na aftëson për të bërë shumë.

Lejo që lutja të jetë një flijë e pastër për Hyjin. Mos u lut me zë të lartë e as të ulët, por thjesht lutu. Lejo që të flasë zemra jote. Lavdëroje Hyjin me gjithë zemrën tënde.
 
Kam tentuar që ta zbuloj arsyen e kësaj gjendjeje!

Kam qenë e befasuar kur kam parë në perëndim aq shumë burra dhe gra të varur prej drogës. Kam tentuar që ta zbuloj arsyen e kësaj gjendjeje. Dhe përgjigjja është: “Askush në familje nuk përkujdeset për ta. Babai dhe nëna janë aq shumë të ngarkuar sa që nuk kanë kohë për ta.”


Ju nuk mund t’i duani tërësisht dy njerëz; por ju mund t’i duani pa dallim të gjithë njerëzit, nëse në të gjithë ata e duani Jezusin e vetëm.

اdo njeri për mua është Krishti!


Për t’ia treguar ndokujt dashurinë, duhet të lidhemi me të në marrëdhënie të ngushta. Nëse dëshirojmë shumë njerëz, do të humbim në numra, në vend që t’i takojmë njerëzit nevojtarë me dashuri dhe me kujdes. Unë besoj në atë çka ndodh në mes njerëzve. اdo njeri për mua është Krishti; edhe pse egziston vetëm një Jezus. Personin të cilin e takoj për mome-ntin është i vetmi person në botë.



Për ne asnjë njeri nuk është aq i varfër, që mos ta shohim në të shembëlltyrën hyjnore.



Unë nuk i shoh në rend të parë të varfërit, por Jezusin


Unë nuk i shoh në rend të parë të varfërit, por Jezusin, i cili vuan në të varfër
dhe thotë: Isha i uritur, dhe më dhatë të ha …


Njerëzit shpesh i fshehin nevojat e tyre, para së gjithash, nëse më parë kanë qenë më të pasur. Një herë erdhi tek ne një njeri, i cili më parë kishte pasur një jetë më të mirë. Ai tha: “Nëna Terezë, unë nuk mund të ha atë ushqim që është duke u shpërndarë atje. “Në këto fjalë unë i thashë atij: “Unë e ha çdo ditë atë ushqim.“ Ai më shikoi dhe më pyeti: “Ju e hani atë?” Unë iu përgjigja: “Po.” “Atëherë edhe unë do ta ha.” Që unë e ha të njëjtin ushqim me të, atij i dha fuqi që të pranonte përvujtërimin. Përndryshe kishin për të mbetur shumë hidhërime... Për t’i kuptuar të varfërit, duhet të dijmë çka është varfëria. Përndryshe kishim për të folur me një gjuhë krejtësisht tjetër.
 
Jezusi është këtu, për të punojmë..!


Gjithçka që bëjmë, e bëjmë për Jezusin. Jeta jonë nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë arsye tjetër. Këtë nuk mund ta kuptojnë shumë njerëz. Unë i shërbej Jezusit njëzet e katër orë në ditë; gjithçka që bëj, e bëj për të, dhe ai më jep fuqi për t’i përballuar të gjitha. Unë e dua atë në të varfër, dhe të varfërit në të; por Zoti është përherë në vend të parë. Përherë kur vjen ndonjë vizitor tek ne, i prij në kapelë për t’u lutur dhe i them: “Në rend të parë ta përshëndesim Zotin e shtëpisë. Jezusi është këtu, për të punojmë, dhe e adhurojmë. Ai na jep fuqi që të jetojmë me gëzim një jetë të tillë”.


Unë nuk e kam gjetur Jezusin, por Jezusi më ka gjetur mua.


 

O Zot,

të falenderoj për myslimanët dhe induistët

dhe për të gjithë miqtë e mi të shtrenjtë mes tyre.

Sa herë që të takojmë

nëpër lutje,

ti na bën të krishterë edhe më të mirë,

myslimanë edhe më të mirë,

induistë edhe më të mirë.

Jepna të gjithë neve

dhuratën e besimit

që të dimë të kuptohemi.


Nene Tereza
 
“1 kryevepër nga Nëna e madhe shqiptare, Terezë”

"Sëmundja më e rëndë e ditëve tona nuk është gërbula, as tuberkulozi. Njeriu e ndjen veten të sëmurë, sepse i braktisur nga të gjithë, pa dashuri, pa mbrojtje.

SHثNIM I REDAKTORIT: Shumë sëmundje të rënda vijojnë ta tmerrojnë njerëzimin edhe sot, kur shkenca sulmon drejt kulmesh, pa respektuar asnjë kufi. Por ndërmjet tyre, njëra është më rënda - na kujton e Lumja e parë shqiptare, që jetoi gjithnjë mes sëmundjesh, pranë të sëmurëve, Nënë Tereza. Nuk bëhet fjalë për sëmundjet tradicionale, si gërbula e tuberkulozi, që vijojnë ta brejnë njerëzimin, por për sëmundjet e reja të shekullit në të cilin jetojmë. Më poshtë, të dërguar nga lexues Alban Guri, kemi një pasazh të shkruar nga vetë Nëna e madhe shqiptare…
"Sëmundja më e rëndë e ditëve tona nuk është gërbula, as tuberkulozi. Njeriu e ndjen veten të sëmurë, sepse i braktisur nga të gjithë, pa dashuri, pa mbrojtje.
Sëmundja më e rëndë është mungesa e dashurisë dhe e mëshirës, indiferenca e tmerrshme e të gjithëve për të gjithë e, në radhë të parë, për ata që janë viktima të shfrytëzimit, të korrupsionit, të mashtrimit, të varfërisë e të sëmundjes.
Nuk është vështirë të flasësh për varfërinë, kur e ke larg, e edhe ta harrosh menjëherë.
Sëmundja më e rëndë e kohës nuk është gërbula, tuberkulozi, as kanceri, por ndjenja e padurueshme e vetmisë, që e bën njeriun ta ndjejë veten të padëshirueshëm, e bën të harrojë ç'është gëzimi njerëzor, ç'është ndjenja njerëzore, ç' do të thotë të duhesh e të duash.
Mendoj se situata të tilla i gjejmë edhe në familje, ku nuk mungojnë të mirat materiale.
Kudo ndjehet fort uria e etja për dashuri, pikërisht sepse mungon dashuria.
E kjo e bën botën tepër të varfër.
Në vendet e botës perëndimore sot besohet se nuk ka uri të mirëfilltë.
Besohet edhe se nuk ekziston kjo vetmi e tmerrshme, nga e cila vuajnë shumë njerëz.
Në perëndim a në lindje qoftë, uria nuk duhet kuptuar thjeshtë si mungesë e bukës së përditshme.
Bota sot ka uri e uri të tmerrshme. Ka uri për Zotin e për dashurinë. Lakuriqësi nuk quhet vetëm mungesa e rrobave, por edhe mungesa e dinjitetit njerëzor, nga i cili i kemi zhveshur fare njerëzit e varfër, duke i trajtuar si të ishin qenie të kota, si hajdutë, si rrugaçë, që s'vlejnë dy para.
Ne nuk kemi nevojë për publicitet.
Zoti nuk bën publicitet kur e kryen veprën hyjnore.
Zoti ndjek rrugën e vet për ta bërë të njohur veprën e tij.
Shembulli nuk mungon: mjafton të kujtojmë si u pritën motrat tona në mbarë botën, ndonëse bota në fillim nuk i njihte fare.
U pritën mrekullisht mirë, deri në ato vende ku shumë njerëz të tjerë nuk e kanë të lehtë të punojnë e të jetojnë. Këtu unë shoh dorën e Zotit, i cili na dëshmon se kjo është vepra e Atij, që dëshiron ta shërojë njerëzimin nga sëmundjet e vjetra e të reja. Mjafton që njeriu të dojë….".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top