Thënie të çmuara të dijetarëve dhe thirrësve Islam XXVIII

legjenda

Tetova
Ahmed Esh-Shugejri

“Nuk kërkohet prej nesh që të arrijmë përsosmërinë por prej nesh kërkohet që vazhdimishtë të ecim drejtë saj”.

“Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj sepse sytë ziliqarë janë shumë më shumë sesa ata që e përmendin Allahun xh.sh. E më së shumti do të vdesin, prej pasuesve të Muhamedit s.a.v.s, prej syrit (mësyeshit) nëse nuk janë prej atyre që ia kanë frikën Allahut xh.sh. Ndaloni së fotografuari në shenjë resekti për ndjenjat e të tjerëve pasi që jo të gjithë e posedojnë atë që ti posedon. E ata shohin tek ti mirësi që ti ndoshta nuk i sheh dhe mos harro se mirësitë janë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme vetëm me falënderim”.

Aid El-Karni

“Ndajë disa çaste nga jeta jote dhe angazhimet ditore që të meditosh rreth krijesave të Allahut xh.sh. Bëje këtë duke qenë i vetmuar në mënyrë që të shtosh besimin dhe bindjen në Allahun xh.sh”.

“Sjell gëzim në familjen tënde çdo herë kur je pranë tyre. Bëje pritjen e tyre ndaj teje si të tokës së tharë për shiun freskues”.

Jusuf El-Kardavi

“Esenca e çdo ndryshimi është ndryshimi i vetë qenies se njeriut dhe ndergjegjes së tij ngase ai udhëhiqet nga brendia dhe assesi nuk udhëhiqet nga fiziku i tij. Ai udhëhiqet nga mendja dhe ndërgjegjia e tij e assesi nga veshët apo qafa e tij, e ndërsa në lidhje me këtë Allahu xh.sh thotë “Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa të mos e ndryshojn vetën e tyre”.

Sejid Kutub

“Nuk shkohet në xhennet duke hipur mbi kalin e shejtanit”.

“Nga mëshira e këtyre sprovave dhe sfidave është kalitja dhe dalja në skenë e një gjenerate të tërë që nuk njohin qëllim tjetër përveç kënaqësisë së Allahut xh.sh. Ata nuk do të ngritin flamur tjetër përveç atij të triumfit apo vdekjes për hir të Allahut xh.sh”.

Abd El-Aziz Et-Turejfi

“Kur litarët të ngatërrohen, i mençuri i zgjidhë ndërsa budallaji i prenë”.

“Injorantët janë më të dashur për armikun sesa i infiltruari (spiuni) i paguar, sepse armiku do e përdorë injorantin (të paditurin) duke mos ditur ai asgjë. Ai është gjithashtu më shumë i palëkundur në devijimin (idet e gabuara) e tij, nuk merr një pagë për punën e tij dhe ka ndikim mbi njerëzit më shumë për shkak të ndershmërisë së tij (sinqeritetit të tij në ato ide të humbura, të gabuara, pa e ditur ai)”.

Selman Ibn Fehd El-Aude

“Forma më e mirë e këshillimit ndaj të tjerëve është suksesi në të këshilluarit ndaj vetës”.

“Ne, zakonisht, e duam sinqeritetin dhe të vërtetën vetëm kur janë në interesin tonë”.



Hasan El-Bena

“Me të vërtetë koha do të sjell shumë momente historike, do të krijojë shumë çaste dhe shanse të papërsëritëshme për veprime madhore që do të mund të veprohen, e po ashtu bota do të jetë në pritje të thirrjes tuaj. Do të jetë në pritje të thirrjes së udhëzimit, shpëtimit, dhe të paqës në mënyrë që ta shpëtoni botën nga ajo gjendje në të cilën ajo gjendet sot nga dhimbjet dhe vuajtjet. Roli juaj është në udhëheqjen e popujve dhe të vendeve ashtu siç thotë Allahu xh.sh ” E ato janë ditë që i sjellim tek njerëzit, e shpresoni nga Allahu atë që nuk e shpresojnë”.

Muhamed Gazali

“A thua do të vije edhe një herë ajo ditë kur të bëhen xhamite kalitëse të burrave ashtu siç ishin në të kaluarën”.

“Cila do të ishte vlera e historisë së njerëzimit sikur të mos ishin ata që trasuan rrugën që ne të ecim, vdiqën që ne të jetojmë, u lodhën që ne të pushojmë? Me të vërtetë kjo histori nuk do të kishte vlerë pa prezencën e tyre”.

Muhamed Ibn Uthejmini

“Njeriu duhet që të ketë parasyshë zemrat e njerëzve, nëse ato thyhen duhet të mundohet ti qetësojë ato e nëse ato ngurtësohen duhet ti zbutë ato. Po ashtu duhet patur në konsideratë edhe ndërgjegjen e njerëzve në atë mënyrë që të sillet ndaj atyre ashtu siç ka dëshirë që njerëzit të sillen ndaj tij”.

Mustafa Sadik Er-Rafi’ij

“Prej natyrshmërisë sē jetës është që fitorja ti takojë atij që u bënë ballë goditjeve dhe assesi atij që godet”.

Halid Ebu Shadi

“Rënditi prioritetet tua ditore dhe mendo se cili është më adhurues ndaj Allahut xh.sh?! A është lexuesi i Kuranit? Namazliu gjatë natës? Apo agjëruesit gjatë ditës? Assesi, më adhuruesi ndaj Allahut xh.sh është sipas porosisë së Profetit s.a.v.s “Ruaju nga të ndaluarat do jesh më i devotshmi prej njerëzve”.

Përgatiti: Artan Musliu

Dijetaret-trashegimtar-te-pejgambereve.png
http://www.mesazhi.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top