Thatësira e madhe në Meksikë nxjerr në dritë një tempull

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Peshkatarët me barkat e tyre improvizojnë guida turistike për të vizituar një monument të ri, që ka dalë në dritë si me magji në mes të asgjëje.

134513_quechulachiapas.2-640x389.jpg


Thatësira e madhe e këtij viti, ka ulur nivelin e ujit të lumit Grijalva në qytetin Chiapas të Meksikës, një lum që ushqen digën e Nezahualcَyotl. Objekti në fjalë njihet si Tempulli Quechula dhe daton në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.

Quechula-front.jpg


Bëhet fjalë për një ngjarje që ndodh për të dytën herë gjatë këtyre 13 viteve. Në vitin 2012, niveli i ujit ishte ulur aq shumë saqë i lejonte njerëzit të vizitonin edhe ambientet e brendshme të kishës. “Ndërtesa u braktis për herë të parë në vitet 1773-1776,” tha për Associated Press, arkitekti Carlos Navarrete, i cili ka punuar për autoritetet meksikane për objektet e përmbytura në muajt e parë të 1966, vit ku kishte përfunduar diga.

Quechula-2-640x426.jpg


Kisha është ndërtuar nga një grup murgjish, të udhëhequr nga Friar Bartolome dhe varej nga një manastir afër Tecpatلn, i themeluar në vitin 1564. Arkitekti Navarrete beson se për shkak të ngjashmërive arkitektonike, kisha mund të jetë qenë ndërtuar nga i njëjti person. Kisha është 61 metra e gjatë, 14 metra e gjerë dhe 10 metra e lartë, ndërsa kulla arrin deri në 16 metra.

quechula1-640x316.png


“Kjo kishë është ndërtuar me idenë se do të jetë në qendër shumë të populluar, por kjo nuk ndodhi kurrë”, thotë Navarrete.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top