Ndoshta nuk është vetëm një rastësi që femrat preken nga depresioni në një përqindje të dyfishuar, kjo gjithmonë e krahasuar me meshkujt. Hormoni mashkullor, pra ai i testosteronit, me sa duket ka funksionin e një anti-depresionanti.
Zbulimi është kryer nga Universiteti shtetëror i Floridas dhe më pas rezultati është publikuar në revistën “Biological Psychiatry”.
Hulumtuesit kanë vëzhguar se minjtë e izoluar në laborator paraqisnin simptoma depresioni dhe ankthi. Në momentin që ata injektuan hormone testosteroni çdo gjurmë depresive nisi gradualisht të zhdukej.
Nga diçka e tillë kanë nisur idetë për krijimin e farmaceutikëve të rinj antidepresivë të cilët do të ishin medikament efektiv për të shmangur gjendjen e rënduar psikologjike tek djemtë dhe burrat.
B:NOA